Ekuilibri i Tregut

Ekuilibri i Tregut

Ekuilibri i Tregut

Sjellja e kërkesës dhe e ofertës paraqet veprimin në treg për të caktuar ekuilibrin e çmimeve dhe të sasië, përkatësisht ekuilibrin e tregut.Ekuilibri i tregut paraqet një situatë të tillë ekonomike, në të cilën, nën çmimin  e dhënë si prodhuesit (shitësit) ashtu edhe konsumuesit (blerësit) nuk kanë arsye të ndryshojnë sasinë e ofruar dhe të kërkuar të produktit përkatës.Kjo, me fjalë të tjera, do të thotë se ekuilibri i tregut sigurohet atëherë kur kërkesa e konsumatorëve është e barabartë me prodhimtarinë e ofruar, me çmim  të caktuar të tregut. Prandaj, situatës së ekuilibrit të treguar i përgjigjet edhe çmimi i tregut, përkatësisht çmimi i ekuilibrit. Çmimi i ekuilibrit përfaqëson çmimin, për të cilin sasia e kërkuar edhe ajo e ofruar janë të barabarta. Ky çmim është një kompromis midis interesave të shitësve dhe blerësve, pa qenë domosdoshmërisht ideal për ta.

Për ta kuptuar me mirë ekuilibrin e tregut e paraqesim grafikun

Ekuilibri i tregut paraqet pikën ku prehet kurba e ofertës dhe kërkesës që në grafikun tonë është pika E. Me fjalë të tjera do të thotë se me këtë çmim prodhuesit janë të gatshëm të ofrojnë atë që konsumatorët kërkojnë.

Në praktikën ekonomike lëvizjet e ofertës dhe kërkesës janë mjaft komplekse dhe të ndërlikuara ku ndryshimet mund të jenë të njëkohshme me drejtime të njëjta apo të kundërta, që ndikohen nga faktorët e brendshëm ashtu edhe ato të jashtëm, si për ofertën ashtu edhe për kërkesën.

Duke përfunduar rreth ksaj teme mund të konkludohet se kur ndryshohen elementet në të cilat mbështetet oferta dhe kërkesa ata kushtëzojnë zhvendosjen e kurbës së ofertës dhe kërkesës si dhe ndryshimin e ekuilibrit të çmimeve dhe sasisë së tregut.

 

Related posts:

This Post Has 0 Comments

Leave A Reply