Si te shkruajme nje CV?

Curriculum Vitae (CV), ose sic e quajne disa Rezyme eshte nje pjese e domosdoshme per nje aplikim pune te sukseseshem. Pothuajse ne te gjitha vendet te botes kur nje aplikant aplikon per nje vend te lire pune gjeja e pare qe ai/ajo duhet te beje eshte qe ti dergoje punedhenesit CV-ne e tij. Ne kete menyre CV-ja juaj eshte hapi i pare dhe me i rendesishem i cili do te ndikoje ne menyre drastike ne punesimin tuaj. Nese deshironi qe ai aplikim te jete sa me i sukseshem duhet ti kushtohet nje vemendje shume e madhe ndertimit ose organizimit te CV-se.

Z

Gjate shkrimit te nje CV-je duhet te keni parasysh
Duhet!
Duhet ta shikoni CV-ne tuaj ne kendveshtrimin e punedhenesit tuaj.
Duhet te vendosni ne permbajtjen e saj gjera te cilat lidhen me vendin e punes qe po aplikoni, pra mundohuni ti evitoni gjerat e panevojshme ose qe skane lidhje me vendin ku ju synoni te aplikoni. {sidebar id=2}
Duhet te jeni shume te kujdesshem ne gabimet drejtshkrimore sepse ato do te ndikojne ne menyre negative ne aplikimin tuaj. Sidomos nese aplikoni per vende pune si Gazetar/e avokat, jurist, pedagog etj. Ne keto raste ka mundesi kur ju mund te skualifikoheni si pasoje e gabimeve te bera.
Duhet te ja jepni dikujt tjeter qe ta lexoje CV-ne tuaj perpara se ta dorezoni tek punedhenesi se keshtu do te ulen mundesite e gabimeve te mundshme te cilat nese ekzistojne mund do te korrigjohen nga personi qe e lexon ate.
Duhet qe CV-ja te jete jo me e gjate se se nje ose e shumta dy faqe sepse nese e kaloni kete limit atehere punedhenesi ka mundesi qe te mos e lexoje fare deri ne fund.
Duhet qe CV-ja te jete e shtypur ne kompjuter dhe e printuar ne nje leter te bardhe te nje kualiteti te larte

Nuk duhet!
Nuk duhet te harroni pa permendur eksperiencat e punes qe keni bere, qofshin keta te paguara ose te bera ne menyre vullnetare. Sepse ato tregojne se ju keni aftesite e duhura, jeni te perkushtuar, kembengules dhe te devotshem.
Nuk duhet te besh ansje gabim drejtshkrimor.
Nuk duhet te perfshish rrogen e tanishme ose ate qe prêt te marresh nga puna qe po aplikoni.
Nuk duhet te perfshini aresyet e largimit nga punet qe mund te keni bere deri ne te tashmen.
Nuk duhet te perfshini vleresime akademike (notat) qe nuk jane te pelqyeshme , gjithashtu mos perfshini aplikime qe keni bere ne nje pune tjeter ne te cilin nuk keni qene te suksesshem, sepse do ndikonin negativisht ne aplikimin tuaj.

Forma Standarte e te shkruarit te CV-se

Curriculum Vitae

Te dhenat personale
Ketu futen te dhenat tuaja personale si emri, mbiemri, datelindja, si mund te kontaktohesh.

Edukimi dhe kualifkimet
Aty ku eshte e domosdoshme jepni detaje te plota.
Evitoni vleresimet akademike qe nuk jane ne favorin tuaj
Perfshini ndonje cmim qe keni marre ose ndonje publikim qe keni bere.
Jepni detaje te plota lidhur me studimet tuaja te larta, pershembull diploma te ndryshme dhe studimet tuaja universitare

Historia e Punesimit

Perfshini arritjet qe keni bere ne nje vend pune ku keni qene dhe cfare i keni sjelle kompanise gjate qendrimit tuaj atje. Mundohuni qe te perfshini punet tuaja, dhe aftesite tuaja te cilat kane lidhje me vendin ne te cilin po aplikoni. Mund te perfshini pune te paguara por edhe ato ne te cilat ju keni marre pjese ne menyre vullnetare, sepse ato tregojne devotshmeri, perkushtim si dhe aftesite tuaja per tu perballur me situata te ndryshme qe ai profesion ju ka sjelle.

Shumica e puneve kerkojne:
Aftesi te mira komunikimi
Aftesi te te punuarit ne grup
Aftesi te te punuarit nen presion.
Aftesi menaxhuese

E gjitha kjo varet nga ju se si do i “qendisni” keto aftesi ne aplikimin tuaj ne menyre qe te lini nje pershtypje sa me te mire tek punedhenesi juaj.

Zotesi/Aftesi

Duhet te perfshini :
Gjuhet qe zoteroni
Aftesite ne perdorimin e kompjuterit.
Nese dispononi nje patente te vlefshme makine
Mund te permendni ndonje gje tjeter qe mendoni se eshte ne interes te punedhenesit tuaj.

Kur te permendni gjuhet qe dispononi mos harroni qe te permendni nivelin tuaj (folur dhe shkruar) duke filluar nga mire, mesatar, shume mire. Kur te permendni aftesite tuaja ne perdorimin e kompjuterit mos harroni qe te permendndi paketat qe ju jeni ne gjendje te perdorni. Psh; Microsoft Word, Excel. Access, Photoshop, Micromedia flash, Autocad, Java, C++, PHP, HTMl etj.

Hobet
Eshte e rendesishme qe te permendni disa hobe tuajat per arsye se shume punedhenes kerkojne kandidate qe jane aktive, por mos shkruani vetem se ju pelqen qe te shkoni ne internet e te shikon televizor e filma me aksion. Mundohuni te jepni variacione te ndryshme te cilat tregojne angazhimet tuaja ne jeten e perditshme.

Referencat
Ketu futen detajet e personave te cilet ju njohin mire dhe qe kane nje status te larte (punedhenes te tjere ose akademike) te cilet mund te japin nje reference te mire per ty neqoftese pune dhenesi yt i ri mund ta kerkoje.
Zakonisht jepet nje reference nga punedhenesi ndersa tjetra nga nje akademik

Ngulit mire ne mendje keto!

1. Mos perdor deklarata te kota te cilat nuk je ne gjendje ti mbeshtesesh me fakte konkrete. Psh, e c’kuptim do kishe kjo fjali “Jam i/e afte ne te punuarit ne grup” nese nuk do ishe ne gjendje ti tregoje punedhenesit se ju me te vertete e zoteroni kete aftesi.

2. Jeni Precize. Imagjinoni se punedhenesi juaj do kete neper duar me qindra CV dhe nuk do kete aq kohe sa ti kushtoje seciles vemendje deri ne detaj. Per kete menyre gjate “ndertimit” te saj perdorni ndajfolje, folje e mbiemra, gjithashtu perdorni dhe ndarje ne pika te ndryshme ne menyre qe te beni te sigurte qe cdo fjali te numerohet.

3. Fokusohuni ne aftesite qe keni dhe mundohuni ti sillni ato sa me ne pah. Kjo behet ne duke u nisur nga ajo cfare keni mesuar dhe nga ajo qe keni bere.

4. Qendiseni ate ne menyren tuaj. CV-te nuk jane te gjitha njesoj, ato ndryshojne nga menyra se si cdo person pershtat ato qe zoteron me postin (vendin e punes) qe ai po aplikon. Hiqeni nga mendja se mund te gjeni CV automatike te marra ne internet, se ato do te ishin nje deshtim total i aplikimi tuaj. Gjithmone mundohuni qe ti shtoni dicka te cilen ju mendoni se do ta vecoje ate nga shumica e CV-e te tjera.

5. Thuaj te verteten. Asnjehere mos genjeni ne CV, sepse ne momentin e intervistes (nese aplikimi ka sukses) gjithcka mund te behet e qarte. Duke genjyer ju i jepni vetes disa vlera qe nuk i gezoni, duke i hequr disa vlera qe i keni me te vertete por qe i humbisni. Ne kete menyre ju lini nje pershtypje shume te keqe dhe rrezikoni dhe vendin e punes i cili mund te ju ishte ofruar ne te kunderten.

Mbaruat? Keshtu, ju keni bere nje CV perfekte qe do te thote gjysma e punes u krye. Tani behuni gati te shkruani
/Studime

Related posts:

This Post Has 0 Comments

Leave A Reply