Home Ekonomi Kontabilitet Funksionet e tregut

Rëndësia e tregut shihet qartë nga vetë funksionet që i kryen tregu.
Tregu në mënyrë objektive bën vlerësimin e të mirave dhe shërbimeve, kapitalit, punës etj. Prodhuesit që bëjnë shpenzime të larta nuk mund ti shesin prodhimet e tyre për shkak se blerësit do të blejnë prej prodhuesve me çmime më të lira.
Tregu mundëson prodhuesve të kujdesen për zmadhimin, përmisimin e cilësis së të mirave dhe shërbimeve ashtu që konsumatorët do ti plotësojnë  nevojat e tyre në nivel më të lartë dhe më cilësor.

Me zgjerimin e asortimanit (llojllojshmërisë të prodhimeve)  zmadhohet zgjedhja e lirë e konsumatorëve. Tregu me konkurencën mundësojnë ofert të pasur gjë që do ti mundësoj konsumatorit të plotësoj shijet e veta.

Bizneset që të fitojn në treg vazhdimisht për piqen të zmadhojn efikasitetin e tyre nëpërmjet përdorimit të teknologjisë së re, përsosjes së mënyrave  për të ardhur sa më afër konsumatorëve duke ju dhënë atyre të mira dhe shërbime me cilësi më të mirë.

 

  1. Tregu nxit bizneset që të kujdesen për një punë sa më ekonomike. Edhe ky funksion është i lidhur ngusht me konkurencën e cila ndikon tek biznesi:
    1. Të zvogëloj spenzimee materialit dhe energjisë
    2. Të kudeset për zvogl të mbeturinave
    3. Të kujdeset për zoglimn e ndotjes së ambientit jetsor

Në trg kei edhe disa paraqitje negative siç janë:

  • Monopolizimi
  • Konkurenca jolojale
  • Çmimet e fryera

Monopolizimi – për një biznes themi se ka monopol në treg atëher kur ai është i vetmi ofrues i ndonjë të mire apo shërbimi ose ai biznes e krijon pjesën më të madhe të ofertës në treg si dhe ndikon tek konsumatorët nëpërmjet çmimeve të larta.Konsumatorët këtu janë të detyruar ti pranojnë këto çmime  pasi zgjedhja e tyre është e kufizuar. Kjo paraqitje negative mund të pengohet, mënjanohet nëpërmjet kontrollit të çmimeve monopoliste nga ana e shtetit.

Konkurenca Jolojale – mes bizneseve është jo e ndershme është konkurenc që përhap informata jo të sakta për kualitetin cilësinë  e prodhimeve dhe shërbimeve të konkurentit,  gënjen konsumatorët me qëllim që të mposht konkurencën.

Çmimet e fryera – është një paraqitje negative që ndodh kur disa biznese me zvogëlim të përkohshëm të ofertës ose duke shfrytëzuar disa momente të voltshme të tregut bën zmadhimin artificial të çmimeve. Kur ndodhin nga ana e shtetit nëpërmjet instrumenteve dhe masave të veta për të krijuar marrëdhënie normale në treg.

Autor:
T.Oxha
Menaxherat.com

Similar articles