Home Karriera Si të shkruhet një Letër Motivuese?

Parathënie

Pamarrëparasysh se sa e mirë është rezymeja juaj, duhet të keni edhe një letër motivuese të shkruar mirë, e cila do të shkojë bashkë me rezymenë. Letra juaj e motivimit mund të shpjegojë se pse ju jeni personi i duhur për pozitën për të cilën ju po aplikoni dhe një letër e tillë e mirë ndihmon që rezymeja juaj të shikohet. Ndiqni hapat e mëposhtëm që të bëni një letër motivimi të shkëlqyer dhe t’i jepini vetes mundësi për punën e re.

………………………………………………………………………………………………

Hapi 1: Para se të shkruani letrën tuaj të motivimit

  1. Gjithmonë shkruani një letër motivimi kur të dorëzoni një rezyme, edhe nëse postimi i punës nuk e ka kërkuar një.
  2. Një letër e mirë motivimi mund të inkurajojë punëdhënësin tuaj të ardhshëm që të konsiderojë rezymenë tuaj.
  3. Hulumtoni mbi kompaninë për të cilën e shkruani letrën e motivimit, para se të shkruani letrën. Duke ditur në lidhje me nevojat momentale dhe planet e së ardhmes do t’ju ndihmojë të shkruani një letër që tregon çfarë vlere do të keni.

………………………………………………………………………………………………

 

Hapi 2: Zgjedhni një stil të letrës së motivimit

 

Ka dallime të vogla në llojin e letrës së motivimit që ju do të duhej të dërgonit.

 

Letrat e motivimit në lidhje me postim të punës:

 

  1. Përmendni postimin e punës, ose në një rresht të letrës suaj të motivimit ose në përbërje të letrës.
  2. Përmendi se ku e keni parë postimin e punës.
  3. Ju sigurisht dëshironi t’i përgjigjeni shpejtë postimit të punës, por duke bërë hulumtim në lidhje me kompaninë do d’ju bëjë juve të dalloheni.

 

Letrat e motivimit përmes postës elektronike

 

  1. Shumë letra të motivimit dergohen përmes postës elektronike, që do të thot se ato ndikohen nga ajo se a do ta hapë punëdhënësi rezymenë e bashkëngjitur.
  2. Letrat e motivimit përmes postës elektronike janë zakonisht më të shkurtëra sesa letrat tradicionale, pra përfitoni nga tema për të bërë postën tuaj elekrtonike që të dallohet. Mos përfshini vargun e përgjithshëm “Dorëzimi i Rezymesë”, vetëm nëse ajo specifikisht kërkohet.
  3. Sigurohuni që të përfshini emrin tuaj të plotë dhe informatat e kontaktit në postën elektronike.
  4. Germëzimi dhe gramatika llogariten edhe në postë elektronike!

 

Kërkesa të letrës së motivimit

 

  1. Një letër e kërkesë i dërgohet menaxherit të përgjithshëm të punësimit, jo në përgjigje të postimit të punës.
  2. Një letër e kërkimit duhet prapë se prapë të shpjëgojë llojin e punës që ju e dëshironi.
  3. Edhe nëse nuk jeni duke aplikuar për një punë të caktuar, ju prapë duhet të tregoni që keni hulumtuar në lidhje me kompaninë dhe të shpjegoni se si aftësitë tuaja i përmbushin kërkesat e kompanisë. Tregoni se si ju do të kishit vlerë për ta.
  4. Shkruani që do të shkoni deri në fund të mundësive të mundshme, dhe pastaj bëni ashtu!

………………………………………………………………………………………………

 

Hapi 3: Filloni letrën tuaj të motivimit

  1. Sigurohuni që emri juaj, adresa, numri i telefonit dhe posta elektronike janë në krye të letrës.
  2. Rregullat për postë elektronike janë më të thjeshta, por ju prapë dëshironi që këto informata të jenë në mesazhin tuaj.
  3. Kurrë mos dërgoni letër motivimi departamentin gjeneral të HR (burimeve njerëzore) ose të adresuar si I dashur Zotëri/Zonjë. Në vend të kësaj, zbuloni se kush është përgjegjës për punësimin e pozitës që kërkoni dhe adresojeni letrën tek ai person.
  4. Sigurohuni që të germëzoni emrin korrekt dhe përdorni titullin e duhur.
  5. Telefononi kompaninë që të merrni këto informata, nëse është e nevojshme, përvec nëse kompania specifikon të mos telefonohet.
  6. Përdorni përshëndetje profesionale:

E dashur Sara: – Shumë joformale

E dashur znj. Gashi: – Hapje e mirë

7. Përdorni emrin e plotë të adresuarit nëse nuk jeni i sigurtë se cilin titull të përdorni.

………………………………………………………………………………………………

 

Hapi 4: Shkruani letrën tuaj të motivimit

  1. Nëse aplikoni për një punë specifike, sigurohuni që të referoni pozitën në letrën tuaj.
  • Përmendni se ku keni dëgjuar për pozitën.
  • Nëse ka ndonjë ID numër të punës, shkruajeni atë.
  • Ju nuk dëshironi të jeni të flakur tutje nga një rekrutues i shqetësuar.
  1. Tregoni që keni hulumtuar për pozitën dhe për kompaninë.
  2. Flisni se si aftësitë tuaja përshtaten me kërkesat e pozitës, në mënyrë që të depërtojë tek lexuesi dhe të theksojë interesin tuaj.
  3. Mundohuni që të përfshini informata të reja kur përshkruani se si i plotësoni kushtet e pozitës, në vend që të përsërisni se çfarë është e shkruar në rezymenë tuaj.
    • Kjo mund të nënkuptojë një zbulim më të thellë të diçkaje në rezymenë tuaj, apo një temë të lidhur e që nuk është përshtatur në rezyme.
  4. Mos përdorni shumë “unë” apo “mua”, ose të flisni për nevojat dhe dëshirat tuaja; shpjegoni se si do të jeni të vlefshëm për kompaninë dhe se si ju mund t’i ndihmoni atyre.
  5. Jini pozitivë në letrën tuaj. Askush nuk ka dëshirë të punësojë një punëtor të pakëndshëm.
  6. Mbani mënd, letra e motivimit duhet të jetë e shkurtër; duke qenë fjalëshume dhe duke shkruar më shumë se tre paragrafë nuk mund t’i ndihmojë shansat tuaja.

………………………………………………………………………………………………

 

Hapi 5: Përfundoni letrën tuaj të motivimit

  1. Jepni numrin e telefonit dhe postën elektronike më të mirë ku mund të ju kontaktojnë dhe kërkoni lexuesin që të kontaktoni.
  2. Mund të shkruani që do të kaloni nëpër letrën tuaj dhe ta shpjegoni atë. Por jini të siguruar që nëse e shkruani ta bëni atë!
    • Ju nuk duhet të harxhoni shumë kohë në kalimin tuaj nëpër letër; konfrimimi i rezymesë dhe letrës suaj të motivimit është e mjaftueshme.
    • Nëse puna kërkon që të mos telefononi, rrespektojeni këtë.

………………………………………………………………………………………………

 

Hapi 6: Korrigjoni para se ta dërgoni letrën tuaj të motivimit

  1. Sigurohuni që letra juaj e motivimit nuk ka gabime drejtshkrimore dhe gramatikore. Një letër motivimi është një shans që tregon se ju dini të shkruani qartë dhe me aftësi.
  2. Kërkojini shoqërisë dhe familjes të lexojë dhe korrigjojë letrën për ju.
  3. Letra juaj e motivimit është po aq e rëndësishme sa rezymeja juaj, pra ndani kohë dhe bëjeni atë të përkryer.

 

………………………………………………………………………………………………

Cka të mos bëni në letrën e motivimit

 

  1. Mos u shprehni se pse ju nevojitet një punë. Shpjegoni se si duke ju punësuar juve i ndihmon kompanisë, e jo se si ajo mund të ju ndihmojë juve!
  2. Në fillim të letrës së motivimit nuk ka nevojë të përfshihet nevoja juaj e rrogës.
  3. Letra juaj e motivimit nuk duhet të jetë më e gjatë se një faqe.

………………………………………………………………………………………………

 

Menaxherat.com