Home Legjislacione Ligji i Tatimit pjesa 2

Ligji i tatimit

Neni  15

Pagimi i tatimit

Ligji i tatimit

Ligji i tatimit

 

1.  Për vitin fiskal tatimi i caktuar me këtë ligj duhet të paguhet brenda gjashtëdhjetë (60) ditësh pas dërgimit të faturës së tatimit.

 

  1. Për çdo vit fiskal, tatimi komunal mbi pronën e paluajtshme do të paguhet në dy (2) këste të barabarta më ose para 30 Qershor dhe 31 dhjetor të vitit tatimor.

 

 

Neni  16

Shtyrja e tatimit

 

  1. Komuna mund të lejojë një tatimpagues të shtyj pagesën e tatimit, në rrethana të posaçme që ndryshe do të rëndojnë pozitën e tatimpaguesit, kjo shtyrje e pagesës aplikohet vetëm për një faturë specifike të tatimit për pronën e cila është faturë për pronën primare të tatimpaguesit. Tatimpaguesit të cilët kërkojnë ndihmë sipas këtij neni do të paraqesin dëshmi të vërteta të cilat e mbështesin ankesën e tyre për ngarkesë të tepërta. Shtyrja e tatimit në pronë mund të lejohet për aq kohë sa tatimpaguesi i plotëson kualifikimet për ngarkesë të përcaktuara me aktin nënligjor.

 

  1. Gjatë periudhës sa është shtyrë pagesa e tatimit në pronë nuk do të lejohet asnjë grumbullim i detyrueshëm i tatimit në pronë , duke përfshirë edhe atë në pajtim me nenet

 

18   dhe 19 dhe as shqiptimi i dënimeve në pajtim me nenin 20 të këtij ligji. Kamata e tatimit të shtyrë do të ngarkohet në pajtim me nenin 21 të këtij ligji.

 

  1. Tatimet e shtyra dhe ngarkesat e kamatave lidhur me ato përbëjnë pengun si garanci pagese ndaj pronës në dobi të komunës. Komuna e regjistron pengun si garanci pagese në regjistrin e pronës së paluajtshme në zyrën kadastrale komunale në Agjencinë kadastrale të Kosovës. Pengu i tillë si garanci pagese ka përparësi mbi të gjitha pengjet e mëpastajme të paraqitura lidhur me pronën.

 

  1. Pas vdekjes së tatimpaguesit i cili ka tatimin e shtyrë dhe ngarkesat e kamatave lidhur me të do të paguhen nga prona e të ndjerit apo nga personi të cilit i është bartur prona përveç nëse personi të cilit i është bartur prona i plotëson kushtet për shtyrje sipas dispozitave të aktit nënligjor. Kur prona posedohet bashkërisht nga dy (2) apo më shumë palë dhe një apo më shumë nga ata persona i plotësojnë kushtet e dispozitës për ngarkesë të tatimit sipas aktit nënligjor, atëherë shuma e tatimit të shtyrë të pronës do të jetë në

proporcion me hisen e personit në atë pronë. Çdo person i cili është bashkëpronar i një prone dhe i cili nuk i plotëson kushtet për shtyrjen e pagesës së tatimit sipas nenit 16 paragrafi 1. të këtij ligji, detyrohet të paguaj tatimin në pronë në proporcion me hisen e personit në atë pronë.

 

5. Procedurat për shtyrjen e pagesës së tatimit, duke përfshirë edhe llojin e dëshmive që duhet paraqitur për këtë qëllim, rregullohen në akt nënligjor që nxjerr Ministria e Ekonomisë dhe Financave.
Neni  17

E drejta e pengmarrjes për tatim

 

  1. Çdo mospagim i tatimit sipas këtij ligji përbën të drejtën e pengmarrjes mbi atë pronë në dobi të komunës.

 

  1. Nëse komuna e regjistron të drejtën e pengut në regjistrin e të drejtave mbi pronën e paluajtshme, një e drejtë e tillë e pengut do të ketë përparësi mbi të gjitha të drejtat e tjera të pengmarrjes të dorëzuara më vonë. Pas pagesës së plotë të borxhit të tatimit e drejta e pengut do të përfundojë.

 

  1. Personi, pasuria e të cilit i nënshtrohet të drejtës së pengut mund të ankohet në komunë për t’u liruar nga e drejta e pengut, në rast se pohohet se është bërë gabim me rastin e parashtrimit të kërkesës për të drejtën e pengut.

 

 

Neni  18

Vjelja e detyruar e tatimit

 

  1. Drejtoria kompetente komunale duhet të emërojnë tatimvjelësit për të zbatuar vjeljen e tatimit mbi pronën.

 

  1. Nëse tatimpaguesi nuk e kryen pagesën e duhur, tatimvjelësit komunalë të tatimit mund të lëshojnë vërejtjen e fundit me shkrim me anë të së cilës shprehet qëllimi për të konfiskuar apo për të bërë konstituimin e të drejtës së hipotekës në pronën personale e cila i takon personit të tillë. Vërejtja e tillë duhet:

 

2.1.      t’i dërgohet tatimpaguesit (dhe do të konsiderohet e vlefshme madje edhe në rastet kur tatimpaguesi refuzon për të pranuar dokumentin);

 

2.2.    të shpallet në vendbanimin apo lokalet e punës së tatimpaguesit ose

 

2.3.    të dërgohet me postë në adresën e fundit të ditur të tatimpaguesit;

 

3.  Nëse tatimpaguesi nuk e paguan shumën e plotë të tatimit të papaguar, me dënimet dhe kamatat brenda dhjetë (10) ditësh pas dorëzimit të vërejtjes përfundimtare për tatimpaguesin, do të jenë të ligjshme për tatimvjelësit komunalë që:

 

3.1.       t’ia lëshojnë njoftimin mbi konfiskimin apo konstituimin e të drejtës së hipotekës në pronën e personit i cili ka detyrim t’i paguajë tatimpaguesit pagë, qira ose borxh tjetër;

 

3.2.        t’ia lëshojë një njoftim për konfiskim apo konstituimin e të drejtës së hipotekës në pronën e bankës ose palës tjetër të tretë lidhur me pasurinë e tatimpaguesit që është në posedimin e tij;

 

3.3.    t’i përfundojë shërbimet komunale lidhur pronën e tatimpaguesit; dhe

 

3.4.    konfiskimin dhe shitjen e pjesës së pronës personale të tatimpaguesit në proporcion me vlerën e tatimit të përcaktuar, në qoftë se bëhet fjalë për pronën e ndashme ose pronën që përbëhet nga disa pjesë të pavarura. Në qoftë se prona nuk është e ndashme, atëherë për të njëjtën mundet vetëm të konstituohet e drejta në peng.

 

  1. Nga konfiskimi lirohen ndihmat për fëmijë dhe ndihmat sociale, veshmbathja themelore, ushqimi themelor, orenditë themelore, gjërat themelore personale, mjetet e punës së tatimpaguesit.

 

  1. Rregullat dhe procedurat për vjeljen e dhunshme sipas Ligjit për administratën tatimore dhe procedurat vlejnë edhe për vjeljen e dhunshme të tatimit mbi pronën.

 

 

Neni  19

Humbja e të drejtës mbi pronën

 

1.  Nëse pas dy vitesh nga njoftimi përfundimtar i pagesës së tatimit borxhi i tatimpaguesit nuk është paguar ende, komuna mund t’ua dërgojë një njoftim për konfiskimin apo konstituimin e të drejtës së hipotekës së pronës së paluajtshme të gjithë personave që kanë interes për pronën. Lista e pronave që i nënshtrohet konfiskimit duhet të shpallet në gazetat kryesore në gjuhën shqipe me tirazh të madh në Kosovë dhe në një gazetë kryesore në gjuhën serbe gjithashtu me tirazh të madh.

 

  1. Nëse pagesa nuk është bërë brenda tridhjetë (30) ditësh nga data kur njoftimi mbi konfiskimin e pronës i është dërguar tatimpaguesit si dhe pas publikimit të listës së pronave që i nënshtrohen konfiskimit, komuna mund ta shesë pronën ose një pjesë të pronës në një ankand publik në pajtim me rregullat dhe me procedurat që do të përcaktohen me një akt nënligjor të lëshuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave.

 

  1. Tatimpaguesi i cili nuk e ka paguar tatimin dhe nuk është pronar i pronës, që i nënshtrohet procedurës së konfiskimi apo konstituimin e të drejtës së hipotekës së pronës së paluajtshme, mund të mos e fitojë të drejtën e pronësisë mbi këtë pronë përmes ankandit publik. E njëjta vlen për bashkëshortin e tatimpaguesit dhe vartësit e tij që kanë lidhje farefisnie të shkallës së parë.

 

  1. Pas përfundimit të shitjes në pajtim me paragrafin 2. të këtij neni dhe pasi ofertuesi më i lartë të ketë paguar shumën e plotë të ofertës janë:

 

4.1.   pagesa duhet të depozitohet në një llogari nga e cila do të bëhet pagesa e borxhit tatimor, ndërsa në qoftë se teprojnë mjete, ato do t’i kthehen tatimpaguesit me kërkesën e tij ose do të ruhen më së gjati gjashtë (6) muaj, pas afatit që do të paguhet në buxhet;

 

4.2.      gjykata e lëshon urdhrin me të cilin i jepet e drejta e pronësisë ofertuesit më të lartë pas gjashtë (6) muajve të lëshimit të urdhrit. Vendimi i tillë hyn në fuqi menjëherë, pos nëse e drejta e riblerjes sipas nën-paragrafit 4.3. të këtij paragrafi është ushtruar me sukses, me ç’rast pagesa e bërë për atë shitje nga ofertuesi më i lartë do të kompensohet pa vonesë ;dhe

 

4.3.    tatimpaguesi i cili nuk e ka paguar tatimin e ka të drejtën absolute të shlyerjes së detyrimit mbi pronën e paluajtshme përkatëse për një periudhë gjashtëmujore (6) pas pagesës së të gjitha borxheve të papaguara të tatimit. E drejta e shlyerjes do të kufizohet vetëm për pronarin ose tatimpaguesin i cili nuk e ka kryer pagesën. Ushtrimi i të drejtës së shlyerjes së pagesës të tatimpaguesit nuk i jep atij kurrfarë të drejtash sa i përket pronës plotësuese që ka ekzistuar para konfiskimit.

 

  1. Prona e shitur në ankand publik sipas këtij ligji do të jetë e lirë dhe e pastruar nga detyrimet tatimore pronësore të përparshme, madje edhe nëse komuna nuk e merr shumën e plotë të tatimit të papaguar për shkak të ankandit publik .

 

6. Prona e nevojshme për banim, siç është përcaktuar në nën-paragrafin 2.1. paragrafi 2. i nenit 7 të këtij ligji nuk mund të shitet në ankand publik apo në ndonjë formë tjetër të konfiskuar pa dashje.

 

 

Neni  20

Dënimet

 

  1. Secilit tatimpagues i cili nuk bën kërkesë për regjistrim të pronës së paluajtshme ose i cili nuk i siguron komunës informacionin për tatimin mbi pronën në pajtim me paragrafin

 

  1. të nenit 10 të këtij ligji, do t’i dërgohet një vërejtje përfundimtare, e nëse ai nuk i përmbahet brenda gjashtëdhjetë (60) ditësh pas dërgimit të njoftimit, atij do t’i merret e drejta për t’u ankuar në faturën e tatimit.

 

  1. Çdo  person,  i  cili  refuzon  të  drejtën  për  inspektim  në  pajtim  me  paragrafin  2.  të  nenit

 

10  të këtij ligji, duhet të lejojë inspektimin brenda gjashtëdhjetë (60) ditësh nga refuzimi i parë ose e humb të drejtën për të ushtruar ankesë kundër tatimit.

 

  1. Secili tatimpagues i cili nuk e paguan tatimin mbi pronën në datën ose para datës së përcaktuar për pagesë do t’i shtrohet dënimit në një shumë të hollash që është e barabartë me 10% të obligimit tatimor.

 

Neni 21

Kamata

 

  1. Kamata vihet në tatimin e papaguar dhe në tarifa vjetore të krijuara dhe të publikuara nga Administrata Tatimore e Kosovës. Tarifa e kamatës së tillë nuk duhet ta tejkalojë tarifën, e cila është e përcaktuar me Ligjin për administratën tatimore dhe procedurat dhe aktet nënligjore.

 

  1. Kamata do të llogaritet në baza mujore nga data kur duhet të paguhet tatimi deri në datën kur paguhet tatimi.

 

 

Neni  22

Ankesat administrative lidhur me faturat e tatimit mbi pronën e paluajtshme

 

  1. Tatimpaguesi i cili ankohet se vlera e vlerësuar e pronës nuk ka qenë vlerë e tregut, se ekzistojnë gabime në bazën e të dhënave tatimore mbi pronën sipas të cilave fatura e tatimit është bazuar ose se fatura e tatimit është e padrejtë, mund të kërkojë shqyrtimin e faturës së tatimit nga Bordi komunal për ankesat lidhur me tatimin mbi pronën e paluajtshme.

 

  1. Kërkesa e tatimpaguesit për shqyrtim duhet të bëhet me shkrim brenda tridhjetë (30) ditësh nga pranimi i faturës së tatimit dhe ajo duhet të përcillet me dëshmi mbështetëse e dokumentacion që dëshiron ta paraqesë tatimpaguesi.

 

  1. Kërkesa e tatimpaguesit për shqyrtim nuk e pezullon obligimin për të paguar tatimin.

 

  1. Pavarësisht nga paragrafi 3. të këtij neni komuna nuk do t’i përdorë procedurat e mbledhjes së dhunshme për vjeljen e tatimit, përderisa nuk është marrë një vendim për kërkesën e tatimpaguesit.

 

  1. Brenda gjashtëdhjetë (60) ditësh nga koha e pranimit të kërkesës, Bordi komunal do ta njoftojë tatimpaguesin për vendimin e tij.

 

  1. Nëse vendimi është zgjedhur në favor të tatimpaguesit, komuna do t’i lëshojë tatimpaguesit kompensimin e tatimit si dhe kamatën e grumbulluar brenda tridhjetë (30) ditësh nga data e marrjes së vendimit nga Bordi komunal.

 

  1. Tatimpaguesi i cili nuk pajtohet me vendimin e nxjerrë nga Bordi komunal mund t’i paraqesë ankesë Organit kompetent për shqyrtimin e ankesave në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave brenda tridhjetë (30) ditëve nga marrja e njoftimit mbi vendimin e Bordit komunal.

 

  1. Tatimpaguesi i cili nuk pajtohet me vendimin e lëshuar nga Organit kompetent për shqyrtimin e ankesave në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave mund të ankohet në Gjykatën Supreme të Kosovës brenda tridhjetë (30) ditëve nga marrja e vendimit.

 

Neni 23

Autorizimi për lëshimin e faturave të tatimit për pronën e paluajtshme

 

  1. Komuna duhet të posedojë autorizimin valid për lëshimin e faturave të tatimit nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave me qëllim të lëshimit të faturave dhe vjeljes së tatimit mbi pronën në përputhje me këtë ligj.

 

  1. Për të marrë autorizimin e tillë komuna duhet të dëshmojë para Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave se ajo i ka bërë këto veprime :

 

2.1.    i ka identifikuar dhe regjistruar karakteristikat fizike të pronës së tatueshme me pronën e cila lirohet nga tatimi;

 

2.2.      e  ka themeluar një bazë të të dhënave tatimore mbi pronën;

 

2.3.     i ka zbatuar kriteret e vlerësimit në përputhje me kriteret e përcaktuara me nenin 13 të këtij ligji;

 

2.4.    ka caktuar tarifat tatimore mbi pronën në pajtim me këtë ligj; dhe

 

2.5.     ka vendosur aftësinë administrative për të kryer menaxhimin e informimit mbi pronën, vlerësimin e pronës, faturimin, vjeljen, vjeljen e dhunshme dhe ankesat administrative.

 

  1. Të gjitha komunat, të cilat nuk janë certifikuar, duhet të paraqesin kërkesën për autorizim të Ministria e Ekonomisë dhe Financave .

 

  1. Ministria e Ekonomisë dhe Financave do t’u bëjë inspektime vjetore komunave të cilat kanë marrë autorizime. Inspeksioni i tillë duhet të garantojë se janë duke u zbatuar standardet e parapara të vlerësimit, se baza e të dhënave tatimore mbi pronën mirëmbahet në mënyrën e duhur, se procedurat e vjeljes së dhunshme zbatohen në mënyrë adekuate dhe se komuna vepron në përputhje me këtë ligj.

 

  1. Nëse inspektimi i kryer në pajtim me paragrafin 4. të këtij neni zbulon se komuna nuk i është përmbajtur materialisht këtij ligj Ministria e Ekonomisë dhe Financave duhet t’i lëshojë vërejtje asaj komune ku konstatohet natyra e mospërputhjes si dhe veprimi i kërkuar për respektimin e këtij ligji

 

  1. Ministria e Ekonomisë dhe Financave mund t’ia anulojë autorizimin e lëshuar secilës komunë e cila nuk ndërmerr veprimet e duhura lidhur me respektimin e këtij ligji brenda nëntëdhjetë (90) ditësh nga pranimi i vërejtjes së tillë.

 

 

Neni 24

Zbatimi

 

Ministri i Ministrisë për Ekonomi dhe Financa nxjerr akte nënligjore për zbatimin e këtij ligji.

Neni  25

Ligji në fuqi

 

Ky ligj shfuqizon Rregulloren e UNMIK-ut 2003/29 për tatimin në Pronën e Paluajtshme në Kosovë, Ndryshimin Rregullores se UNMIK-ut 2004/24 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme në Kosovë dhe për Ndryshimin Rregullores se UNMIK-ut 2006/59 për tatimin në Pronën e Paluajtshme në Kosovë

 

 

Neni  26

Hyrja në fuqi

 

Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

 

Ligji  Nr. 03/ L-204
7 tetor 2010

Anëtari i Kryesisë së  Kuvendit
Xhavit  HALITI

Burimi / Tatim Prone- RKS

Similar articles
menyra e ankimit