KARRIERA E DUHUR
Konfuci ka thënë: “Gjeni punën që ju dëshironi, dhe ju nuk do të punoni asnjë ditë në jetën tuaj.”
Cila është puna që ju ëndërroni?
Disa nga ne kujtojnë kohën kur në fëmijërinë tonë u përgjigjeshim pyetjeve të tilla si: cfarë do të bëhesh kur të rritesh?
Disa nga ne janë akoma në përpjekje për ti dhënë përgjigje kësaj pyetje, edhe pse mjaftueshëm të rritur. Disa të tjerë, kanë provuar një karrierë ose dy, dhe pastaj marrin një drejtim karriere ndryshe. Koha disavjecare e punës për të njëjtën kompani ka ikur dhe në shumë njerëz kjo eksperiencë e gjatë në të njëjtën kompani nuk konsiderohet si vlerë por si nevojë për të ndryshuar karrierë, dhe për të parë mundësinë e opsioneve të reja.
Si të gjejmë punën e ëndërrave?
Ëndërrat vijnë në të gjitha format dhe përmasat. Ato janë shpeshherë të arritshme, ndryshe nga se e mendojmë. Hapi i parë për realizimin e ëndërrave tuaja fillon nga zbulimi i asaj që ju dëshironi të bëni me jetën tuaj. Kërkimet në tregun e punës, koherenca me industritë më të rëndësishme në treg, dhe fushat e karrierës do t’ju ndihmojnë të evidentovi opsionet e mundshme disponibël që shkojnë paralel me aftësitë dhe interesat tuaja.
Konsideroni një eksperiencë pune afatshkurtër, ose një praktikë për të eksperiementuar me një pozicion ndryshe nga ai aktual
Nëse ju keni nevojë për aftësi të reja për të përmbushur qëllimet tuaja, konsiderojeni kthimin “në shkollë” për të marrë trajnimin e duhur.
Më pas, ndiqni ëndërrat tuaja sa më mirë të mundeni…
burimi/dua pune