Sa vlen vendi i punës
Sfida
Puna ideale lëviz në linjën prej tepër vështirë deri në atë tepër lehtë dhe e kundërta. Hulumtimet tregojnë se truri “lulëzon” kur vendoset në atë kufi tepër të hollë, respektivisht stagnon kur ballafaqohet me punët që mund t’i kryejmë lehtësisht.
Ndikimi
Faktor jashtëzakonisht i rëndësishëm është edhe kompania në të cilën punoni, respektivisht a bën edhe ajo diçka që ta bëjë këtë botë më të mirë. Kjo është mundësia për të marrë pjesë në diçka që edhe për veten do të mendoni se është e shkëlqyeshme.
Miqësia
Shumë miqësi kanë filluar në vendin e punës. Me kolegët kaloni shumicën e kohës. Por, nganjëherë kjo mund të jetë problem në rast se dëshironi ta lini vendin e punës.
Mirënjohje
Mirënjohjet për punën e kryer mirë janë diçka që të gjithë të punësuarve u përshtatet. Kjo është një strategji e shkëlqyer afatgjatë për kompaninë, por nuk duhet të teprohet. Ideale do të ishte nëse përgjegjësit (shefat), madje edhe disa nga bashkëpunëtorët, ju lavdërojnë. Kjo do t’ju bëjë edhe më të lumtur, sa madje do tëju nxis të hyni edhe me më shumë entuziazëm në botën e biznesit, madje edhe do të punonit me orar më të gjatë se ai i zakonshmi.
Baraspeshë punë – jetë
Nëse punoni me orar më të shkurt (më pak), kjo do të ishte e shkëlqyeshme, por puna me orar shtesë është negative dhe assesi në mënyrë tjetër nuk do të mund ta sqaroj këtë. Pozitat e punës me stres të lartë që përskaj punës në zyre përfshijnë edhe punë në shtëpi dhe rënie të ziles së telefonit pandërprerë ndikojnë negativisht tek ju dhe puna juaj. Çdokush ka periudha stresi, por kur është kohë pas kohe, nuk është ndonjë gjë e madhe. Mirëpo, këta faktorë mund shumë lehtë ta ndryshojnë atë që ju merr shumë energji dhe kohë. Çmenduria konstante është diçka që shumë lehtë mund të ju shkatërrojë ju dhe ta shkatërrojë jetën tuaj private dhe nëse kjo pikërisht tani po ju ndodh, atëherë është momenti i duhur të bëni përllogaritje se sa janë përfitimet, e sa është koha e humbur me më të dashurit.
burimi/ www.materiale-ekonomike.com