Turqi, eksporti i majit u rrit me 21 për qind
Stamboll, 2 qershor – Në muajin maj Turqia realizoi një eksport me vlerë 11 miliardë dollarë, duke shënuar një rritje prej 21,73% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Shifrat e eksportit për muajin maj u publikuan në qytetin bregdetar të Mersinit.
Sipas të dhënave të Asamblesë së Eksportuesve të Turqisë, në muajin maj Turqia realizoi 11 miliardë e 82 milionë dollarë eksport duke shënuar një rritje 21,73% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Kurse në 5 muajt e parë të vitit Turqia realizoi 54 miliardë e 419 milionë dollarë eksport, gjë që tregon se kemi një rritje në masën 20,38% në krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Kurse eksporti vjetor u realizua në shifrën 123 miliardë e 194 milionë dollarë.
Sektori që bëri më shumë eksport në muajin maj ishte ai automobilistik, me mbi 1 miliardë e 67 milionë dollarë.
Sektorin automobilistik e ndoqën sektorët e lëndëve kimike dhe produkteve si dhe sektori i hekur-çelikut.