Home Ekonomi Banka Banka dhe Afarizem Bankar –

Pytje dhe Pergjigje nga lenda ” Banka dhe Afarizem Bankar “

Testi I

1. Cilat janë karakteristikat kryesore të bankave të vendeve të zhvilluara ?

  1. dominon pronësia private
  2. dominojnë bankat universale
  1. shumica e bankave mirren me financimin e tregtisë së jashtme dhe qarkullimin e pagesave me botën e jashtme
  1. Qëllim kryesor I ktyre bankave është fitimi


2. Si është I organizuar sistemi bankar I shba-ve ?

Ky system ka këto lloje bankash :

  1. bankat federale reserve bëjnë emëtimin e bankënotave dhe kartëmonedhave, ku për 1 dollar që lëshohet në qarkullim duhet të ketë mbulesë : 25 cent ari dhe 75 centë fletëobligacione shtetërore ose të ndërmarrjeve dhe mbulesa deponohet në arka shtetërore
  2. bankat komerciale

janë rreth 13.000 dhe bëjnë mobililizimin e depozitave ,  dhënien e kredive afatshkurtër , qarkullimin e pagesave. Këto banka ndahen në : a. bankat kombëtare (të obliguara të jenë antare të sistemit federal reserve) dhe b. bankat shtetërore (të pa obliguara të jenë antare të SFR)

  1. bankat e bashkuara të kursimit

punët e tyre kryhen permes depozitave të afatizuara

  1. bankat efektuese

janë banka afariste që mirren me financim(kreditim) të industries.

  1. bankat truste

bëjnë ruajtjen dhe qeverisjen e pasurisë së huaj . Janë krijuar nga kompanitë e besimit (trust kompanitë) ,kanë depozita të mëdha dhe merren me të gjitha punët bankare.

  1. banka për eksport dhe import

është një bankë shtetërore dhe është themelu pas krizës botërore me qëllim intervenimin e shtetit në afarizmin bankar dhe ringjalljen e ekonomisë amerikane.

Pas luftës II-të botërore kjo bankë transformohet në bankë federale dhe bën kreditimin e eksportit dhe importit.

 

3. Cilat janë burimet kryesore të mjeteve të bankës ?

burimet kryesore të mjeteve të bankave klasifikohen në dy grupe :

  1. burimet depozitare të mjeteve

a. depozitat në të pare

b. depozitat e afatizuar

c. depozitat speciale

  1. burimet jo depozitare të mjeteve

a. kreditë bankare

b. burimet e tjera( të tregut)

c. kapitali I bankës

4. Kur mund të arrijë banka likuiditetin ideal ?

arrihet kur afatet janë sinkronizuar ,pra : kur mjetet afatshkurtër përdoren për dhënien e kredive afatshkurtra dhe mjetet afatgjate përdorën për dhënien e kredive afatgjate.

5. Si ndikon banka qëndrore me politikën monetare në lartësinë e rezervave të likuiditetit ?

Ndikon permes mekanizmit të kredisë që banka qëndrore u jep bankave të nivelit të II-të për plotësimin e kërkesave afatshkurtra për kredi. Për ta përcaktu shkallën e likuiditetit të qdo banke , bëhët grupimin e aktivit të tyre në :

  1. likuiditet primar
  2. likuiditet sekondar
  3. likuiditet terciar

6. Cilët faktorë shkaktojnë josolventitetin ?

Janë këta faktorë :

  1. jolikuiditeti
  2. jo harmonizimi I I structures së afatit të plasmaneve dhe mjeteve
  3. afarizmi në humbje
  4. përdorimi jo solid I mjeteve
  5. joharmonizimi I prodhimit me kërkesat e tregut

7. Cilat elemente përfshin kërkesa kreditore dhe si e bën vlersimin e saj banka ?

Kërkesa kreditore përfshinë këto elemente :

  1. qëllimin e shfrytëzimit të kredisë
  2. mënyrën e shfrytëzimit të kredisë
  3. shumën e kredisë
  4. kushtet e shfrytëzimit
  5. garancën që ofron
  6. shpjegime plotësuese
  7. dokumentacioni I nevojshëm

kurse vlersimi dhe përpunimi I kërkesës kreditore nga banka bazohet në kët dokumentacion :

  1. plan e prodhim/qarkullimit për vitin vijues sipas sasisë dhe vlerës
  2. llogarinë përfundimtare për vitin paraprak
  3. llogarinë periodike për vitin vijues
  4. llogaritë mbi shumën minimale të mjeteve xhiruese
  5. pasqyrën e kërkesave nga blerësit sipas afatit 20, 90 dhe mbi 90 ditë.

8. Cilat janë llojet e kredive sipas destinimit ?

  1. për qarkullim të mallrave (gjatë shit-blerjes së mallrave)
  2. për stoqe (stoqe sezonale të produkteve , stoqe për eksport, stoqe të jashtëzakonshme të produkteve të gatshme ose edhe gjysëmprodukteve)
  3. për punë të caktuara (prodhim bujqësor , ndërtim banesash , botim tekstesh )
  4. për punë specifike (shfrytëzim më të mire të kapaciteteve ekzistuese)

9. Qka janë avanset ?

Janë mënyrë e financimit që paraqiten kur kemi të bëjmë me kryerjen e investimeve në regji personale. Avanset lejohen zakonisht deri në 20% të vlerës së investimeve në llogarinë rrjedhëse të investitorit, kurse kjo pastaj arsyetohet me situatat sukcesive. Më së shpeshti avansi paguhet pas përfundimit të punëve .

10. Cilat janë karakteristikat e kredive ndërshtetrore ?

Janë kredi që një shtet I jep shtetit tjetër në bazë të kontratës ndërkombëtare dhe praktikohen zakonisht kur bëhët eksporti në vendet e pazhvilluara. Këto kredi jepen në dollarë dhe janë afatgjate (zakonisht 10 vjeqare) dhe paraprakisht caktohen kamata dhe këstet.

11. Cilat kushte duhet plotësuar një bankë që të kryej qarkullimin e pagesave dhe punët kreditore në botën e jashtme ?

Kushtet janë që banka duhet të jetë e autorizuar dhe është e obliguar të përcjellë dhe të merr pjesë në punët e arkëtimit të kërkesave të komitentëve të vet. Ato duhet të ndërmarrin sanksione afariste ndaj organizatave që nuk I arkëtojnë me rregull kërkesat e veta dhe kontratojnë eksportin me arkëtim të menjëhershëm nëse ai arkëtim realizohet me mjete të pasigurta. Bankat e autorizuara duhet të hartojnë planet vjetore , gjashtëmujore , tremujore të hyrje-daljeve të devizave në harmoni me planet dhe programet  e eksport-importit t organizatave ekonomike . Po ashtu ato duhet të përcjellin realizimin e planeve të eksport-importit të tyre.

12. Qka përfshijnë punët në tregun devisor ?

Përfshijnë  punët e shit-blerjes së devizave .Bankat e autorizuara duhet t’I dorëzojnë bankës qëndrore këto shënime :

  1. planet vjetore,gjashtëmujore,tremujore dhe njëmujore të hyrje-daljes së devizave
  2. pozicionet ditore devizore të tyre
  3. pasqyrën e obligimeve të skaduara ndaj botës së jashtme
  4. pasqyrën e pagesave më të mëdha ndaj botës së jashtme

13. Cilët janë faktorët internë që ndikojnë në politikën e formimit të mjeteve ?

  1. krijimi I institucioneve të tilla financiare që do tu përshtaten të gjitha kategorive të pronarëve të depozitave
  2. sigurimi I shërbimeve adekuate komitentëve të bankës
  3. kuadri professional(dituri , aftësi , organizim I kontakteve me komitentët)

14. Spjegoni aspektin mikro dhe makro ekonomik të harmonizimit të kërkesës dhe ofertës së mjeteve financiare ?

Apekti mikro-ekonomik :

  1. pozita e një organizate është më e mire dhe aftësia e saj konkuruese është më e mdhe nëse ajo ka potencial të madh dhe nëse ky potencial I rritet vazhdimisht
  2. pavarsia bankës afariste ësht më e madhe nëse ajo me politikën e formimit të mjeteve orientohet në mjetet bankare(mjetet e bashkuara,depozitat) sesa mjetet e huaja(kreditë në vend dhe në botën e jashtme)
  3. likuiditeti dhe siguria e bankës është më e theksuar nëse struktura e afatit të burimeve të mjeteve është sa më afatgjatë kurse plasmanet më afatshkurta

Aspekti makro-ekonomik :

  1. duhet të bëhët harmonizimi I kërkesës me ofertën e mjeteve financiare
  2. pa marrëdhënie të barazpeshuara në tregun financiar , nuk mund të funksionojë me efikasitet as sistemi bankar sidomos në aspektin e alokimit ekonomik të mjeteve
  3. politika fiskale dhe monetare të një vendi duhet të jenë të harmonizuara

15. Si e krijojnë bankat kapitalin e tyre ?

Përmes këtyre mjeteve ;

  1. kapitalit themelues
  2. rezervave të bankës
  3. rezervave të rivlerësuara
  4. fitimit të pashpërndarë të periudhave të mëparshme
  5. fitimi nga afarizmi vijues

16. Cilat janë pikat kryesore që duhet të përmbajë qdo kontratë për kredi hipotekare ?

  1. 1. lartësia e kredisë , e cila sillet nga 50-70 % të vlerës qarkulluese të pasurisë së lënë peng
  2. 2. afati I kthimit I cili mund të jetë 10-50 vjet e në disa raste deri 75 vjet
  3. 3. kamata zakonisht është e njejtë me kamatën e tregut afatgjatë të kredive
  4. 4. ekzistojnë dy mënyra të kthimit : 1. kthimi I kredisë pas kalimit të afatit të kontratuar në shumë të plotë(hipoteka fikse) dhe 2. kthimi I kredisë në periudha të caktuara kohore(anuitete)

17. Qka është kredia postare ?

Kjo kredi ose kredia revolving , është kredi që u lejon bankave që punët në mes veti ti realizojnë në mënyrë më të shpejtë dhe më ekspeditive.

Kur dy banka gjenden vende të ndryshme dhe kanë marrëdhënie afariste në mes veti(banka korrespodente) , shpesh paraqitet nevoja që ato të kreditojnë njëra tjetrën .Mirëpo ky kreditim mund të realizohet ngadalë, pra mbulesa të vonohet  dhe të shtyhet pagesa , prandaj kjo mbulesë realizohet me postë përkatësisht deri sa posta ta bartë mbulesën. Karakteristikë e këtyre kredive është që nuk paguhet kamatë as shpenzime tjera .

18. Qka është akreditivi ?

Është punë bankare neutrale dhe paraqet instrument të qarkullimit të pagesave brenda dhe jashtë vendit . Përdoret në rastet kur nevojitet një shumë e caktuar e parave nga ana : e urdhërdhënësit , t’I lihet në dispozicion perms bankës shfrytëzuesit ashtuqë të marrë këtë shumë në tërsi apo pjesërisht sipas nevojës së tij.Akreditivet ndahen sipas kritereve të ndryshme :

  1. akreditivi I jashtëm dhe brendshëm
  2. akreditivi I kushtëzuar dhe pakushtëzuar
  3. akreditivi personal dhe I mallit
  4. akreditivi I revokueshëm dhe parevokueshëm
  5. akreditivi I vërtetuar dhe pavërtetuar
  6. akreditivi nostro dhe loro

19. Qka është kredia avaluese ?

Është kredi specifike e bankës që lejohet në formë avail. Avali paraqet garancinë në kambial dhe kështu kreditori sigurohet që banka do t’ia paguajë shumën e kambialit po qe së debitori nuk e bën këtë me kohë.

Avali mund të jepet për :

  1. trasantin(lëshuesin e kambialit)
  2. trasatin(paguesin e kambialit)
  3. indosantët(nënshkruesit e kambialit)

20. Qfarë punë bankare është qeverisja e pasurisë  së  komitentëve ?

Këtë pune e kryejnë bankat e mëdha dhe me renome .Eshtë punë bankare neutrale afatgjate që ësht zhvillu vonë dhe njihet    me emrin zherance(nga frengjishtja dmth : garancë).

Te kjo punë bankare , komitentët I autorizojnë bankat që të : qeverisin depozitat e tyre , ti këshillojnë në punët e me bankat e tjera, të kujdesen për pasurinë e tyre .Klientët ose përdoruesit e kësaj pune bankare janë : njerëz të pasur , trashëgimtarë, persona të mitur.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Testi II

1. Cilat lloje të bankave dallohen në sistemin bankar të zvicrës ?

Dallohen këto lloje bankash :

  1. banka qëndrore
  2. bankat kantonale(kryejnë punë hipotekare)
  3. bankat e mëdha(5 të tilla)
  4. bankat lokale (banka hipotekare me karakter local)
  5. banka private ( merren me punët e burses dhe gjenden në qytete të mëdha)

2. Qka përmban politika afariste bankare ?

Përmban dy grupe aktivitetesh

  1. 1. politikën e grumbullimit të mjeteve

grumbullimin e mjeteve të ekonomisë, mjeteve të lira të qytetarëve , marrjen e kredive në vend , në botën e jashtme si dhe emëtimin e letrave me vlerë

  1. 2. politikën e plasmanit

plasmanin (lëshimin) e mjeteve të grumbulluara ,blerja e letrave me    vlerë, dhënia e kredive , garancive

3. Qka kuptoni me likuiditetin optimal ?

Bankat e nivelit të dytë të kenë në llogari të bankës qëndrore mjete të mjaftueshme të rezervave të likuiditetit që do të mund të shfrytëzohen në rast jo likuiditeti (rast jo harmonizimi të plasmaneve me mjetet e bankës).

4. Si e kryejnë funksionin e tyre bankat federale reserve në shba ?

Bankat federale reserve kanë funksione shumë me rëndësi :

  1. emëtojnë paranë letër dhe metalike
  2. I heqin nga qarkullimi paratë e dëmtuara
  3. bëjnë “ klering-un” e qeqeve të lëshuara
  4. kontrollojnë punën e bankave
  5. japin leje për bashkim(fuzionim) të bankave
  6. janë në kontakt të afërt me ekonominë e territorit që e mbulojnë
  7. sqarojnë masat që I merr pleqësia e guvernatorëve , I përcjellin efektet e këtyre masave dhe arsyeshmërinë e tyre
  8. përcaktimin e normës eskonte këto banka e bëjnë pasi e lejon  pleqësia e guvernatorëve

5. Cilat mjete përfshihen në likuiditetin sekondar të bankave ?

Këto mjete :

  1. mjetet monetare të fondeve reserve të bankave
  2. kreditë nga bankat qëndrore
  3. mjetet devizore
  4. rezervat e detyrueshme që gjenden në llogari të bankës qëndrore
  5. deponimi I letrave me vlerë te banka qëndrore si : bonat e arkës , obligacionet etj.

6. Qka kuptoni me parimin e eleasticitetit të deponimit të mjeteve ?

I obligon bankat që ti orientojnë mjetet në ato degë që kanë rëndsi të veqantë , në mënyrë që deponimet e tilla të japin rezultate optimale

7. Si formohet norma e kamatës sipas teorisë së fondeve kreditore ?

Niveli I kamatës caktohet në bazë të raportit të ofertës dhe kërkesës së kredive. Oferta e fondeve kreditore caktohet me vëllimin e kursimit të shoqërisë , përqindjen e rritjes së masës monetare dhe vëllimin e rezervave të resurseve monetare

8. Si ndikojnë rezervat e detyrueshme në formimin e potencialit kreditor ?

Ndërrimi I normës së rezervave të detyrueshme ndikon direkt në potencialin financiar të bankave afariste.Kur banka qëndrore bën rritjen e normës së reserves së detyrueshme , zvogëlon potencialin e bankave të nivelit të dytë dhe anasjelltas

9. Qka janë kreditë konsumuese dhe cilat janë karakteristikat kryesore të tyre ?

Janë kredi që merren për rritje të standardit  pra për blerje të : aparateve amvisnore , mobileve , automobilave …etj. Karakteristikat kryesore të ktyre kredive janë :

  1. banka I jep në bazë të depozitave të kursimit të grumbulluara dhe mjeteve tjera të afatizuara  dhe në disa raste këto kredi I japin edhe organizatat tregtare
  2. kët kredi mund ta marrë qdo person që është në marrëdhënie të përhershme pune ose që ka të ardhura të rregullta ( pensionistë ose invalid)
  3. këto kredi jipen për blerje të :  produkteve industriale , lëndëve djegëse , rregullim të prishjeve në objektet e banimit , blerje të automobilave
  4. afati I kthimit të ktyre kredive është deri 2.5 vjet , kurse për automobile deri 3 vjet
  5. banka zakonisht jep kredinë në qeqe të kufizuara ose qeqe të udhëtarëve , kurse kredia sigurohet më akceptin blanko në kambial me nënshkrimin e një apo dy zhirantëveqë kanë aftësi  kreditore dhe me ndalesën administrative të të ardhurave të rregullta
  6. pas lejimit të kredisë , para se të kryhet pagesa , shfrytëzuesit deponojnë 20% në para të gatshme ( për automobile 30%) nga shuma e lejuar

10. Cilat nene duhet të përfshijë kontrata mes bankës dhe huamarrësit ?

Përfshin këto nene :

  1. lartësinë e huasë
  2. lartësinë e pjesëmarrjes
  3. afatin e kthimit të kredisë
  4. normën e kamatës
  5. qëllimin për të cilin lejohet kredia
  6. mënyrat e sigurimit të kredisë
  7. të drejtat dhe obligimet e palëve kontraktuese

11. Qka përshijnë punët e qarkullimit të pagesave në afarizmin devisor të bankave ?

Përfshijnë  :

  1. hapjen dhe likuidimin e akreditivit nostro dhe loro
  2. pagimin e qeqeve , kambialeve si dhe pagesat për liferantët e huaj
  3. arkëtimin e qeqeve të pranura
  4. punët në lidhje me nostro e loro garancitë

12. Cilat punë përfshijnë marrëdhëniet kreditore me botën e jashtme ?

Përfshijnë këto punë :

  1. marrja dhe dhënia e kredive në mallra ,dmth : marrja e kredive në botën e jashtme për importimin e mallrave dhe shërbimeve si dhe dhënia e kredive për eksportin e mallrave dhe shërbimeve
  2. marrja e kredive financiare
  3. marrja e kredive të jashtme afatshkurta për punët në botën e jashtme me anë të linjave kreditore bankare
  4. grumbullimi I mjeteve me emsisionin e obligacioneve në tregun e jashtëm financiar
  5. grumbullimi I mjeteve në tregun e jashtëm financiar me rifinancimin e kërkesave sipas kredive të lejuara në botën e jashtme
  6. marrja dhe dhënia e depozitave , marrja dhe dhënia e garancive , supergarancive dhe të formave të tjera të garantimit në marrëdhëniet me botën e jashtme

13. Nga cilët faktorë varet aftësia konkuruese e një banke ndaj bankave tjera ?

Faktorët janë :

  1. organizimi I rrjetit të filialeve
  2. organizimi I lokalit afarist dhe I punëve brenda bankës
  3. zgjedhja e orarit të përshtatshëm të punës
  4. mjetet e informimit dhe shkalla e informimit mbi deponimet financiare
  5. mjetet mekanografike
  6. konkurrenca në mes të bankave në luftën për grumbullimin e mjeteve të reja

14. Qka është bilanci I gjendjes I bankës ?

Përfshin të gjitha pozicionet dhe nënbilancet e aktives dhe pasives.Të gjitha pozicionet e bilancit grupohen në pjesë homogjene, sipas kohës dhe funksionalitetit të mjeteve e të plasmaneve . Pjesët e bilancit paraqesin nënbilancet.

15. Qka kuptoni me kredinë vinkulare ?

Ka të bëjë me dhënien e avansit blerësit për mallin I cili udhëton në adresën e blerësit , me q’rast banka gëzon të drejtën e pronësisë financiare mbi mallin dhe atë pastaj ia bart blerësit ,pasi ky të paguajë shumën e avansit.

16. Si I mobilizon mjetet banka me emisionin e aksioneve ?

Me emisionin e aksioneve banka I rrit mjetet e saj për lejimin e kredive dhe kështu krijon kapitale të reja që deri atëherë kanë qenë në duart e regjistruesve të aksioneve. Mjetet e krijuara në këtë mënyrë paraqesin burimet më të sigurta e më stabile bankare , të cilat mund të shfrytëzohen për dhënien e të gjitha llojeve të kredive afatgjatë.

 

17. Qka kuptoni me kredinë ramburse ? Ku shfryrtëzohet më së shumti ?

Është punë bankare e cila shfrytëzohet në tregtinë tejdetare , si gjatë importit ashtu edhe gjatë eksportit.Kredia ramburse është kredi akceptuese , të cilën banka ia hap importuesit për pagimin e importit të mallit me mbulesën e dokumenteve të mallit, që janë bartur në të. Ramburs nga frengjishtja ka kuptimin –paguaj, është kombinim I tri punëve : kredisë akceptuese , pengut të mallrave dhe akreditivi I mallit. Shfrytëzohet  për tregtinë tejdetare dhe parat llojin më të shpeshtë dhe më të lire të kredisë bankare në këtë veprimtari.

18. Qka është kredia e konsorciumit ?

Është kredi me afat të gjatë , që praktikohet kur nevojiten mjete të mëdha financiare për financim të  të objekteve të rëndësishme. Konsorciumet bankare të mëdha në tregun e kapitalit kryejnë punë specifike kreditore gjatë emisionit të efekteve.Këto konsorciume vëhen mes debitorit të efekteve dhe publikut të gjërë , ia paguajnë atij vlerën përkatëse të letrave me vlerë të emëtuara sipas një kursi të caktuar vetëm për ta , e pastaj ata u shesin ato efekte blerësve me qmim të lartë.

19. Qka paraqet dhënia e garancive si punë bankare neutrale ?

Është instrument I veqantë I sigurimit të pagesave apo kryerjes së obligimeve të kontratuara në afat , me të cilin banka I garanton shfrytëzuesit të garancisë bankare , se komitenti I tij do t’I kryejë me kohë të gjitha obligimet e marra , që theksohen në garancinë bankare ndaj shfrytëzuesit të garancive dhe nëse ai nuk I kryen ato, atëherë ato obligime do t’I kryejë banka.

20. Qka është letra kreditore ?

Instrument I veqantë I pagesave në qarkullimin e pagesave me botën e jashtme , me të cilën banka e vendit , me letër të veqantë , e autorizon korrespodentin e vet në botën e jashtme që : personit të shënuar në letrën kreditore t’I paguaj përnjëherë ose një pjesë të shumës së shënuar në letrën kreditore.

Në  afarizmin me letrën  kreditore paraqiten këta persona :

  1. urdhërdhënësi I lëshimit të letrës kreditore
  2. banka lëshuese e letrës kreditore
  3. banka paguese e letres kreditore
  4. shfrytëzuesi I letrës kreditore

 

Similar articles
0 5647

bokep indo xnxx porno gratisAmatore Maturo Carino E Coccoloso 無料 エロ 動画 Bionda piccolina si fa scopare la figa dura in hd