Home Ekonomi Banka Banka Qendrore e Kosoves

NOCIONI DHE KARAKTERISTIKAT E BQK-SË

Me  27  korrik  2010  Kuvendi  I  Kosovës  ka  miratuar   Ligjin  nr.03/L-209  për  “Bankën  Qendrore  të  Republikës  së  Kosovës”

Banka  Qendrore  e  Republikës  së  Kosovës  pasardhëse  Autoritetit  Qendror  të  Kosovës,  është  subject  jurdik  public  bazuar  në  nenet  11  dhe 140  të  Kushtetutës  dhe  të  dispozitave  të  ligjit  te  lartecekur  që  ka autonomi  administrative, financiare  dhe  menaxhuese. BQK-ja  nuk   regjistrohet ne librin e regjistrimeve te bizneseve

BQK-ja si subject  juridik  në  bazë  të  nenit 3  të  ligjiit   per këtë institucion ka  kompetencë të plotë, po ashtu  ka  edhe  kompetencë  të vecantë  që:

1 Të  hyjë  në  mardhënie kontraktore

2.Të  ndërmmarrë  procedura ligjore dhe të jetë subject I këtyre procedurave

3 Të fitoj, administrojë, mbajë dhe disponoj pronë të luajtshme dhe te paluajtshme
BQK-ja  është  institucion  I  pavarur  ne  kryerjen  e  detyrave  te  veta, pra  me  këtë nenkuptojmë  që  në  cdo  kohë  duhet  të  respektohet  pavarësia  e  këtij institucioni, nga cdokush  qe  mundohet  që  të  ndikojë  në  anëtarët  e  organeve  vendimarrëse  apo    personelit  të  BQK-së.Por, nga  kjo pavarësi nuk duhet nenkuptuar qe BQK-ja nuk jep pergjegësi për punënën e vet, përkundrazi BQK-ja të paktën njëherë në vit, varësisht edhe prej nevojës raporton para Kuvendit të Republikës se Kosovës dhe para publikut në lidhje me realizimin e politikave dhe objektivave të saj.

BQK-ja  si objektivat e saj I ka te parapara konkretisht ne nenit 7  te ligjit te lartcekur ku shpreshimisht percaktohen keto objektiva te cilat janë:

1.Që të nxisë dhe të mbajë një system financiar stabil, duke përfshirë një system të qëndrueshëm, të sigurt dhe efikas të pagesave.

2.Objekivi I dytë I cili I  nënshtrohet objektivit parësor të saj është të kontribuoj në arritjen dhe ruajtjen e stabilitetit të cmimeve vendore.

3.BQK-ja mbështet politikat e përgjitshme ekonomike të Qeverise së Kosovës.

4.Vepron në pajtim me parimin e ekonomisë së tregut të hapur me konkurrencë të lirë,duke favorizuar shpërndarjen efikase të resurseve.

Për përmbushjen e këtyre objektivave parësore BQK-ja ka një varg detyrash per ti kryer ku do ti permbendim veq disa prej tyre ku percakohen ne nenin 8:

1. përcaktimin dhe zbatimin e politikave të një sistemi financiar stabil duke përfshirë

mbikëqyrjen e një skeme të sigurimit të depozitave, kryerjen e operacioneve të tregut,

si dhe ofrimin e likuiditetit emergjent;

2. rregullimin,licencimin, regjistrimin dhe mbikëqyrjen e institucioneve financiare

3. promovimin dhe mbikëqyrjen e sistemeve të sigurta, të qëndrueshme dhe efikase

të pagesave, të kliringut dhe të shlyerjes së letrave me vlerë;

4. sigurimin e një furnizimi të duhur të kartëmonedhave dhe monedhave në Kosovë;

5. mbajtjen dhe menaxhimin e rezervave ndërkombëtare;

Ndërkohë për ti realizuar qellimet e saja BQK-ja mund të hapë dhe të mbajë në librat  e saj llogari të parave dhe letrave me vlerë për bankat dhe institucionet tjera financiare, bankat e huaja ,institucionet financiare nderkombëtare  dhe sipas kërkesës qe I drejtohen mund te mbajë edhe  për qeveritë e huaja,organizatat ndërkombëtare dhe organizatat donatore. Por, nuk mundet që të hapë dhe të mbaje ne librat e saj llogari për institucionet jo financiare dhe per personat fizik.

Banka Qendrore e Kosovës mundet që të veprojë edhe në tregjet finaciare me blerje, shitje,huadhenje ose huammarrje të të drejtave dhe te instrumenteve të tregtueshme si dhe metaleve të cmuara, por mundet edhe te kryej operacione kreditore me bankat dhe pjesmarrësit e tjerë  të tregut që veprojnë në vendin tonë me huadhenie të mbështtur në kolateral adekuat. Këto veprime BQK-ja I bën për ti përmbushur objektivat dhe detyrat e veta qe I ka parashtruar para vetës.

 

MARRËDHËNIET ME KUVENDIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS, QEVERINË DHE SHTETIN

Përgjegjësia e Bankes Qendorore  para Kuvendit të Republikës së Kosovës specifikohet në nenin 29 te ligjit per Banken Qendrore ku specifikisht thuhet “Guvernatori me kërkesë të Kuvendit të Republikës së Kosovës ose me nismën e vet, së paku një here në vit, dëgjohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe nga komisionet e tij për objektivat e Bankës Qendrore të :BQK-ja dhe ne te njejten kohe përgjegjësinë që ka ky isntitucion financiar karshi të zgjedhurve te popullit.

Po ashtu BQK-ja ka raporte e nderlidhura edhe me ekzekutivin e vendit ku paraqitet si këshilltar financiar dhe agjent fiscal,ku  për këtë raport bëhet fjalë edhe në nenin 30 te ligjit për BQK konkretshit janë keto dispozita:

 

1. Banka Qendrore vepron si bankier dhe si këshilltar financiar për Qeverinë.

2. Banka Qendrore mund, për dhe në emër të Qeverisë, të pranojë huazime të jashtme, të

menaxhojë dhe të administrojë borxhe të tilla, si dhe të shlyejë të drejtat dhe detyrimet financiare

të Shtetit ndaj palëve të jashtme.

3. Banka Qendrore mund, sipas kushteve për të cilat do të merret vesh me Qeverinë, të veprojë

si agjent fiskal për llogari të Qeverisë ose për agjenci tjetër publike të përcaktuar nga Qeveria.

4. Banka Qendrore mund të operojë me regjistër të letrave me vlerë të emetuara nga Shteti.

Edhe pse ekziston nje raport kaq I mirë në mes ekzekutivit të vendit dhe BQK-së,por ekziton nje nen (neni 33)ku I ndalohet kreditimi direct dhe indirect I institucioneve të vendit dhe cdo agjencie tjetër publike nga ana e BQK-së,,me përjashtim të kreditve brendaditore për të siguruar funksionimin e rregullt të pagesave.

Similar articles