Home Ekonomi Ndërmarsi Metodat e llogaritjes se Amortizimit

amortizimi
amortizimi

amortizimi

Bazë për llogaritje vjetore të amortizimit është vlera furnizuese e mjetit kryesor i cili mund të llogaritet:

–         për secilin mjet themelor veç e veç.

–         sipas grupeve të mjeteve kryesore.

–         të kombinuar: veçmas për disa mjete kryesore dhe në grupe për mjetet e tjera kryesore.

Për llogaritjen e amorizimit kryesisht përdoren dy metoda: metoda e amortizimit kohor dhe metoda e amortizimit funksional.

  • Amortizimi kohor– është amortizim sipas të cilit, vlera furnizuese e mjetit kryesor shërben si bazë për amortizim, në të cilën aplikohet norma amortizuese. Në këtë mënyrë fitohet shuma vjetor e amortizimit e cila mund të përkufizohet në muaj apo në ndonjë periudhë tjetër kohore. Amortizimi kohor mund të llogaritet sipas parimit progresiv dhe degresiv.

–         Metoda progresive– llogaritet në atë mënyrë, kur vlera furnizuese e mjetit kryesor pjestohet me numrin e vjeteve të qëndrueshmëris.

–         Metoda degresive– së pari caktohen normat amortizuese për dy vitet e para, mandej gjendet ndryshimi në mes të atyre viteve  i cili shërben për korigjimin e viteve tjera.

  • Amortizimi funksional– pikënisje të llogaritjes së amortizimit ka shfrytëzimin e mjetit kryesor dhe llogaritet në varshmëri të drejtpërdrejtë nga përdorimi i mjetit kryesor dhe nga efekti i shfrytëzimit. Ai efekt mund të jetë: njësia e prodhimit të gatshëm ose shërbimit të kryer, përdorimi i mjetit kryesor në dy a më shumë ndërrime etj.
Similar articles
0 9566