Home Ekonomi Ekonomi Islame Kontrata e Sigurimit

Sigurimet u paraqitën kah fillimi i shekullit të nëntëmbëdhjetë.Forma më e vjetër e sigurimit është paraqitur kah viti 1347, pastaj pasoi paraqitja e disa formave tjera të sigurimeve në fillim të shekullit të shtatëmbëdhjetë.Në këtë studim, tentojmë të japim vlerësim nga këndvështrimi i të drejtës Islame për veprimet e sigurimit.

Kjo, ngase studimi i çështjes së legjitimitetit të sigurimit në aspektin Islam është hapur në mes dijetarëve bashkëkohor musliman që para mbi gjashtëdhjetëvjetësh.Përkitazi me këtë problematikë u dhanë fetfaja-përgjigje fetare të ndryshme.Disa e e lejonin sigurimin e disa e ndalonin.Poashtu, për këtë çështje u mbajtën seminare dhe konferenca të vazhdueshme shkencore duke filluar nga viti 1955 në Egjipt, pastaj vazhdoi me javën e të drejtës Islame në Damask në vitin 1961, pastaj në Meke, Kuvajt, Dubaj etj.Në këto tubime u pa qartë randimi i ndalimit mbi lejimin, dhe në fund dominuan mendimet e dijetarëve që mbështesnin ndalimin e sigurimit komercial apo sigurimit me këste konstante dhe lejimin e sigurimit social dhe solidar.
Komnpanitë Islame të sigurimit, kanë miratuar parimin e sigurimit solidar alternativ dhe të diktuar fetarisht, në vend të atij komercial.
Kjo, ngase sheriati islam nuk e refuzon sistemin e sigurimit parimisht, por për atë se është system komercial i ngritur mbi bazën e ekzistimit të ndërmjetësit i cili synon profit dhe i shfrytëzon pasuritë e klientëve.


Tendencat kolektive dhe koncensuale të lejimit të sigurimit solidar dhe social si dhe miratimin e tij metodologji e bazament të kontratave të ndryshme të sigurimit, poashtu edhe të ndalimit të sigurimit komercial u mishërua në kongresin e dytë të dijetarëve musliman në Kajro në vitin 1385 të hixhretit, kongresin e shtatë të dijetarëve musliman në Kajro në vitin 1392h-1972, akademinë e gjurmimeve Islame në Universitetin e Az’harit, Akademinë e të drejtës Islame pranë Ligës së Botës Islame në Meke në vitin 1978, vendimin e komitetit të dijetarëve të mëdhej të Arabisë Saudite në vitin 1977, vendimin e konferencës së tretë juridike në Shtëpinë Financiare të Kuvejtit në vitin 1993 si dhe vendimin e Akademisë Ndërkombëtare të të drejtës Islame nr.9 (9/2).
Kjo konstatohet nga fakti se kontrata e sigurimit komercial, në bazë të normave të të drejtës Islame, është kontratë jo valide sepse është e lidhur për çështje fictive, here ndodhin e herë nuk ndodhin.Pra, nga përmbajtja, është bixhoz.
Kjo kontratë nuk futet në suaza të kontratës së aksionarizmit (el-mudarebe) dhe nuk i bashkangjitet kësaj kontrate, sepse pronari i pasurisë, në kontratën el-mudarebe, humbjen e mban vetë, për dallim prej sigurimit.Nëse në kontratën el-mudarebe, pronari i pasurisë vdes, trashigimtarëve u takon vetëm ajo që e ka dhënë personi të cilin e trashigojnë, për dallim prej sigurimit, kur marrin kompensim të madh.Në natyrën e kontratës së sigurimit, nuk është ekspozimi asnji humbje eventuale, ndërkaq kontrata el-mudarebe, dallon në këtë pike.Në el-mudarebe, profiti është me përqindje(relative), jo i përcaktuar.
Poashtu, kontrata e sigurimit nuk bën t’i bashkangjitet kontratës së përgjegjësisë (kefale) dhe garantimit për shkak të shkeljeve, shkatërrimit apo dorëzimit.
Kjo, sepse el-kefale është marrja e përgjegjësisë për obligimin e tjetrit për një borxh të vërtetuar dhe constant, ndërkaq në kontratën e sigurimit, borxhi nuk është i vërtetuar, as që është i njohur dhe as që është konstant.Për gjërën(objektin) e cila merret në përgjegjësi për t’u kryer, është kusht të jetë borxh valid i cili nuk plotësohet pos se me pagesë apo falje, apo material tjetër që nga vetveti është i garantuar.Në këtë rast, duhet të ketë përgjegjës i cili do të obligohet me garancën, personi të cilit do t’i dorëzohet pasuria e garantuar, personi për të cilin merret përgjegjësi, të cilit duhet t’i dorëzohet pasuria për shkak përgjegjësisë dhe objekt i cili merret në përgjegjësi i cili duhet t’i dorëzohet personit ndaj të cilit është marrë përgjegjësia.Pa këto elemente, nuk kemi kontratë përgjegjësie (el-kefale).
Askush nuk obligohet me garantimin e diçkahit, pa mos ekzistuar shkak legjitim fetarisht i cili determinon diëka të tillë fetarisht, ndërkaq kontrata e sigurimit, nuk vlen si shkak legjitim për detyrimin e garantimit, kur shkatërrimi i pasurisë në sigurim ka qenë me caktimin e Zotit, e jo si rezultat i grabitjes, shkatërrimit apo dëmtimit të ndonji personi.
Fetarisht, nuk është e lejuar të merret kompensim për garantimin, sepse kjo është kontratë e cila bëhet në bazë të solidaritetit dhe mirëkuptimit, poashtu shihet si shenjë e vetëdijes dhe përgjegjësisë shoqërore, për të cilën gjë nuk merret kompensim, sepse bie ndesh me kodin moral.
Kontrata e sigurimit është kontratë hipotetike apo një nga kontratat e “garer” -it-Paramendimit(Këto janë kontrata që kanë epilog të pa qartë), sepse ai kompenzon dëme që paramendohen të ndodhin….poashtu ndërtohet mbi paramendimin(mundësinë) e realizimit të rezikut nga i cili sigurohemi.Me këtë realizohet mundësia e fitimit dhe të humbjes në raport me të dy palët.Në këtë rast, rastësia ka ndikim të dukshëm në kushtëzimin e klientit dhe kompanisë.Kjo është kontratë kompensimi, sepse bëhet kompensimi i dëmit i cili e godet klientin, i cili merr kompensim për shkak të asaj që e ka dhënë gjatë kohës.Pra, kompensimi bëhet si rezultat i këstit, dhe këtë e meriton vetëm ai i cili pëson dëm material, që është një nga shtyllat e sigurimit.Përndryshe, kjo do të ishte një nga format e fatit dhe aksionarizmit(el-mudarebe).  Poashtu, duhet që kompensimi mos jetë ma tepër se vlera e demit i cili ka ndodhur realisht.
Sigurimi është prej kontratave të nënshtrimit ku njëri nga palët është i detyruar t’i pranojë kushtet e tjetrit, ndërkaq kompania e cila ka një pozitë të fortë ekonomike dhe e cila posedon kapital të madh ua imponon klientëve kushtet që janë në favor të interesave të vetë kompanisë.Pra, nuk ka barazi mes dy palëve.
Sigurimi komercial, nuk ndërtohet në bashkëpunim, në kuptimin e vërtetë të kësaj fjale, apo ndihmën e sinqertë vullnetare.Bashkëpunimi sipas konceptit perendimor apo konceptit ligjor të sigurimit, është iluzion dhe kamuflazh.Sigurimi është prej bizniseve që i shpikën çifutët dhe tregtarët e monedhave dhe bazohet në vënien në lëvizje të mjeteve të klientëve në biznise të kamatës, këtë nuk e imponojnë domosdoshmëritë ekonomike, krijojnë monopol dhe realizojnë profite të mëdha në llogari të klientëve të cilët nga ky profit marrin vetëm një pjesë shumë të vogël dhe me kushte diskriminuese.Bile, kompanitë shoqërore të sigurimit, shtetit i sjellin profit jo legjitim në llogari të punëtorëve.Kompanitë e sigurimeve, edhe nëse janë bërë shtetërore në disa vende arabe dhe Islame, ato përsëri të ecin në rrugën e ligjeve të sigurimit të njohur komercial, sipas të cilave është punuar para kolektivizimit, gjë që bën që shkaqet e ndalimit të gjinden edhe në këtë kontratë.
Poashtu, bashkëpunimi në këndvështrimin ligjor do të thotë:Këmbimi i ndihmës në mes individëve të shoqërisë pa mos shfrytëzuar një person tjetër, apo një grup tjetër.D.m.th.domethënia e bashkëpunimit te ligjvënësit laik është:Këmbimi i dobive materiale, gjegjësisht individi jep dhe merr në formë solidarizuese, pa shfrytëzim abuziv e rrezikim.
Nga ana tjetër, kuptimi i bashkëpunimit në Islam, është më gjithpërfshirës dhe më serioz se ky që përmendëm.Ky bashkëpunim ngritet mbi bazën e lidhjes vëllazërore në mes anëtarëve të shoqërisë, mbështetet në kuptimin e solidaritetit dhe unitetit reciprok në ndjenja, sens, kërkesa, nevoja, pozita dhe autoritet.Ky bashkëpunim, nuk është thjesht vetëm material, por është bashkëpunim human shpirtëror, para së gjithash.Kjo, ngase individin në shoqërinë Islame, me vëllaun e vetë nuk e lidh vetëm interesi material, por, para së gjithash e lidh besimi, pastaj atdheu dhe fqinjësia, mirësia apo afërsia familjare.Pra, kryesisht ai jep vullnetarisht, pa mos pritur kompensim.Lidhja mes anëtarëve të shoqërisë, në bashkëpunimin Islam, bazohet në solidaritet, mbështetje reciproke dhe ndihmë të ndërsjellë, duke synuar kënaqësinë e Allahut të Madhërishëm si dhe ndërtimin e umetit të fuqishëm para armiqve.
Bashkëpunimi në leksikun ligjor laik ekzistues, ngritet mbi parimin se sigurimi nuk është punë solidariteti, sepse në këtë kontratë, në këndvështrimin laik ekzistues, nji grup i caktuar njerëzish, i shfrytëzojnë pasuritë e një numri të madh njerëzish, duke realizuar profit të madh nga pasuritë e tyre, pa mos u takuar pronarëve të pasurive diçka me rëndësi nga ky profit.
Ata klientët i shohin vetëm si nji grup që ndihmohen mes veti për t’i evituar rreziqet, ndërkaq kompania është ndërmjetës rregullues i këtij bashkëpunimi.Mirëpo, ky është gabim i qartë, sepse bashkëpunimi reciprok real, grupit ia jep tretmanin e kryerësit të kësaj pune, ashtu që profiti i pasurive të investuara, i takon këtij grupi.Por, nëse profiti i takon vetëm një numri të caktuar njerëzish, dhe ndonjëherë është në shërbim të tjerëve, kjo nuk konsiderohet projekt bashkëpunimi reciprok (solidar), po as që e shndërron sigurimin në veprimtari solidare-bashkëpunimi reciprok.
Sigurimi filloi në formë bashkëpunimi reciprok, por nga hebrejt dhe tregtarët e monedhave, u shndërrua në system komercial.
Së këndejmi, nuk është e rrugës që juristët islamë të mashtrohen me aspektin formal të bashkëpunimit reciprok dhe në bazë të kësaj ta legjitimojnë sigurimin komercial.Poashtu, ata nuk duhet të mashtrohen edhe me atë se mundësitë e garerit (jo sigurisë, paramendimit) në sigurim janë të vogla, sepse bazohet në sistem preciz llogaritës, i cili gabon vetëm në përqindje shumë të vogla.Mirëpo, realiteti është krejt ndryshe.
Poashtu, nuk është në rregull të mbrohet sigurimi komercial me pretekst të domosdoshmërisë apo nevojës për të, sepse nuk paraqet rrugë të vetme të realizimit të  nevojave.Këtë kontratë mund ta kemi si mbështetje nëse e nxjerrim nga kontratat me kompensim, në fushën e kontratave vullnetare-pa kompenzim duke shndërruar në sigurim real solidar.Kështu, do ta largojmë prej tij rolin e ndërmjetësit i cili përfiton nga pasuritë e deponuara.Sigurimi solidar, edhe nga aspekti ekonomik është më i dobishëm se sa sigurimi komercial, bile edhe ma tepër se kaq, sigurimi komercial paraqet rrezik ekonomik për shtetin, nisur nga fakti se disa individ të paktë në numër manipulojnë me pasuritë e njerëzve tjerë, dirigjojnë me mjetet e prodhimit dhe përmes kësaj arrinë edhe në monopol.
Nuk merret parasyshë tradita apo interesi nëse bien ndesh me tekst juridik, ndërkaq tekstet juridike Islame e ndalojnë “garer”-in në të gjitha kontratat.Ndërkaq “garer”-i i mundshëm, jo i sigurtë, nuk bën të merret shkak për t’j bishtëruar tekstit.

PËRFUNDIM:Sigurimi komercial përmban pesë shkaqe që e bëjnë haram-të ndaluar:

1-Kamata:Në kompenzimin e sigurimit ka tepricë nga shumat e paguara pa kompenzim, gjë që sipas të drejtës Islame është kamatë, poashtu kompanitë e sigurimit mjetet e veta i investojnë në biznese kamatore dhe i venë klientit kamatë nëse vonohet në pagimin e shumës së duhur.Bile, edhe ata që e lejojnë kontratën e sigurimit, pranojnë se ekziston kamatë, apo ka dyshim për ekzistimin e saj në kompensimin e sigurimit.

2-“El-Garer elfahish”-paramendim jo normal: Shuma që jepet për sigurim jepet për një çështje që nuk është stabile dhe nuk ekziston realisht.Kjo është “garer”.Ndodh që kompanitë e sigurimit të obligohen me pagesa të shumta pa kompensim, në bazë të gjërave fiktive jo të sigurta.

3-“El-Gubnu”-Paqartësia:Kontrata e sigurimit komercial është shumë e paqartë sepse objekti i kontratës nuk është i qartë, ndërkaq të njohurit e objektit është kusht-shart për vlefshmërinë e kontratës.

4-“El-Kimar”-Çështje hipotetike apo formë e komares:Sepse në sigurim kemi një lloj basti-rezikimi duke ia ekspozuar veten dhe pasurinë një rasti të pa njohur, e mu kjo është komare-bastim.Klienti jep një sasi më të vogël të pasurisë duke pritur të marrë një sasi të madhe, e kjo është komare.Kështu, obligimet në këtë kontratë, janë të lidhura për gjëra jo të sigurta se do të ndodhin, po as që kanë njohuri të dy palët për kohën kur do të ndodhin, nëse kushtimisht pranohet se do të ndodh.Në të shumtën e rasteve, klienti sajon ndonji shkak për të marrë sigurim, duke e tejkaluar qëllimin e mire në të cilin bazohet lidhja dhe zbatimi i kësaj kontrate.Kështu, sajon zjarr në lokalin e vetë, për shkak ndonji defekti në rrymë apo diçka tjetër, ashtu që digjet shitorja dhe ai merr kompensim nga sigurimi.Ndërkaq është e pa mundshme të konstatohet qëllimi i keq, dëmi i qëllimshëm, apo neglizhenca.

5-“El-Xhehale”-Paqartësi:Atë që e jep kompania në sigurim për zjarr apo fundosje, nuk dihet sasia e saj.Me këtë, të dy kontraktuesit punojnë sipas një kontrate e cila nuk e ka të qartë profitin apo humbjen që do ta realizojë.Paqartësia është e qartë në sasinë e kompenzimit të sigurimit dhe kohën e ndodhjes së dëmit.
Bazuar në gjithë atë që u tha, dominoi mendimi i dijetarëve bashkëkohor për ndalimin e sigurimit komercial, pas dhjetë vjet debati, diskutimesh, konferencash e studimesh.
Juristët e shquar, gjurmuan për alternativ të këtij sigurimi, dhe e ofruan sigurimin solidar, gjë që shkaktoi që studimi në llojin e dytë, ta len në hije llojin e parë dhe ta margjinalizojë, ta hap një epokë të re kur do të kemi një sigurim mbi bazë Islame, sikur që u bënë realitet bankat islame, alternative e bankave me kamatë.Të dy tendencat e reja, patën sukses në fushën e dispozitave të sheriatit Islam.
Kjo është përparësia e konferencave të begatshme të cilat gjurmojnë për zgjidhje adekuate dhe mishërimin e formave legjitime të sigurimit, në jetën praktike.

Prej arabishtes:Mr.BASHKIM ALIU
marre nga : nashkimaliu.com