Home Ekonomi Ekonomi Islame Urtesia e Ndalimit te Kamates

interesi ne islam

Mr.BASHKIM ALIU

Fillimisht të përmendim se të gjitha imperativet dhe ndalesat e Allahut xh.sh. ngërthejnë urtësi të shumta, të cilat disa herë detektohen nga njerëzit e shkencës e disa herë jo të gjitha, disa herë përfshihen dimenzione të shumta të këtyre urtësive, e disa herë këto janë të kufizuara.Sido qoftë, ajo që është me rëndësi të theksohet është fakti se çdo dispozitë e legjislacionit Islam, qoftë urdhër apo ndalesë, apo i ndonjë kategorie tjetër juridike, përmban urtësi të shumta.
Dr.Jusuf El-Kardavi thotë:”Hallalli dhe harami qarkullojnë në sferën e sheriatit të përgjithshëm islam që ka për bazë realizimin e mirësisë për njerëzit, mënjanimin e vështirësisë dhe lehtësimin e çështjeve të tyre, mbrojtjen nga korrupsioni, sigurimin e interesit të përgjithshëm, interesin e njeriut në tërësi, atë fizik, shpirtëror dhe mendor; mbrojtjen e interesit të bashkësisë, të të pasurve, të varfërve, udhëheqësve e të udhëhequrve…” .

interesi ne islam
Për këtë, ai që e analizon thelbësisht kamatën, do ta shohë në të manifestimin e madhështisë së dispozitave dhe normave Islame, e me këtë do të bindet në validitetin e tij për çdo kohë dhe çdo vend.Poashtu, do ta konstaton ndikimin e tij të madh në realitetin njerëzorë dhe përfshirjen e tij të të gjitha poreve të jetës.
Ne me këtë titull, nuk synojmë t’i shqyrtojmë urtësitë e ndalimit të kamatës në mendimin e përgjithshëm botërorë dhe atë njerëzorë, por do të ndalemi në sqarimin e disa urtësive që nxirren nga burimet autoritative islame.
Historia botërore ka qenë dëshmitare e shumë doktribave, sistemeve dhe filozofive idealiste dhe realiste si dhe drejtime të ndryshme ideologjike të cilat kanë pretenduar të gjejnë vend të sigurtë në jetën e njerëzve dhe të kenë rol thelbësor në orientimin e tyre drejt parimeve të veta, jetësimin e ideve dhe teorive të tyre, apo thënë ndryshe, kanë tentuar që njerëzit t’i marrin këto ideologji për udhëzues jetësorë.
Mirëpo, pretendimet e këtilla kanë mbetur thjesht vetëm dëshirë dhe aspiratë pa mos gjetur tokë pjellore për ta mbjellur farën e tyre.Kjo, për shkak kufizimit të tyre dhe jo përfshishmërisë së të gjitha sferave të jetës njerëzore nga njëra anë, dhe jo akomodimit të metodologjive në të cilat thirrën me mendjen e shëndoshë, natyrën dhe realitetin njerëzor, nga ana tjetër.
Nëse disa nga këto drejtime përqëndroheshin vetëm në një dimenzion jetësorë, disa tjera i gjen krejtësisht në taborrin tjetër.Kështu, derisa marksizmi socialist u qaset çështjeve shkencore ekonomike e sistematike politike në shoqëri duke e apstrahuar aspekzin shpirtëror, e me këtë ua bën me dije njerëzve se preokupimi i tij kryesor është joshja e anës materiale te njeriu, pa mos iu kushtuar interes edhe anëve tjera, gjë që ngjall arrogancë dhe mosrespektimin e mirësisë dhe Krijuesit; nga ana tjetër, mësojmë se Budizmi gjurmon pas metodologjive të ngritjes shpirtërore dhe nuk iu qaset aspekteve praktike në jetën e njerëzve.Ky botëkuptim antipodë e të parit, jetën e  sheh me sy nënçmues dhe iritues.Derisa Karl Marksi e konsideron materjen bazë dhe nuk e pranon shpirtin, sepse nuk beson në metafizikë, nga ana tjetër Hegeli i jep hapësirë të madhe shpirtit në filozofinë e tij.
Me këtë deshëm ta tregojmë kontraversitetin e metodologjive, ideve dhe sistemeve kontradiktore të cilta nuk bazohen në fundamet valid, ato nuk konstatojnë ndonji metodologji të shëndoshë për jetën njerëzore.
Pas gjithë kësaj themi se Islami e ndjek rrugën mesatare, thirr në metodologji objektive gjithëpërfshirëse dhe ofron barë për të gjitha sëmundjet shoqërore, ekonomike, shpirtërore dhe ideologjike.E gjithë kjo, me qëllim që të mund të integrohen në Islam të gjitha mendjet dhe natyrat e shëndosha, sepse Islami iu qaset të gjitha sferave të jetës dhe hapësirave të aktivitetit njerëzorë pa mos u kufizuar vetëm në një aspekt të jetës, i zen të gjitha vrimat ekzistuese në jetën e njerëzve konform një metodologjie të qëndrueshme dhe objektive hyjnore në burimin, metodologjinë dhe objektivat e veta.
Kjo gjithpërfshishmëri e bën këtë fe që të jetë feja e vetme e pranuar me zemërgjërësi nga njerëzit si dhe të shihet fe e vetme që mund ta shpëtojë njerëzimin.Kjo natyrë, në të njejtën kohë, dikton edhe gjithpërfshishmëri adekuate nga aspekti i përmbajtjes së muslimanëve për të gjitha parimet dhe dispozitat Islame, pa bërë dallim në mes tyre.
Prej fakteve të cilat e konfirmojnë përfshishnërinë e Islamit të të gjitha sferave të jetës, ndalimi i kamatës në Islam sepse me këtë njerëzve u bëhet e qartë se Islami nuk ndalet vetëm në aspektin e ibadeteve në kuptimin rtual dhe praktik të tyre, por i përfshinë edhe aspektet tjera, si transaksionet dhe problemet fnanciaro-ekonomike.
Kamata në tërësi është dëm-sherr, në esencë ajo është zullum-padrejtësi, ndërkaq prezenca e kamatës në transaksione është gjë e urrejtur të cilën nuk e don mendja e shëndoshë.Të gjitha librat qiellore e kanë konfirmuar të qenit e kamatës gjë e urrejtur, për atë edhe të gjitha librat qiellore e ndaluan.
Kamata është tirani ndaj njerëzve dhe shfrytëzim jo i drejtë i nevojave dhe gjendjes së ngushtë të tyre për t’i grabitur pasuritë  e tyre në mënyrë jo të ndershme.Mirëpo, ky mesazh i mbrapsht i kamatës, çdo herë shkakton kundërefekt dhe reflektohet negativisht në jetën  njeriut.Kjo, ngase karakteri i këtillë i kamatës ngjall urrejtje, mllef dhe armiqësi në zemrat e të pësuarve nga kamata, poashtu shkakton grindje dhe kacafytje mes njerëzve duke e kallur ndjenjën e hakmarrjes te njeriu.
Nga aspekti social, kamata e zgjeron hendekun në mes shtresave të njerëzve.
Së këndejmi, mund të themi se nuk bën të shihet ndalimi i kamatës thjesht si një dispozitë juridike Islame e cila dikton ndëshkim në botën tjetër dhe reflektohet negativisht në karakterin e njeriut në këtë botë, por kjo dispozitë ka ndikim të qartë dhe evident në ekonomi, finansa, menazhimin e resurseve dhe planifikimin e buxhetit të shtetit apo kompanisë.
Pra, kjo dispozitë participon në fikh-jurisprodencën Islame, ekonomi, politikën financiare, politikn sociale, etj, sepse sikur që kanë konstatuar ekspertët e ekonomisë, kamata shkakton trazira ekonomike dhe sociale për shkak të përhapjes së papunësisë, rritjes së çmimeve, uljes së prodhimit, etj.Poashtu, pasojat e saj kanë të bëjnë edhe me aspektin psikologjik sepse Allahu xh.sh. e shpalli për ndalimin e kamatës ajetin më të tmershëm në Kur’an duke i shpallur luftë atij që nuk largohet nga kjo punë e shëmtuar.Njëkohësisht, edhe i dërguari i Allahut s.a.v.s. tregoi se kamata është prej mëkateve më të mëdha shkatërruese të cilat ia ekspozojnë njeriun dënimit të dhimbshëm në botën tjetër dhe mos përfshirjen e tij në mëshirën e Allahut në këtë botë.Poashtu, i dërguari i Allahut e mallkoi atë që e han kamatën, atë që e jep kamatën, atë që e shkruan aktin me kamatë dhe ata që e dëshmojnë aktin e kamatës.
Nisur nga kjo, themi se urtësia e parë e ndalimit të kamatës është ndalimi i padrejtësisë, mirëpo jo në kuptim të ngushtë të fjalës, gjegjësisht padrejtësi e cila përfshinë një sferë të caktuar por jo edhe sferat tjera.Kamata është padretësi-zullum në ekonomi, në marrëdhëniet shoqërore, në formimin e personalitetit të njeriut, në aspektin psikologjik, etj.Kamata është padrejtësi edhe nga aspekti i mbylljes së dyerve të mirësisë ndaj njerëzve, e lufton solidarizimin e njerëzve mes veti, e apstrahon bamirësinë ndaj tjetrit, etj.Kjo, ngase nevoja e skamnorit dhe nevojtarit nuk plotësohet me lëmoshë dhe borxh bamirës, por kjo nevojë plotësohet me kamatë, ndërkaq pas ndalimit të kamatës, njerëzit do të solidarizohen mes veti duke i ndihmuar njëri tjetrit pa interes dhe pa mos menduar që ta shfrytëzojnë nevojën e skamnorëve për ta shtuar pasurinë e të pasurve në mënyrë jo të ndershme.Nëse e analizojmë urtësinë e ndalimit të kamatës nga aspekti ekonomik, do të bindemi se kamata e pengon procesin e investimit të pasurive në projekte të dobishme si dhe del problem kryesorë në rrugë të kërkimit të pasurisë hallall përmes shitblerjes legjitime dhe bizniseve tjera brenda kornizës Islame.
Dijetari i shquar Ibn El-Kajjim, në lidhje me këtë thotë:”I shtohet borxhi skamnorit, oa ndonji dobi esenciale, ndërkaq i shtohet pasuria kamatdhënësit pa ndonji interes dhe dobi për vëllaun e vetë, e me këtë e han pasurinë e vëllaut të vet në mënyrë jo të ndershme duke e dëmtuar rëndë vëllaun e vet.Për këtë, prej mëshirës së Allahut të Gjithmëshirshëm, urtësisë dhe mirësisë së Tij ndaj rrobërve të Vet, është se e ndaloi kamatën, e mallkoi atë që e merr dhe atë që e jep, atë që e shkruan aktin e kamatës dhe dëshmitarët e këtij akti, atij që nuk e len i shpalli luftë nga ana e Tij dhe e dërguarit të Tij.Kërcënim i këtillë nuk është regjistruar për ndonji mëkat tjetër të madh pos kamatës, për këtë edhe kamata është prej mëkateve më të mëdha” .
Pra, një nga urtësitë më evidente të ndalimit të kamatës është padrejtësia, apo zullumi që bëhet mbi njerëzit, edhe atë jo vetëm në aspektin material apo të randimit të xhepit të njeriut, por kjo padrejtësi ka ngjyra të dimenzioneve të ndryshme, si:atij ekonomik, financiar, social, psikologjik, investues, menaxhues etj.
Normalisht, nuk është padrejtësia e vetmja urtësi e ndalimit të kamatës, por pasi tema në fjalë inshallah do të vazhdojë, ne mjaftojmë me këtë në këtë punim, ndërkaq detajet e disa urtësive tjera të ndalimit të kamatës do t’i shohim në analizën e pasojave ekonomike, sociale dhe psikologjike të kamatës.

marre nga: bashkimaliu.com

Amatore Maturo Carino E Coccoloso Phim Sex Hay subthai jav xxx Indian village cute girl fucking big Ass Featured HD XXXX Video All Sex Porn Vids 2022 Xnxxx Video Hours sexy hot girl sucking a young boy xnxx