Home Ekonomi Marketing Zgjedhja e strategjis se tregut cak

ZGJEDHJA E STRATEGJISË SË TREGUT CAK
Zgjedhja e strategjisë për seleksionimin e tregut cak varet nga një numër i madh i
faktorëve. Në figurën vijuese po i paraqesim faktorët kryesorë që ndikojnë në zgjedhjën e
strategjisë për tregun cak.
strategjia e marketingut

strategjia e marketingut

 
Fig.16. Faktorët që ndikojnë në zgjedhjen e strategjisë
Kurse Kotleri thekson se gjatë zgjedhjes së strategjisë për tregun cak duhet të merren
parasysh këta faktorë;
???? Mjetet e ndërmarrjes. – kur mjetet e ndërmarrjes janë të kufizuara, më e
përshtatsheme është strategjia e marketingut të koncentruar.
???? Homogjeniteti i produktit. – produkteve homogjene më së shumti u përgjigjet
përdorimi i strategjisë së marketingut të padiferencuar, kurse atyre johomogjene u
përgjigjet strategjia e marketingut të diferencuar dhe atij të koncentruar.
???? Faza e ciklit jetësor të produktit. – kur ndërmarrja lanson ndonjë produt të ri
më së shpeshti përdoret srategjia e marketingut të padiferencuar ose e atij të
koncentruar. Në fazën e pjekurisë së produktit, më e përshtatshme është strategjia e
marketingut të diferencuar.
???? Homogjeniteti i tregut. – nëse blerësit kanë shije të ngjashme, nëse blejnë sasi
përafersisht të njejta të produkteve gjatë intervaleve të ngjashme dhe nëse reagojnë në
mënyrë të njejtë në aktivitetet e marketingut, atëherë përdorimi i strategjisë së
marketingut të padiferencuar është më i përshtatshëm.
???? Strategjia e marketingut të konkurentëve. – kur konkurentët realizojnë një
strategji aktive të segmentimit, atëherë përdorimi i strategjisë së marketingut të
padiferencuar mund të jetë shkatërues. Po ashtu, kur konkurrentët zbatojnë strategjinë e
marketingut të padiferencuar, ndërmarrja mund të ketë sukses me zbatimin e
marketingut të diferencuar ose të koncentruar.
 
Strategjia e Marketingut – Dispencë
Similar articles
bokep indo xnxx porno gratisAmatore Maturo Carino E Coccoloso 無料 エロ 動画 Bionda piccolina si fa scopare la figa dura in hd