Menaxhimi i Projektit
Pse duhet të mësohet lënda ”MENAXHIMI I PROJEKTIT” ?
Si arsye e parë për studimin e lëndës”Menaxhimi i projektit”, është se menaxhimi i sukseshëm i projektit ndihmon suksesin dhe minimizon rrezikun nga dështimi eventual i tij, nuk garanton sukses të plate, por mund të zvogëlojë rrezikun nga dështimi i projektit dhe humbja e resurseve të investuara në projektin konkret.
Prof. Asc. Mujë Gjonbalaj
Si arsye e dytë për studimin e lëndës”Menaxhimi i projektit”, është që t’ju ndihmojë të bëheni hulumtues dhe analitik të mpreftë në studimin e faktorëve të brëndshëm dhe të jashtëm që mund të ndikojnë në zhvillimin e ardhshëm të projektit, e fatit të milionave të investuar në projektet konkrete.
Si arsye e tretë për studimin e”Menaxhimi i projektit” është që t’ju japi një mësim më të plotë, të fuqisë dhe kufizimeve të projektit, për përdorimin e drejtë dhe racional të resurseve në projektet alternative. Kur të vendosni të mbështetni njerin apo grupin e projekteve ju veç e keni përgjigjen se me çfarë efektesh dhe kostosh do të realizohet projekti në të tri nivelet(makro, mezo dhe mikro), duke vënë në pah njëkohësisht rëndësinë që ka ruajtja e baraspeshës dhe efektet e projektit në ruajtjen e ambientit.
Çka është projekti ?
Projektetet janë mënyrë e veçant e zhvillimit(Gittinger,1982) dhe formë e rëndësishme për realizimin e qëllimeve të definuara në planet zhvillimore të vendit, lokalitetit, kompanisë apo fermës konkrete.
Projektet sigurojnë shfrytëzimin racional të fondeve dhe resurseve të rralla, i kontribuojnë rritjes së të ardhurave, qëndrueshmerisë ekonomike, si dhe cilësisë më të mirë të jetesës përgjithësisht. Plotësimi i këtyre objektivave kryesorë varët se në çfarë shkalle përmbushën parametrat e planifikuar të projektit.
Një projekt është një detyrë unikate, e përkohshme, komplekse dhe me qëllim të caktuar, me përshkrim të sakta të detyrave dhe resurse të definuara.
Projektet janë detyra në ndërmarrje, të cilat janë të karakterizuara nga këto veti apo cilësi:
- Janë të kufizuara në kohë
- Kanë një synim të caktuar
- Janë të veçanta dhe nuk janë detyra rutinore
- I kanë resurset e definuara qartë dhe të kufizuara
- Janë komplekse dhe të rrezikshme
- Për ndërmarrjen kanë një rëndësi të veçant
- Aty janë të angazhuar shumë bashkëpunëtorëve dhe partnerë
Sqarimi i definicioneve dhe i terminologjive lidhur me projektin
Me qëllim të shkurtimit të kohës dhe të komunikimit midis partnerëve dhe për nevoja praktike të projektit është e rëndësishme arritja e një pajtueshmerie për terminologjinë e cila do të përdorët. Me këtë zvogëlohet konfuziteti, shkurtohet koha e komunikimit me grupet kryesore të interesit, partneret dhe financieret, dhe ndihmon realizimin e projekt idesë së ndërmarrsit, ndonëse përmbajtja e pRojektit çdo herë është më më rëndësi nga emertimi.
Terminologjia jo e standardizuar zakonisht sjell konfuzion në realizimin e projektit. Që të zvogëlohet ky konfuzitet në komunikimin midis partnerëve të projektit, duhet paraprakisht të sqarohe ngjajshmeritë dhe dallimet midis termave/nocioneve të përdorura në komunimkim.
Kështu, kur flasim për Projektet duhet kuptuar se ato ndihmojnë realizimin e synimeve të definuara me program, janë pjesë e programmit dhe secili prej tyre është i pavarur, dhe së bashku synojnë realizimin e detyrave të përbashkëta, të shtruara në një program më të gjerë zhvillimorë. Shpesh projektet përbëjnë një pjesë të caktuar dhe të konsiderueshme të një programi zhvillimor.
Programet e zhvillimi përbëhen nga më shumë projekte konkrete apo sektoriale Kështu, një program zhvillimi shumëvjeçar i bujqësisë mund të përbëhet nga një numër i projekteve bujqësore që pasojnë njëri pas tjetrit, ndërkaq, projekti është aktivitet, i përbërë nga operacione më të vogëla, si një pjesë e veçantë e një plani kombëtar apo programi të zhvillimit bujqësorë. Qëllimet e programit gjejnë vend mbi qëllimin e përgjithshëm të projektit. Qëllimet e programit lidhin qëllimet e projektit me ato të projekteve të tjera në shkallë më të gjerë duke arritur deri në nivelet kombëtare.
Praktika ka treguar se ndonjëher është vështirë të dallohet projekti nga programi zhvillimor. Kjo ndodh për shkak se edhe njeri edhe tjetri dokument kerkon grumbullim të një fondi të konsiderueshëm të dhënave–informatave dhe kanë metodologji të ngjajshme pune. Në të dy dokumentet përvijohet aspekti kahorë, hapsirorë, i resurseve njerëzore, financiare dhe i komponenteve të tjera. Mirëpo, në punën praktike nuk çmohet forma por përmbajtja. Për ketë arsye, me rëndësi është të përkatitet dhe të hartohet një dokument i cili bazohet në akcionet praktike, pavarësisht se a do të emertojmë, projekt apo progrm zhvillimi.
Lidhur me sa u tha më lartë, kur flasim për terminogjinë e projektit duhet patur parasysh në ngjajshmeritë dhe dallimet midis termave siç janë:
Zhvillimi: përfshinë zhvillimin e resurseve njerëzore(humane), përkrahje rritjes së zhvillimit ekonomik, baraspeshën midis zhvillimit të ambientit dhe të parametrave social nacional/rajonal. etj.
Programi Zhvillimorë: paraqet tërësinë(grupin) e projekteve të ndryshme, një cikel të aktiviteteve dhe operacionave, për të arritur deri të vendimet racionale shoqërore, që sjellin ndryshime pozitive në sektor të ndryshëm dhe synojnë arritje të objektivave global të vendit.
Institucioni i Projektit: është njësi e organizuar dhe legale, përgjegjëse për organizim dhe ekzekutim të aspekteve të ndryshme teknike, menaxheriale, financiare dhe të resurseve humane të projektit.
Qasje e Planifikuar e projektit: nënkupton planifikimin e projektit përmes metodave të njohura kudo në teorinë dhe praktikën e planifikimit të projekteve.
Monitorimi dhe vlerësimi i projektit: është një procesi i krahasimeve përmanente të efekteve të planifikuara dhe të realizuara. Monitorimi dhe vlerësimi janë pjesë integrale e menaxhmentit në rolin e funksionit të kontrollit.
Rolet në projekt
Projektet përfshijnë shumë bashkëpunëtorë dhe partnerë nga ndërmarrja dhe jashtë saj, ka shtrirjen gjeografike dhe përfituesit e vetë. Rolet në projekt janë të ndryshme, të qarta dhe ngusht të ndërlidhura.
Mandatari i projektit(porosidhënësi/investitori): është përgjegjës për një definim të qartë të qëllimeve të projektit, për nisjen e organizimit të projektit dhe për angazhimin e grupit të projektit(Project team).
Menaxhmenti i projektit(grupi vëndosës dhe udhëheqës): i arsyeton dhe i merr të gjitha vendimet e nevojshme. Ai do të lidhet për projektin me anë të raporteve dhe prezentimeve të rregullta.
Grupi punues i projektit: si grup kryesor e mbështet menaxherin e projektit gjatë realizimit të projektit.
Menaxheri i projektit: kujdeset për planifikimin dhe zbatimin(realizimin) e projektit sipas qëllimit.
Bashkëpunëtorët e jashtëm të projektit: janë këshilltar në projekt/ekspert tjerë profesional të cilet involovohen në projekt sipas nevojës dhe mundësive buxhetore që ka ndërmarrësi.
Të angazhuarit tjerë në projekt: ushtrojn detyra konkrete dhe duhet që të informohen rregullisht dhe të motivohen për mbështetjen e projektit.
Ambienti(mjedisi) i projektit: përbëhet nga furnitoret dhe shërbyesit, ndërmarrjet planifikuese, arkitektet, entet e ndryshme, institucionet financiare, bankat dhe qëndrat financiare, partneret kooperues, partneret ndërmjetësues, juristet, përkthyesit, këshilltarët, qëndrat e shërbimeve dhe infrastruktura tjeter e nevojshme. Ambienti i projektit duhet të zgjidhet i atillë që nuk do të pengoj zhvillimin dhe suksesin e projektit(ambient miqësorë).
Çka është periudha e aktivizimit/investimeve të projektit ?
Përfshin kohën brënda së cilës realizohen investimet, angazhohen mjetet vetjake apo kreditore, me qëllim të realizimit të profitit të synuar në procesin prodhimit/shërbimit.
Çka është periudha provuese e projektit?
Përfshin kohën brënda së cilës testohen teknika dhe teknologjia dhe aspektet organizative të procesit të prodhimit/shërbimit/tregtimit, dhe zakonisht e hasim të projektet dhe proceset më të ndërlikuara të prodhimit/shërbimit/tregtimit
Çka është periudha e eksploatimit të projektit?
Përfshin kohën gjatë së cilës realizohet procesi i afarizmit të rregullt/shërbimit/tregtimit, në kuadër të kapaciteteve të planifikuara të projektit.