Të kuptuarit e SWOT Analizës
Analiza SWOT mundëson bërjen e analizës së brendshme – Qëllimi është që të identifikohen asetet, resurset, aftësitë dhe proceset, që përbëjne fuqitë apo dobësitë e ndërmarjes.
Me analizen SWOT ju mund të bëni edhe vlersimin e ambientit të jashtëm – Qëllimi është që të indetifikohen ato ecuri në ambientin e jashtëm të ndërmarrjes të cilat paraqesin mundësi apo kërcënimë për ndërmarjen tone.
Vet fjala SWOT ështe shkurtes e :Stremgths (anët e forta ), Weaknesses (anët e dobëta ),Opportunites ( mundësitë ) dhe Threats ( Reziqet ).
Tabela e analizës SWOT
Pozitive | Negative | |
(S) Anët e Forta | (Ë) Anët e dobëta | |
Të Brendshme |
|
|
(O) Mundësit | (T) Reziqet / Kërcënimet | |
Të Jashtme |
|
|
Anët e forta ( Strenghts ) dhe anët e dobëta ( Weakness ) kanë të bëjnë me rethinën (mjedisin ) e brendshëm te cilat mund të kontrollohen kurse Mundësitë (opotunities ) dhe reziqet (threats ) kanë të mëjnë me rethin (mjedisin ) e jashtëm dhe të njëtat nuk mund të kontrollohen.
Anët e forta ( Strenghts ) janë në kontroll të sipërmarësit dhe ata ndodhin në kohën e tashme ! Anët e forta duhet që të kapitalizohen dhe të shfrytezohen që të zvoglojnë anët e dobëta, psh si anë e fortë mund të marim :
- lënda e parë e lirë
- ekspertize teknike
- përvojë menaxherike
- punë të mirë me klient
- sistemi I distribuimit
- teknologji superiore
- ambalazh (paketim ) te mire
- vetite e produktit
- product të ri të përmirsuar
- etj.
Anët e dobëta ( Weakness ) janë nën kontroll të ndërmarësit dhe ata ndodhin në kohën e tashme. Ato “ mungesë prej …” ose pikë të dobëta. Anët e dobëta duhet të eliminohen sa më shpëjtë që është ë mundur.
Si anë të dobët mund të kemi :
- Kur nuk kemi kontroll me sasinë e lendës së parë që e dispononi
- Menaxher\ pronar me pa përvoj
- Mungesë e kapitalit të punëës
- Mungesë e stoqeve kur kërkesa është e madhe
- Mungesë ë promocionit
- Jeta elimituar e produktit
- Dizajni I varfer I produktit
- Jo angazhimi I mjaftueshem ne shitje
- Cmimi I lartë I produktit
- Mungesa e njohurive përkatëse teknike të pronarit
- Cmimi I lartë I lëndës së parë
- Etj
Mundësit janë pozitive dhe të përshtatshme nga rethina të cilat ndërmarrësi duhet t`I shfrytëzon ose mundet qe iden e tyre të biznesit të bëjnë më të lëhtë të realizueshme. Në realitet ato praseprap janë jashtë ndikimit të ndërmarësit. Ato dallohen nga anët e forta të ndërmarrësit pasi anët e forta janë faktorë pozitive I brendshëm I biznesit.
Si anë të mundësive mund të kemi :
- rritje e të hyrave nga tregu I përgjithëshëm
- politika e përshtatshme e qeverisë
- programe të përshtatshme të qeveris dhe prioriteti
- kamata e vogel për kredi
- etj
Rreziqet janë faktorë të jashtëm të papërshtatshëm të rethinës dhe normalisht janë jashtë kontrolit të ndërmarrësit. Ato ndikojnë negativisht ndaj biznesit nëse nuk anulohen ose tejkalohen. Reziqet dallohen prej dobesive nga fakti se ato janë jashtë kontrollit të ndërmarrësit. Të dyja kane ndikim negative ndaj biznesit. Arsyeja e analizes së rreziqeve është ajo se duhet të gjindet rugë se si tu kundërvihemi gjegjesisht të tentojme që t`iu shmangemi ose të zvoglohemi ndikimin e tyre negative me aktivitete përkatëse.
Anë e Reziqeve mund te jene:
- Ritja e cmimeve të repromaterijaleve
- Byrikracia qeveritare
- Munges të lëndës së parë
- Katastrof natyrore
- Mito dhe kurupcioni
- Ndryshimi I regullave ligjore
- Etj
Autor:
E.Krasniqi
info@menaxherat.com
www.menaxherat.com