Çka është Tatimi në Pronë?
Tatimi në pronë është taksë vjetore komunale. Të hyrat nga tatimi në pronë nevojiten për zhvillimin e infrastrukturës në komunën tuaj.
Tatimi në pronë aplikohet për të gjitha pronat e paluajtshme mbi apo nën sipërfaqën tokësore.
Tatimi që ju duhet të paguani përcaktohet nga shumëzimi i vlerës tatimore të pronës tuaj me normën tatimore të aplikueshme.
Disa institucione dhe organizata janë të liruara nga tatimi në pronë.
Institucionet dhe organizatat në vijim janë të liruara nga pagesa e tatimit në pronë:
1. Institucionet Publike të Republikës së Kosovës;
2. Kombet e Bashkuara apo çdo organ i saj duke përfshirë UNMIK-un, dhe agjencionet e specializuara të Kombeve të Bashkuara;
3. Forca Multinacionale e Kosovës (KFOR);
4. Qeveritë e huaja, zyret e huaja ndërlidhëse, agjencionet qeveritare, organizatat ndër-qeveritare, ose agjencionet e huaja donatore që veprojnë në ndihmë humanitare, puna rindërtuese, administrata civile, apo asistenca teknike brenda Kosovës;
5. Organizatat joqeveritare me status të benefitit publik sipas Rregullorës së UNMIK No 1999/22 të 15 Nëntorit 1999 mbi Regjistrimin dhe Operimin e Organizatave Jo-Qeveritare në Kosovë. Nëse prona përdoret vetëm për qëllime të benefitit publik.
6. Institucionet fetare të përcaktuara me ligj, prona e të cilave mbahet dhe shfrytëzohet vetëm për qëllime fetare; dhe
7. Objekte të cilat me ligj janë shpallur monumente të mbrojtura kulturore e historike.
Nëse prona përdoret për aktivitete komerciale atëhere lirimi nuk aplikohet.
Neni 8.1 dhe 8.2 të ligjit nr.03/L- 204 për Tatimin në Pronën e Paluajtshme në Kosovë
burimi: tatimineprone rks