Home Legjislacione Ligji i Tatimit

pjesa1
LIGJI Nr. 03/L-204

PËR TATIMIN  NË PRONËN E PALUAJTSHME

Kuvendi i Republikës së Kosovës;
Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,
Miraton:

LIGJ  PËR TATIMIN  NË PRONËN E PALUAJTSHME

Neni 1
Qëllimi

Qëllimi i këtij ligji është vendosja e tatimit mbi pronën e paluajtshme në Kosovë duke përcaktuar standardet dhe procedurat të cilat duhet t’i respektojnë komunat në administrimin e tatimit në pronë.

Neni 2
Fushëveprimi

1. Ky ligj cakton tatimin mbi pronën e paluajtshme dhe parashtron standardet dhe procedurat të cilat duhet t’i respektojnë komunat gjatë administrimit të këtij tatimi.

2. Të hyrat e vjelura nga tatimi mbi pronën e paluajtshme arkëtohen në llogari të komunës përkatëse dhe përdoren nga ajo në përputhje me Ligjin nr. 03/L-049, për Financat e Pushtetit Lokal.

Neni 3
Përkufizimet

1.  Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim:

1.1.     Pronë e paluajtshme – toka dhe ndërtesat, stabilimentet, godinat nën sipërfaqen e tokës dhe mbi sipërfaqen e tokës dhe që janë të lidhura me tokën. Në pronën e paluajtshme përfshihen njësitë brenda ndërtesave, siç janë banesat, zonat për qëllime komerciale dhe industriale;

1.2.     Regjistër i të drejtave mbi pronën e paluajtshme – regjistër i krijuar sipas Rregullores së UNMIK-ut nr.2003/25, për themelimin e regjistrit mbi të drejtat e pronës së paluajtshme i shpallur me Rregulloren e UNMIK-ut nr.2004/04.

1.3.      Agjencia Kadastrale e Kosovës – agjencia ekzekutive e cila, mes tjerash, është përgjegjëse për administrimin e gjithëmbarshëm të regjistrit për të drejtat mbi pronën e paluajtshme;

1.4.     Vlerë e tregut – çmimi me të cilin blerësi është i gatshëm të blejë dhe shitësi të shes pronën e paluajtshme në një transaksion zyrtar, ku asnjëri nuk është nën ndonjë detyrim për të vepruar dhe nuk ekziston marrëdhënie midis palëve përmes lidhjeve familjare, martesës, pronësisë së përbashkët ose lidhjes biznesore;

1.5.      Zyrat komunale kadastrale – zyrat e autorizuara dhe të mbikëqyrura nga Agjencia Kadastrale e Kosovës për regjistrimin e të drejtave të pronës së paluajtshme në regjistrin e të drejtave mbi pronën e paluajtshme;

1.6.     Pronar i pronës – personi fizik ose juridik i cili është titullar i të drejtës mbi pronën dhe i cili është i regjistruar si pronar toke në regjistrin e të drejtave mbi pronësinë e paluajtshme;

1.7.      Të dhënat tatimore mbi pronën të dhënat tatimore, siç janë emrat dhe adresat e pronarëve të pronës dhe të shfrytëzuesve, informacioni mbi ndërtesat, vlerat pronësore, tarifat e tatimit, faturat e tatimit dhe shënimet mbi pagesën e tatimit;

1.8.   Faturë tatimi – dokument që i lëshohet tatimpaguesit nga Komuna, me të cilin njoftohet tatimpaguesi për përgjegjësinë e periudhës së tatimit;

1.9.      Periudhë tatimore – vit fiskal;

1.10.    Konfiskim marrja e pronës së paluajtshme për mos kryerjen e obligimeve të tatimit në pronë;

1.11.      Tatimpagues – pronari i pronës e cila tatimohet, nëse nuk dihet pronari, përgjegjës për pagesën e tatimit do të jetë shfrytëzuesi i pronës, që mbahet në shfrytëzim nga personi fizik e juridik.

Neni  4
Objekt i tatimit më pronë

Tatimi mbi pronën vendoset mbi tërë pronën e paluajtshme në Kosovë, me përjashtim të pronës e cila lirohet nga tatimi në pajtim me nenin 8 të këtij ligji.

Neni    5
Tatimpaguesi

Personi përgjegjës për pagesën e tatimit mbi pronën është, para së gjithash, pronari i pronës.

Nëse pronari i pronës nuk mund të përcaktohet ose nuk mund të gjendet, tatimpagues është personi fizik ose juridik i cili e shfrytëzon pronën e paluajtshme.

Nëse pronari ose shfrytëzuesi i ligjshëm i pronës së paluajtshme nuk mund të përcaktohet ose mund të përcaktohet, por nuk ka qasje ndaj pronës së paluajtshme, tatimpagues do të jetë personi fizik ose juridik i cili e shfrytëzon pronën. Vendimi i tillë nuk i jep kurrfarë të drejtash shfrytëzuesit lidhur me të drejtën e pronësisë.

Neni  6
Baza e tatimit

Bazë e tatimit për tatimin mbi pronën do të jetë vlera e pronës në treg e përcaktuar në pajtim me standardet dhe procedurat e përcaktuara në pajtim me nenin 13 të këtij ligji.

Për çdo vit tatimor vlerë e tregut e cilësdo prone është vlera e pronës më 31 dhjetor të vitit paraprak.

Neni  7
Shkallët  e tatimit

Kuvendi komunal i çdo komune i cakton tarifat tatimore mbi pronën në bazë vjetore në shkallën prej 0.05 % deri 1 % të vlerës së pronës në treg.

2.  Tarifat e tatimit lëvizin brenda kategorive vijuese të pronës:

2.1.    Prona rezidenciale: prona e paluajtshme e cila u shërben njerëzve për nevoja themelore të banimit, duke përfshirë shtëpitë, banesat dhe ndërtesat e ngjashme;

2.2.    Pronë e banuar: prona e cila shfrytëzohet ose mbahet për banimin e njerëzve, duke përfshirë tokën, garazhet, ose ndërtesat e tjera të ngjashme jokomerciale;

2.3.   Pronë komerciale: është prona që shfrytëzohet ose përdoret për qëllime biznesore, komerciale, për shitje me pakicë, për shërbime rekreacioni, për qëllime artistike, sportive, për arsim privat ose për qëllime mjekësore private;

2.4.     Pronë industriale: është prona e cila shfrytëzohet për prodhim, përpunim ose deponim të mallrave, duke përfshirë fabrikat, depot, punëtoritë dhe objektet e tjera të ngjashme;

2.5.         Pronë bujqësore: është toka dhe ndërtesat të cilat shfrytëzohen për qëllime bujqësore;

2.6.     Pronë e paluajtshme e braktisur dhe objektet e pabanuara: Është toka dhe ndërtesat e pabanuara dhe të paqëndrueshme që nuk mund të shfrytëzohen pa u bërë renovime dhe ndërrime të mëdha materiale;

2.7.      Pronë e papërfunduar është prona në ndërtim e sipër, që nuk i plotëson kushtet për shfrytëzim ose për përdorim normal dhe që do të tatimohet 40%, varësisht nga lloji i destinimit.

1. Tarifat  e  tatimit  të  caktuar  për  pronën  në  kategoritë  të  parapara  në  nën-paragrafët

2.3.   dhe 2.4. nuk do të jenë më të mëdha se 2,5 herë të lartësisë së tarifës së tatimit për pronën në kategorinë e paraparë në nën-paragrafin 2.2. të këtij neni.

Neni  8
Lirimi nga tatimi mbi pronën e paluajtshme

1. Këto institucione dhe organizata të mëposhtme lirohen nga tatimi mbi pronën për pronën që e posedojnë ose shfrytëzojnë:

1.1.    Institucionet e Qeverisë në Republikën e Kosovës;

1.2.    Kombet e Bashkuara ose çdo organ i saj, agjencitë e specializuara të Kombeve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian;

1.3.    Forca shumëkombëshe e Kosovës (KFOR-i, ICO dhe EULEX);

1.4.     përfaqësitë diplomatike dhe konzulatat e akredituara në shtetin e Kosovës që rregullimi i tyre bëhet me marrëveshje të reprocitetit mes shteteve ,zyrat e huaja të ndërlidhjes, agjencitë qeveritare, organizatat ndërqeveritare ose agjencitë e huaja donatore që kryejnë ndihma humanitare, punë rindërtimi, administrimi civil ose ndihmë teknike brenda Kosovës;

1.5.     organizatat joqeveritare me status të përfitimit të ndërsjellë publik në përputhje me Ligjin për Asocimin e Organizatave Joqeveritare në Kosovë;

1.6.    institucionet fetare të përcaktuara me ligj, prona e të cilave mbahet dhe shfrytëzohet vetëm për qëllime fetare; dhe

1.7.   objekte të cilat me ligj janë shpallur monumente të mbrojtura kulturore e historike.

1.Lirimi nga tatimi lidhur me pronën e paluajtshme i përcaktuar në paragrafin 1. të këtij neni, nuk vlen për pronarët e pronës së paluajtshme përveç pronave të saktësuara në nën-paragrafin 1.1. paragrafi 1. i këtij neni.

3.  Lirimi nga tatimi sipas paragrafit 1.  të këtij neni  nuk vlen kur:

3.1.   prona shfrytëzohet ose mbahet për shfrytëzimin e veprimtarisë komerciale dhe për krijimin e të ardhurave;

3.2.  prona e zotëruar ose e shfrytëzuar nga një organizatë joqeveritare me status të përfitimit publik nuk shfrytëzohet ekskluzivisht për qëllime të përfitimit publik.

Neni     9
Zbritja lidhur me vendbanimin kryesor

Çdo person fizik, i cili më 1 mars ose para 1 marsit të një periudhe tatimore vendos se prona ose njësia e banimit i shërben si vend kryesor për banim, i lejohet zbritja prej dhjetëmijë (10.000) Eurosh nga vlera e tatueshme e pronës.

Neni  10
Regjistrimi dhe informacioni mbi pronën

 

  1. Të gjithë personat, të cilët posedojnë ose banojnë në një pronë të paluajtshme janë të obliguar që ta regjistrojnë atë pronë në bazën e të dhënave për tatimin mbi pronën komunale dhe t’i ofrojnë komunës përkatëse informacionin lidhur me pronën e paluajtshme e cila i nënshtrohet regjistrimit më 1 mars ose para 1 marsit të çdo periudhe tatimore. Procedurat, duke përfshirë edhe natyrën e informacionit që duhet të sigurohet për këtë qëllim, do të përcaktohen me akt nënligjor nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave.

 

  1. Të gjithë personat të cilët posedojnë, shfrytëzojnë ose marrin një pronë të paluajtshme, përveç rasteve siç është përcaktuar në paragrafin 3. të këtij neni, duhet t’i lejojnë zyrtarët e autorizuar që përfaqësojnë autoritetet komunale të tatimit të hyjnë në tokën dhe në ndërtesat e tyre gjatë orëve të ditës për t’i mbledhur të dhënat lidhur me vlerën e pronës.

 

  1. Komuna përkatëse mund të kërkojë nga Kombet e Bashkuara ose nga çdo organ i saj, agjencitë e specializuara të Kombeve të Bashkuara, KFOR-in, BE, ICO, EULEX ose zyrat e jashtme të ndërlidhjes që posedojnë ose shfrytëzojnë pronë të paluajtshme për të siguruar të dhëna mbi atë pronë për bazën e të dhënave tatimore mbi pronën komunale.

 

Neni  11

Përgjegjësitë komunale

 

  1. Secila komunë duhet të jetë përgjegjëse për funksionet e mëposhtme në administrimin e tatimit mbi pronën sa i përket pronës që është në juridiksionin e saj, siç është:

1.1.      menaxhimi i informatave tatimore mbi pronën dhe futja e të dhënave në bazën Qendrore;

1.2.    vlerësimi i pronës;

1.3.    vjelja dhe vjelja e detyruar e tatimit mbi pronën;

1.4.    ankesat administrative; dhe

1.5.    përgatitja dhe lëshimi i faturave të tatimit.

 

  1. Mënyra e vjeljes së tatimit duhet të caktohet në përputhje me procedurën e parashtruar për këtë qëllim sipas Aktit nënligjor që duhet të lëshohet nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave.

Neni    12

Informacioni lidhur me tatimin mbi pronën

 

  1. Çdo komunë duhet të themelojë dhe të mbajë një bazë të dhënash lidhur me tatimin mbi pronën, duke përfshirë, adresat e pronës, adresat e poseduesve dhe të shfrytëzuesve të pronës, të dhënat mbi tokën dhe ndërtesat, vlerat e pronës, faturat e pronës dhe shënimet mbi pagesat e tatimit.

 

  1. Baza e të dhënave mbi pronën duhet të bazohet në regjistrin e të drejtave mbi pronën dhe kadastrën e tokës. Agjencia Kadastrale e Kosovës, përmes zyrave kadastrale komunale duhet të sigurojë bazën e të dhënave për tatimin mbi pronën dhe informacionin e nevojshëm nga regjistri mbi të drejtën në pronën e paluajtshme. MEF-i duhet të sigurojnë për Agjencinë Kadastrale të Kosovës të dhënat nga baza e të dhënave mbi pronën në intervale kohore të cilat do të caktohen nga Agjencia Kadastrale e Kosovës.

 

  1. Informacioni mbi regjistrimet e pronës në bazën e të dhënave përkitazi me tatimin mbi pronën e paluajtshme duhet të jetë në dispozicion të publikut.

 

Neni  13

Vlerësimi i pronës

 

1. Ministria e Ekonomisë dhe Financave duhet të lëshojë akt nënligjor me të cilin parashtrohen standardet unike të vlerësimit sipas të cilave komuna e vendos vlerën e pronës në treg.

  1. Çdo komunë e përcakton vlerën e tregut të pronës që është nën juridiksionin e saj në pajtim me standardet e përcaktuara në përputhje me paragrafin 1. të këtij neni.

 

  1. Komunat e shqyrtojnë dhe e përcjellin vlerën e tregut të çdo prone që është nën juridiksionin e tyre për çdo tre (3) deri pesë (5) vjet.

 

  1. Komunat e rivlerësojnë pronën çdo vjet nëse janë kryer ndërtime të reja ose përmirësime thelbësore në pronë dhe nëse ekziston ndonjë ndryshim në shfrytëzimin e pronës.

 

  1. Për çdo ndryshim të vlerës së pronës së paluajtshme në shumë mbi 20% të vlerës aktuale të pronës, tatimpaguesit janë të obliguar që këtë ndryshim ta paraqesin në komunë.

 

  1. Pronari ose shfrytëzuesi i pronës mund të kërkojë nga komuna rivlerësimin e pronës kur prona ka pësuar dëm për të cilin nuk është shkaktar ose përgjegjës pronari apo shfrytëzuesi, siç janë dëmet që mund të ndodhin nga thatësia, vërshimi, zjarri, tërmeti, lufta ose katastrofat e tjera.

Neni  14

Faturat e tatimit

  1. Varësisht nga kushtet e parashtruara në këtë ligj, Komuna lëshon fatura të tatimit vjetor mbi pronën.

 

2.  Për çdo vit tatimor Komuna lëshon faturat e tatimit mbi pronën një herë në vit deri më

31  mars të vitit   tatimor.

 

  1. Me kërkesën e komunës Ministri i Ekonomisë dhe Financave mund të lejoj zgjatjen e afatit për faturimin. Kërkesa me shkrim duhet të sqarojë rrethanat të cilat e kanë shkaktuar vonesën e lëshuarës së faturave tatimore.

4.  Fatura e tatimit mbi pronën duhet të përfshijë informacionin e mëposhtëm:

4.1.      identifikuesin e bazës së të dhënave për tatimin mbi pronën;

4.2.    emrin e tatimpaguesit;

4.3.    adresën e pronës;

4.4.     adresën për dërgimin e faturës së tatimit, nëse është e ndryshme nga adresa e pronës;

4.5    vlerën e vlerësuar të pronës;

4.6.    tarifën e tatimit;

4.7.    detyrimin total të tatimit;

4.8.    datën në të cilën duhet të bëhet pagesat e tatimit;

4.9.      procedurën për pagesën e faturës së tatimit dhe

4.10.    shqyrtimin dhe të drejtën për t’u ankuar së bashku me procedurat e nevojshme.

 

Similar articles
menyra e ankimit

bokep indo xnxx porno gratisAmatore Maturo Carino E Coccoloso 無料 エロ 動画 Bionda piccolina si fa scopare la figa dura in hd