Home Biznes Marredhnje pune Stresi në punë

stresi ne pune
stresi ne pune

stresi ne pune

Stresi në punë, stresi në shtëpi, stresi gjithandej

Stresi pa dyshim është bërë një pjesë e pashmangshme e punës dhe jetës moderne. Zakonisht thuhet se vetëm të vdekurit nuk i janë nënshtruar stresit. Stresi sot konsiderohet si njëri ndër shkaqet më kryesore për shumë probleme të punës dhe organizimit, sëmundjeve të zemrës dhe atyre mentale. Veçanërisht si stresuese konsiderohet puna e menaxhimit, prandaj me të drejtë shpesh përdoret termi “sëmundja e menaxhimit”. Ky është një term që shpreh një grup të konsekuencave shëndetësore, që i ka puna e menaxherit, duke pasur parasysh kërkesat dhe kushtet specifike. Megjithatë, stresi nuk është karakteristikë vetëm e punës së menaxherit. Ai lidhet pothuajse me të gjitha punët dhe me çdo situatë. Papunësia, të ardhurat e ulëta, konkurrenca e përgjithshme, njohuritë e nevojshme, pasiguria dhe karakteristikat e tjera të punës dhe jetës bashkëkohore e intensifikojnë potencialin për stres dhe nuk e kursejnë askënd.

Në botë, stresi është problem dominues

Në këtë kohë dinamike mund të vërtetohet lirisht se stresi është njëri ndër problemet dominuese me të cilin sot ballafaqohen organizatat dhe menaxhmenti, të paktën jashtë vendit. Zakonisht, menaxhmenti i kompanisë ndërmerr një sërë aktivitetesh me qëllim të zvogëlimit të shkaktarëve të stresit në organizatë dhe aftësim të të punësuarve për përballje të suksesshme me stresin e pashmangshëm dhe mësimit me të, në mënyrë që të ulen në minimum pasojat e tij te individët dhe organizata. Shumë ndërmarrje të suksesshme investojnë qindra milionë dollarë në programet për menaxhim me stresin.

Çfarë janë stres-programet? 

Stresit, pasojave të tij dhe parandalimit, përkatësisht menaxhimit, në ndërmarrjet tona ende nuk u kushtohet asnjë vëmendje.
“Kompanitë tona më shumë i kushtojnë vëmendje pasojave të stresit sesa parandalimit të tij. Kjo prek kulturën e jetesës sonë. Një ndër arsyet për këtë është papunësia e madhe. Te menaxherët ende vlen qëndrimi se shumë lehtë mund ta zëvendësojnë punëtorin me dikë tjetër që pret të punësohet. Arsyeja tjetër qëndron te ne. Vetë jemi të orientuar drejt arritjes së vlerave më të mëdha dhe e anashkalojmë vetveten. Nuk kemi ndërtuar principe për raportin ndaj stresit. Dhe në fund, kur do t’i ndjejmë pasojat e stresit është tepër vonë “, thotë prof. dr. Robert Dimitrovski, profesor i resurseve humane në Universitetin “FON”.

Hulumtuesit e problematikës së resurseve humane konsiderojnë se situata e këtillë duhet patjetër të ndryshojë jo vetëm për shkak të asaj se njerëzit në vendin tonë në vitet e fundit u janë nënshtruar situatave stresuese, por për shkak se kushtet e punës në shumë ndërmarrje janë veçanërisht stresuese. Sido që të jetë, të ngelemi me shpresë se ekonomia e tregut dhe konkurrenca do të imponojnë te menaxhmenti i ndërmarrjeve tona rregullat botërore që të vendosin kapitalin njerëzor në qendër të vëmendjes.

marre nga:
money.mnogoo.mk/sq/articles/Pune/stresi-ne-pune-stresi-ne-shtepi-stresi-gjithandej
Similar articles
bokep indo xnxx porno gratisAmatore Maturo Carino E Coccoloso 無料 エロ 動画 Bionda piccolina si fa scopare la figa dura in hd