Tag Archives: punim seminarik

biznesi drejt biznesit

Definimi i B2B (Biznesi-drejt-biznesit)

biznesi drejt biznesit

Biznesi elektronik si një degë e re ka një zhvillim të hovshëm në të gjitha aspektet. Si një lëndë e re dhe e cila zhvillohet në kontinuitet, definimi i saj dhe dhe i komponentave të biznesit elektronik shpesh herë ndryshojnë. Duke shfletuar literaturë të ndryshme mund të gjesh disa definicione për një lëmi. Por qka është më e rëndësishmja se esenca e të gjitha definicioneve është e njëjtë, Të bërit biznes nëpërmjet internetit. Një definicion për biznes-drejt-biznesit B2B do të ishte: “Biznesi-drejt-biznesit është lëmi e cila referon transakcionet e kryera ndërmjet organizatave në mënyrë elektronike duke shfrytëzuar Internetin, Ekstranetin, Intranetin ose rjete private.” Nga ky definicion kuptojmë se B2B përfshin të gjtha blerjet dhe shitjet apo këmbimin e informacioneve, porosive të strukturuara, produkteve ose shërbimeve nëpërmjet internetit nga organizata afariste dhe joafariste.

Llojet kryesore të transakcioneve në B2B (biznes-drejt-biznesit)

Numri i shitësve dhe i blerësve dhe forma e participimit e përdorur në B2B determinon këta lloje të tregtisë biznes-drejt-biznesit (B2B):
a) Pala shitëse- një shitës drejt shumë blerësve
b) Pala blerëse- një blerës shumë shitës
c) Berzë elektronike-shumë shitës – tek shumë biznese
d) Bashkëpunimi biznesor- aktivite te tjera përveq përveq blerjes dhe shitjes nëpërmjet partnerëve biznesor.

 

Llojet kryesore të tregjeve elektronike në B2B (Biznes-drejt-biznesit)
Këta forma janë llojet kryesore të tregjeve elektronike në B2B:
• Një-ndaj-shumë dhe shumë-ndaj-një
• Ndërmjetsuesit • Shumë-ndaj-shumë
• Tregtia elektronile kolaborative
• Biznesi-ndaj-biznesit-ndaj-konsumatorit (B2B2C)

Një-ndaj-shumë dhe shumë-ndaj-një
Një-ndaj-shumë dhe shumë-ndaj-një tregjet, një ndërmajre dhe ndoshta edhe të gjitha ndërmarjet tjera( pala-shitëse e tregut), ose të gjithë blerësit(pala-blerëse e tregut) . Për shkak se tregtia elektronike është e fokusuar në nevojat e transakcioneve të ndërmarjeve të vetme të blerejes dhe shitjes , ky lloj i biznesit i tregtisë elektronike është i referuar teCompany-centrik EC. “Company-centrik tregtia elektronike është është pjesë e tregtisë elektronike e cila është e fokususar në nevojat për blerje ose shitje të një ndërmarje” Në company-centrik tregjet ndërmarjet e palës shitëse dhe palës blerëse, individualëisht kanë kontroll mbi atë se kush mer pjesë në transakcionet gjatë shites ose blerjes dhe në mbështetjen e sistemit informativ. Këta transakcione në esencë janë private. Për atë shak tregjet e palës-shitëse dhe palës-blerëse janë të mbikqyrura.

Ndërmjetësuesit
Shumë aktivitete të një-ndaj-shumë dhe shumë-ndaj-një të tregtisë elektronike krahen pa ndihmën e ndërmjetsuesve. Sidoqoftë kur biznesi ndodh në ankande, blerësit e përgjithshëm ose transakcionet koplekse shpesh herë përdoret ndërmjetsuesi.

Shumë-ndaj-shumë

Në shumë-ndaj-shumë tregjet elektronike, shumë blerës dhe shitës takohen nëpërmjet mediumeve elektronike me qëllim të basjkpunimit ndërmjet tyre. Eksistojnë disa lloje të cilat zakonisht njohen si berza elektronike. “Berzat elektronike janë lloj i tregtisë elektronike shumë-ndaj-shumë, të cilat zakosisht janë krijuar dhe mirmbahen nga pala e tretë, në të cilën shumë blerës dhe shumë shitës takohen nëpërmjet mediumeve elektronike për të bashkëpunuar mes veti.” Bezat elektronike janë për të gjitha palët e interesuara (blerësit dhe shitësit).

Tregtia kolaborative
Ndërmarjet bashkëpunojnë ndërmjet tyre edhe për qëllime tjera , përskaj shitjes dhe blerjes. Si shmebull mund të marim tregtinë kolaborative e cila ka të bjë me komunikimin, dizajnimin, planifikimin edhe shkëmbimin e informatave ndërmjet partnerëve biznesorë. Që një biznes të kualifiohet në tregtinë kolaborative, aktivitet e ndërmara patjetër duhet të prezentojnë më shumë se transakcione financiare. Për shembull mund të përfshihen proceset e dizajnimit, prodhimit ose menaxhmentit.
Biznesi-drejt-biznesit-drejt-konsumatorit (B2B2C) Rast special i B2B është B2B2C (biznesi-drejt-boznesit-drejt-consumatorit). Me B2B2C ndërmarjet iu shesin ndërmarjeve por gjithashtu ju shpërndajnë vlera edhe më të vogla individëve ose ndërmarjeve të vogla (konsumaotrëve)

/pjese e punimit seminarik
Universiteti i Tetoves
Punoi: Vullnet Bajrami  
pytje dhe pergjigje

Pytje nga Mikroekonomia dhe Makroekonomia (pjesa pare)

Kapitulli 1

1.Kuptimi i Ekonomiksit?

Ekonomiksi studion anën ekonomike të jetës shoqërore dhe sjelljen e agjentëve ekonomik në shoqëri dhe kushtet ekonomike të bashkëveprimit.

2.Kush jane agjentet ekonomik?

Agjentët ekonomik janë: A) INDIVIDI-FAMILJA (në rolin e zotëruesit të burimeve, ofertuesit dhe konsumatorit), B) FIRMA – organizata që prodhon të mira dhe shërbime, C) QEVERIA – SHTETI si vendimmarrës, krijues dhe mbikqyrës i lojës ekonomike etj.

3.Burimet-faktorët-inputet e prodhimit?

A)    PUNA,

B)    TOKA,

C)    KAPITALI,

D) SIPËRMARRJA

4.Kuptimi i punës?

Aftësia mendore-intelektuale dhe fizike të njerëzve për të punuar-kryer një punë, është njëri prej inputeve-burimeve-faktorëve të prodhimit.

5.Kuptimi i territorit (toka)?

Pasuria natyrore që na rrethon e të gjitha llojeve: toka bujqësore, toka si truall ndërtimi, burimet energjetike, minerale dhe i tërë mjedisi fizik që na rrethon.

6.Kuptimi i kapitalit-elementet e kapitalit?

Kapitali – mallrat e prodhuara për prodhimin e mallrave të tjera. Elementet e mallrave janë: Pajisjet, Makinerit, Ndërtesat, Inventari (Produktet e gatshme, gjysëm produktet-produktet në proces dhe lënda e parë).

7.Kuptimi i Sipërmarrësit?

Aftësia dhe talenti organizativ i disa njerëzve për menaxhim të inputeve ekonomike si: Puna, Toka, Kapitali. Ai kërkon mundësit zhvillimore të organizatës prodhuese-firmat si dhe merr pësipër rreziqe si dhe sjell novacione-rrisi brenda ndërmarrjes.

8. Konceptet e Ekonomiksit?

Konceptet e Ekonomiksit janë:
A) Pasuria – përbëhet nga stoku-rrezerva e mallrave dhe shërbimeve,

A) Mirëqenia – kënaqësia e individit-grupit shoqëror që nxjerr nga konsumi i pasurisë. Mirëqenia ndahet në:

1) Efiqenca – nxjerrja e dobisë maksimale-kënaqësië maksimale nga përdorimi i inputeve ekonomike,

2) Drejtësia – ndarja-shpërndarja e drejtë e mallrave dhe shërbimeve mes individëve dhe grupeve të shoqërisë.

eficenca-pasuria-mireqenia

eficenca-pasuria-mireqenia

 

Grafiku 1.  Kurba e mundësive të prodhimit.

kurba e mundesive te prodhimit

kurba e mundesive te prodhimit

 

9. Teknologjia

Teknologjia është tërësia e aftësiveit dhe njohurive shkencore në lidhje me përdorimin e faktorëve të prodhimit, ku teknologjia e avancuar rrit produktivitetin-sasin e prodhuar për një njesi të inputit.

10. Ligji i rradhësisë?

Ligji i rradhësisë shpallë se mallrat-shërbime janë të rralla-pamjaftueshëm sepse edhe burimet për prodhimin e tyre janë të pamjaftueshëm karshi nevojave të njerëzve për konsum.

11. Zgjedhja-Alokimi?

Zgjedhja – është pasojë e rradhësië, ku duhet bërë zgjedhja mes alternativave për prodhimin e mallrave dhe shërbimeve,

Alokimi – shpërndarja e inputeve të kufizuara mes nevojave konkuruese të pakufizuara të shoqërisë.
12. Alokimi-problemet kryesore-pyetjet?

Alokimi si problem krysor ka disa dimensione dhe i përgjigjet këtyre pytjeve: A) Cfarë të prodhohet, B) Si të prodhohet, dhe C) Për kë të prodhohet.

13. Pjesët e Ekonomiksit?

Ekonomiksi ka 2 pjesë:

A)    Mikro-Ekonomia – studion sjelljen e agjentëve ekonomik, konsumatorëve, firmave të biznesit dhe qeveris, dhe

që veprimtaria e tyre lidhet me alokimin e inputeve dhe funksionimin e fatorëve të veqantë të ekonomisë. Në qendër të vëmendjes makroekonomike janë tregjet e mallrave-shërbimeve të vecanta dhe kushtet e ekuilibrit të tye,

B) Makro-Ekonomia – studion sjelljet e ekonomisë kombëtare, me studimin e agregatëve ekonomik si: Produkti i Përgjithshëm, Punëzënia Totale dhe Papunësia, Niveli i Përgjithshëm i Cmimeve dhe Inflacioni, Ciklet e Biznesit dhe rritja ekonomike.

Pra nuk ka kufi të prerë mes mikro-makro-ekonomisë, por në kohët e fundit po i kushtohet vëmendja gjithnjë e më e madhe e bazae mikroekonomike të dukurive makroekonomike.

14. Kufiri i Mundësive të Prodhimit (KMP)?

KMP – shpreh kombinime të ndryshme të mallrave dhe shërbimeve që mund të prodhojë një vend gjatë një periudhe të dhënë kohore, duke përdorur të gjitha burimet në dispozicion dhe me teknikat më efiqiente të prodhimit.

 

Mundësitë                                   Stofra                                                          Ushqime

(milion ml)                                                   (milion tone)

   A                                                    0                                                               15

B                                                    1                                                               14.7

C                                                    2                                                               14

Ç                                                    3                                                               12

D                                                    4                                                                9

E                                                     5                                                                0

 

 

15.Rritja ekonomike, Produktiviteti ?

Rritja ekonomike – është zgjerim i qëndrueshëm dhe i vazhdueshëm i mundësive të prodhimit e cila kushtëzohet me rritjen e faktorëve të prodhimit dhe përmirësimit të tyre të vazhdueshëm,

Produktiviteti – shpresh sasin e prodhuar të produktit për një njësi të inputeve të përdorura, ky koncept është ngusht i lidhur edhe me efiqencës si koncept më të gjerë të efiqencës ekonomike.

16.Llojet e Efiqencës?

Ekzistojnë disa lloje të eficencave:

      a) Efiqenca Ekonomike – shpreh gjendjen e ekonomisë ku askush nuk arrin mirëqenien e tij pa e cënar mirëqenien e tjetrit. Ekonomia nënkupton arritjan e efiqencës prodhuese, alokative dhe shpërndarëse.

b) Eficenca Prodhuese – prodhimi i njësive të caktuar të produktit me përdorimin e minimumit të inputeve, pra: Produktiviteti Maksimal i Mundshëm (PMM),

c) Eficenca alokative – alokimi i burimeve-inputeve të mallrave aty ku kërkon shoqëria,

d) Eficenca në Shpërndarja – shpërndarja e produkteve të prodhuara ku konsumatorët duke i marrë të dhënat e

të ardhurave (pas pagimit të kontributit-taksave) dhe cmimet e tregut ku konsumatorët nuk do të donin të shpenzonin këto të ardhura në ndonjë mënyrë tjetër.

17. Shpërndarja e burimeve te mbyllura dhe të hapura?

Ekonomia e mbylluar – shpërndarja e inputeve dhe niveli i konsumit janë tëpërcaktuara tërësishtë nga niveli i prodhimit. Pra; nuk mund të konsumohet më shumë sesa prodhohet-disponohet.

Ekonomit e hapura – lidhen njëra me tjetrën në shkëmbimin e mallrave, shërbimeve, përvojave ku një vend mund të konsumojë edhe mallra të prodhuara në vendet tjera, duke zgjeruar mundësitë e konsumit më tej mundësive të prodhit. Pra; Një vend përfiton nga importi e tjetri nga eksporti.

18. Kuptimi i specializimit?

Specializimi – përqëndrim në prodhim i vetëm një prodhukti apo disa produkteve si ps.sh:Gruri, Misri, Rrushi, etj.

19. Kuptimi i Kostos Oportune

Kosto Oportune – ndryshe quhet Kosto Alternative – kuptohet si sakrificë e bërë – heqja dorë nga një e mirë dhe zgjedhja e një të mire të prodhuar më të vlefshme. Rrjedh nga rradhësia e burimeve dhe domosdoshmëria e zgjedhjes.

20. Funksioni i Ekonomiksit?

Ekonomiksi i ka dy funksione:

a)      Funksioni-Pohimi Pozitiv,

b)      Funksioini-Pohimi Normativ.

21.Pohimit Pozitiv-Normativ?

Pohimi Pozitiv – përshkruar dhe shpjegon dukurit, agjentët ekonomik që dëshirojnë të arrijë qëllimet e tyre, ku edhe ju përgjigjen pyetjeve: CFARË ISHTE, CFARË ËSHTË dhe CFARË DO TË BËHET? P.sh. Pohimi Pozitiv është: Deficiti Buxhetor i Shtetit – sjell uljen e papunësisë dhe rritjen e nivelit të inflacionit,

Pohimi Normativ – merr sygjerime rreth rrugëve më eficente për arritjen e synimeve të agjentëve ekonomik. U përgjigjet pyetjeve CFARË DO TË DUHEJ, CFARË DO TË ISHTË MIRË TË NDODHTE. P.sh. Pohim Normativ është – Niveli i papunësisë në Kosovë ëshë i lartë e i cili duhet të ulet. Pohime Normative  janë të shkëputura nga vlerësimet morale të synimeve që duam të arrijmë, por ato qëndrojnë në bazë të rekomandimeve politike.

22. Metoda e Studimit ekonomik?

Ekonomia studiohet sipas dy metodave kryesore:

A) NDUKSIONI – fillon me mbledhjen, përpunimin e më pas analizimin e të dhënave ekonomike dhe vazhdon me zbulimi e lidhjeve te variablat e studiuara dhe të nxirret një përfundim-konkluzion-hipotezë të caktuar. Pra cdo informat e marrë ndahet dhe studiohet e detajizuar.

B) DEDUKSIONI – është verifikimi empirik i përfundimeve të nxjerra e cila shërbehet me teoremën APRIORISTIKE, e cila duket e arsyeshme e bazuar në ide të natyrshme dhe nuk janë rrjedh drejtpërdrejtë nga evidencat statistikore, e kjo teorem demostrohet logjikisht në kontekstin e një modeli ekonomik si një paraqitja të thjeshtëzuar të realitetit ekonomik të ndërtuar mbi supozime-konkluzioneve. Pra, prej informatave analitike bashkohen që të formohet kjo metodë.-Deduksioni.

23. Ekonomia shkenca empirike apo ekzakste?

Ekonomia si shkencë shoqërore është empirike e jo ekzakte, ku ligjet ekonomike janë ligje mesatare dhe nuk shprehin raportin ekzakt, ku më së miri e spjegon sjelljen e grupeve shoqërore sesa të individëve, ku kjo shkencë gjen rregullsi dhe kur ka diferencat e mëdha në sjelljet e individëve.

24. Metoda tjera ekonomike-grafike?

Metodat ekonomike-grafike janë:

A)    Grafiku mes dy faktorëve-inputeve,

B)    Grafiku i serive kohore,

C)    Grafiku i shpërndarë,

D)    Metoda statistikore.

25. Çka është Ekonometria?

Ekonometria – është nevoja gjithnjë më e madhe e përdorimit të metodave statistikore për formulimin e një teorie ekonomike dhe verifikimin e saj. Ekonometria ndër të tjera merret me studimin e drejtimit-menaxhimit dhe të forcës së lidhjeve të variablave ekonomik.

 

 

llojet e komunikimit

Komunikimi

Komunikimi

Eksistojnë shumë definicione të ndryshme për procesin e komunikimit. Komunikimi definohet si bartje e informatave nga dhënësi deri tek marësi me kusht që marësi ta kuptojë atë, kurse në organizatë ose institucion ai është mjet i cili lidh njerëzit në realizimin e qëllimit të përbashkët. Do të thotë që komunikimi nënkupton dërgim, pranim dhe kuptim të informatës.

Komunikimi është punë e përditshme rutinore. Të gjithë ne kemi të drejtë dhe nevojë të e dimë se ç’ndodh rreth nesh, dhe për gjithqka që ka lidhje me ne. Pa komunikim e gjith ajo që e kemi mësuar dhe atë të cilën e mendojmë nuk do të eksiston, ndërsa çdo gjenerat e ardhshme do jetë me e e varfur e më e varfur në aspektin e përvojës dhe dijes. Pa kominukim nuk do të mbeten as organizatat, as udhëheqja e as menaxhimi.

llojet e komunikimit

llojet e komunikimit

 1.1. Procesi i komunikimit

 

Komunikimi është si vepër e vogël skenike, e cila ka më së paku dy aktorë: dërgues dhe pranues të porosive. Porositë të cila dërgohen duhet të jenë të qarta, të sakta dhe të kuptueshme për atë për të cilin janë dërguar porositë.

Porositë nuk artikulohen vetëm në mënyrë verbale. Në procesin e komunikimit, përveq se me fjalë, meret pjesë edhe me gjithë qenien tuaj. Gjestet, lëvizjet, ngjyra e zërit të gjitha ata janë porosi të cila shkojnë së bashku me zërin. Duhet të kujdesemi në atë se qka duhet të thuhet dhe cili është qëllimi i porosisë dhe a do të ketë sukses që porosia të na e sjell efektin e kërkuar nga ai i cili e mer porosinë.

Procesi i thjeshtl i komunikimit është i përbërë prej tre komponentëve:

 

Dërguesi —>Porosia—-Pranuesi

Në përgjithsi, ndërlikueshmërinë e procesit të komunikjmitmund të e shohim përmes konstatimit të Laselovit, se procesi i komunikimit përbëhet nga 5 segmente: kush tha, pse tha, kujt i tha, nëpërmjet cilit kanal dhe me qfar efekti.

Procesin e komunikimit e ndajmë edhe si në vijim:

  • Dërgues-pranues
  • Dërgim
  • Porosi/përshtatje-koordinim e porosive
  • Pranim
  • Analizimi i domethënies së porosive
  • Përgjigje
  • Reagimi i pranuesit të porosisë

 

D.m.th. dërguesi është ruajtës i informacioneve. Nëpërmjet komunikimit informatat dërgohen gjer tek pranuesi, ndërsa çdokund hasen pengesa të cilët mund të e ndalojnë komunikimin e drejtë të transmetimit të informacioneve. Kanali i komunikimit ka kuptimin e objektit i cili e pregadit dhe e modelon mënyrën e transmetimit të informacioneve. Ai mund të jetë :

  • Njëkahësh, dhe
  • Dykahëshe.

Kanali njëkahësh e komunikimit mundëson komunikim në një kah, gjegjësisht dërgimin e porosisë. Kanali dykahësh i komunikimit mundëson dërgimin e informacionit në dy kahje, prej dërguesi tek pranuesi dhe anasjelltas.

Me kodimin informacioni paraqitet si simbole, të dhëna informative dhe të tjera. Në atë formë ajo është më e përshtatshme për dërgim.tek pranuisi informacioni i koduar dekodohet.

1.2. Komunikimi me shkrim

 

Leximi nuk është vetëm një proces i dekodimit të fjalëve të shkruara ose dhënien e kuptimit të fjalëve drejt një definicioni. Leximi është proces i marjes së informatave nga teksti me pëprdorimin e strategjive dhe aftësive të cilët janë në disponim për shumicën tonë. Vëmendje të madhe duhet të i kushtohet gjuhës së shkruar dhe stilit të dërguesit. Menaxherët e mirë do të dinë të lexojnë edhe diqka më tepër nga ajo që është e shkruajtur me fjalë, siq thuhet “lexim në mes reshtave”. Përdorimi i grafikoneve, tabelave, memorandume-letra zyrtare, raporte janë mjete mjete të patjetërsuesh,e në mirmbajtjen e komunikacionit të sukseshëm. Shpesh herë komunikacioni verbal duhet të përdoret para dhe pas komunikacionit me shkrim me qëllim që të gjitha elementet e shkruara në janë të kuptuara drejtë. Përparësia e komunikimit me shkrim është eksistimi i argumentit për atë që është e thënë, ndërsa porosia është e shënuar, dhe pranuesi ka mundësinë që ai atë të e lexon më shum herë.

Mangësitë e komunikimit me shkrim janë:

  • Nuk eksiston mënyrë e shpejtë nëse është mirë e pranuar,
  • Jo çdo herë mundëson përgjigje.

Që porosia me shkrim të jetë më efektive, është e nevojshme që të ndjeken këta këshilla:

  • Të ketë qëllim të qartë
  • Të mendohet për atë i cili do e pranon kur dhe si do e pranon
  • Të zgjidhen fjalët me kujdes
  • Të ketë përmbajtje të shkurtër dhe të kuptueshme
  • Të kontrollohe a është e dërguar gjer tek personi adekuat

1.3. Komunikimi verbal

 

Komunikimi verbal është i rëndësishëm jo vetëm në komunikimin e përgjithshëm por edhe në komunikimet zyrtare. Suksesi i komunikimit verbal në shkallë të lartë nvarët në atë se sa ju jepet rëndësi elementeve të këtij komunikimi të cilët janë: shpejtësia e të folurit, zgjedhja e fjalëve, tempoja e të folurit etj..

Gjatë kominikimit verbal duhet të i jepet më shumë vëmendje mënyrës se si tingëllon ajo që e themi. Duhet pasur kujdesë për lartësinë e zërit. Folja e shpejtë mund të jetë pengesë e komunikimit ashtu që ai që e pranon porosinë mund që të lëshojë diqka nga porosia e pranuar, ndërsa nëse fjalimi është monoton atëherë paraqitet reziku që të paraqitet mosinteresim për temën.

Sa i përket stilit dhe gjuhës duhet që të i largohemi përdorimit të shkurtesave dhe prëdorimit të fjalëve të panevojshme. Gjatë përzgjedhjes së fjalëve duhet të përdoren fjalë të thjeshta, të shkurta  dhe të kuptueshme.

1.4. Komunikimi jo verbal

 

Të folurit e trupit është elemetn i rëndësishëm në aritjen e komunikimit të sukseshëm. Komunikimi jo verbal paraqet reakcion natyror dhe është pjesë përbërëse e çdo bisede dhe si e atillë paraqet një formë shumë të efektshme komunikative. Në komunikimin jo verbal bëjnë pjesë këta elemente:

  • Karakteristikat fizike të personit(pamja, trupi, ngjyra e syve)
  • Përdorimi i hapsirës
  • Përdorimi i kohës

Njerëzit në procesin e krijimit të mendimit për dikë tjetër i marin këta fakte dhe të dhëna:

  • Veshja/stili i veshjes
  • Flokët
  • Pesha
  • Gjatësia
  • Vizit karta
  • Syzat
  • Tituli
  • Buzëqeshja
  • Mënyra e të folurit
  • Mënyra e të përshëndeturit
  • Mënyra e përdorimit të telefonit
  • Veturë

Komunikimi jo verbal e përmison komunikimin e përgjithshëm. Komunikimi jo verbal është posaqërisht i rëndësishëm gjatë bisedimeve, marveshjeve, prezentimeve etj.

Përveq ndëgjimit të oponentit gjatë shprehjes së dëshirave dhe nevojave personale, me vëmendje duhet që të ndiqen gjestet të cilat i bën gjatë të folurit. Folësi duhet të ndëgjohet dhe të ndjekjet me vëmendje me anë të syve.

Punoi: VB

funksionet menaxheriale

Funksionet Menaxheriale

Per aktivitetin manaxherial kane shkuar mjaft autore ishte H.Fayol, i cili qysh ne vitin 1916 dha definicionin e meposhtem: “Te manaxhosh do te thote te parashikosh dhe te planifikosh,te organizosh,te komandosh,te koordinosh dhe te kontrollosh i cili mbetet i vlefshem edhe sot.

Pavaresisht nga tipi i firmes, per arritjen e objektivave te saj, te gjithe manaxheret kryejne kater funksione baze: planifikim, organizim, udheheqje dhe kontroll

Planifikimi

Eshte funksioni baze i manaxhimit,sepse te gjitha funksionet e tjera (organizimi,udheheqja dhe kontrolli) zbatojne vendimet e marra ne momentin e planifikimit.

Gjate procesit te planifikimit percaktohen objektivat e pergjithshme e specifike si dhe programet,politikat dhe strategjite qe duhen ndjekur per arritjen e tyre.

Organizimi

Mbasi jane planifikuar aktivitetet e domosdoshme per arritjen e objektivave,hapi i dyte eshte gjetja e menyres me efektive per realizimin e tyre. Pra ,nepermjet organizimit manaxheret bejne ndarjen e detyrave ndermjet grupeve te punonjesve,percaktimin e manaxherit pergjegjes per cdo grup,te autoritetit dhe te pergjegjesise per cdo pozite,percaktojne diapazonin e manaxhimit,numrin e niveleve te hierarkise dhe menyren me te pershtatshme te departamentizimit etj. Ky funksion i rendesishem,zakonisht kryhet nga manaxheret e nivelit te larte.

Udheheqje – motivim

Procesi i influencimit tek njerezit per te ralizuar objektivat specifike si edhe njohja e nevojave e motiveve te punonjesve jane dy nga momentet me te rendesishme te detyrave manaxheriale. Per te qene efektiv ne punen e tij manaxheri duhet te kuptoje sjelljen e individit dhe te grupit, te njohe e te aplikoje me efikasitet teknikat  e motivimit dhe stilet e lidershipit. Lidershipi efektiv eshte thelbi i manaxhimit efektiv. Manaxheret e nivelit te mesem dhe te nivelit mbikqyres perfshihen me shume ne procesin e udheheqjes/motivimit  sesa manaxheret e nivelit te larte.

Kontrolli

Gjate funksionit te kontrolit manaxheret  ne menyre sistematike bejne krahasimin e performances se organizates me objektivat e planifikuara,dhe ne qofte se konstatohen devijime,ndermerren veprimet e duhura korrektuese, te cilat mund te kerkojne aranzhim te planeve,riorganizime te tjera,kualifikim te stafit apo zevendesime te pjesshme te tij,permiresim te cilesise se lendes se pare te materialeve etj. Kontrolli eshte funksion i cdo manaxheri,qe nga presidenti e deri tek manaxheri me i fundit.

Ne figuren 1.2 duket, qe pavaresisht se keto funksione mund te trajnohen vec e vec, ne fakt ato jane te lidhura ngusht midis tyre dhe varet nga manaxheri menyra se si di ti koordinoje ato per arritjen e objektivave te organizates.

mare nga:
Universiteti shteteror i tetoves

Fakulteti : Administratued Publike


					
si te shkruhet

Si të shkruajm një punim Seminarik

si te shkruhet

Si duhet të shkruhet një punim seminarik në përgjithësi p.sh për lëndët juridike

Qëllimi i të shkruarit të punimit seminarik është puna individuale si dhe hulumtimi i vet studentit lidhur temën e zgjedhur. Gjatë të shkruarit të punimit seminarik studenti duhet të ketë parasyshë inkorporimin e dijeve të tij praktike dhe teorike lidhur me temen konkrete si dhe dhënien e përfundimeve dhe rekomandimeve individuale për zgjidhjen e çështjes që e hulumton. Punimi duhet të bazohet në leximin paraprak të temave nga burime të ndryshme (më së paku pesë-5). Shfrytëzimi i literaturës nacionale dhe literaturës së huaj, luan një rol të rëndësishëm gjatë citimeve të profesorëve, autorëve si dhe shkenctarëve të vendeve të ndryshme, gjë që tregon aftësinë e studentit për një kërkim më të thellë rreth çështjes dhe problematikës juridiko-civile që e analizon. Lejohet edhe shfrytëzimi i teksteve shkencore nga resurset e internetit. Ne Studentët duhet të kemi parasyshë që shfrytëzimi i resurseve të internetit duhet të bëhet duke i respektuar rregullat etike për citim dhe përshkrim të saktë të burimit.

Continue reading “Si të shkruajm një punim Seminarik” »