Home Ekonomi Marketing Misioni i ndermarrjes

Mjedisi në të cilin vepron ndërmarrja i siguron asaj resurse të cilat ndërmarrja i shfrytëzon për
ekzistimin e saj.
Kjo vlenë edhe për organizatat shtetërore e poashtu edhe për ndonjë kolegj apo universitet.
Si kundërvlerë për këto resurse që i shfrytëzon  ndërmarrja ajo duhet ta furnizoj mjedisin me produkte dhe shërbime të një cilësie të lartë dhe çmim të pranueshëm. Me fjalë të tjera secila ndërmarrje ekziston me qëllim që të arrijë diçka në një mjedis të  madh dhe ky apo mision zakonisht është i qartë që në zanafillën e organizatës. Me kalimin e kohës ndërmarrja zgjerohet dhe kështu ndryshon e me të ndryshojnë edhe mjedisi dhe personeli menaxhues. Si rezultat i kësaj ndodhin një apo dy gjëra. Qëllimi origjinal i ndërmarrjës mund të bëhet i padëshiruar me zgjerimin e ndërmarrjës në produkte të reja, tregje të reja apo edhe në industri të reja. P.sh. Levi Strauss ka filluar me prodhimin e robave të punës. Gjëja
e dytë që mund të ndodhë është se misioni  origjinal mund të jetë ende i dëshiruar por menaxherët e ndërmarrjës fillojnë që ta  humbasin interesimin në të. Ndryshimet në mjedis poashtu mund ta bëjnë qëllimin të papërshtatshëm për aktivitetet e
ndërmarrjës.Si rezultat i këtyre kushteve paraqitet ndërmarrja e udhëhequr pa një mision, vizion apo qëllim të qartë prandaj, edhe kjo mund ta shtyej atë në marrjën e vendimeve kritike. Si rezultat i kësaj menaxherët e ndërmarrjës janë të detyruar që të kërkojnë një mision tjetër apo prerazi të forcojnë apo të rivendosin misionin origjinal të ndërmarrjës.
Misioni dhe vizioni paraqiten si dy segmente të cilat udhërëfejnë ndërmarrjën në aksione afatgjate për pozicionim
strategjik në treg për veprimtarinë të cilën e ushtron ajo.

Misioni i një organizate paraqet arsyetimin e ekzistimit të saj.

Misioni është një segment afatgjatë që tregon se çka dëshiron të bëhet ndërmarrja; synim i vetëm që e diferencon atë nga
ndërmarrjet e tjera të ngjajshme dhe mjet me të cilin arrihet ky diferencim. Në esencë misioni e definon drejtimin nëpër të cilin është duke udhëhequr ndërmarrja dhe si do të arrij sukses në realizimin e qëllimeve të dëshiruara.
Derisa dikush thekson se misioni dhe vizioni dallojnë për nga qëllimet e tyre duhet ditur se si misioni ashtu edhe vizioni
reflektohen në përpjekjet e organizatës për të udhëhequr sjelljet, për të krijuar kulturën dhe të frymëzoj premtimet.Sidoqoftë, me rëndësi është që të dijmë se misioni vjen nga esenca dhe është praktike, është lehtë për t’u identifikuar me të dhe është i lehtë për t’u mbajtur në mend. Kështu misioni do të tregoj drejtimin dhe rëndësinë të
gjithë anëtarëve të organizatës varësisht nga niveli i tyre organizativ. Pyetjet kryesore të cilave duhet përgjegjur me rastin e vlerësimit dhe formimit të misionit të një organizate janë:

Ç”është biznesi jonë?
Cilët janë konsumatorët?
Ç’ka vlerësojnë konsumatorët? dhe
Ç’farë do të jetë biznesi jonë?

Përgjegjet në këto pyetje janë në një mënyrë parashikim në bazë të të cilave udhëhiqet biznesi dhe në bazë të të cilave do të mirren vendimet në të ardhmën. Derisa këto pyetje po duken të thjeshta në të vërtetë ato janë shumë të vështira dhe kritike prandaj përgjegjësia për t’iu përgjigjur këtyre iu bie niveleve të larta menaxherike. Me rastin e formimit të misionit
menaxherët duhet t’i kenë paraqyshë tri elemente kyce:

*Historinë e organizatës,
*Përparësitë dalluese të saj dhe
*Mjedisin në të cilin vepron.

*Historia e organizatës– Çdo organizatë-e madhe apo e vogël-profitabile apo joprofitabile- e ka historinë e vet të
qëllimeve, mirënjohjeve, gabimeve dhe rregullave. Me rastin e formulimit të misionit duhet marrë në konsiderim karakteristikat kritike dhe ndodhitë në të kaluarën e organizatës.

*Përparësitë dalluese– Edhe pse një ndërmarrje mund t’i bëjë shumë gjëra, ajo duhet të përqëndrohet në ato veprime
që i bënë më së miri. Përparësitë dalluese të organizatës janë ato gjëra që mund t’i bëjë ndërmarrja më së miri, aq mirë sa që e bëjnë atë që të dallohet dhe të fitoj në avantazh ndaj ndërmarrjeve tjera të ngjajshme. P.sh. për HoneyWell, përparësi e tyre
është prodhimi dhe shpërndarja e linjës superiore të termostateve. Por, pa marrë parasyshë se si paraqiten ato në treg, që tëmund të ketë avantazh ndaj konkurrencës, ndërmarrja duhet të formuloj strategjinë bazuar në përparësitë dalluese të saj.

*Mjedisi i organizatës– mjedisi në të cilin vepron organizata i dikton mundësitë, pengesat dhe kërcënmet të cilat duhet të identifikohen me rastin e formulimit të misionit. P.sh. menaxherët e një industrie, në të cilën ndikim të madh kanë ndryshimet teknologjike, vazhdimisht duhet të pyesin se: Si do të ndikojnë ndryshimet teknologjike në sjelljet e konsumatorëve dhe në mjetet të cilat nevojiten për udhëheqjen e biznesit të tyre? Sidoqoftë, është shumë vështirë që të
shkruhet një mision efikas dhe i përshtatshëm. Është e zakonshme për organizatat që të kalojnë dy apo më tapër vjet në formulimin e një misioni.

Gjate formulimit te misionit duhet pasur kujdes që ai të jetë i orientuar:

  • • Kah tregu,
  • • të jetë i arritshë,
  • • motivues dhe
  • • specifik.

 

Mission

* Orientimi i misionit kah tregu – Konsumatorët apo klientët e një ndërmarrjeje janë segmente kritike ne përcaktimin emisionit të organizatës. Tradicionalisht, shumë ndërmarrje e kanë definuar misionin e tyre në bazë të asaj se çfarë kanë
bërë dhe në të shumtën e rasteve e kanë emërtuar ndërmarrjën në bazë të produkteve apo shërbimeve që i kryejnë. Shumë nga këto organizata kanë arritur që të kuptojnë se me vjetërsimin e produkteve dhe të teknologjisë vjen edhe deri te
vjetërsimi i misionit të organizatës kështu që emri i saj nuk paraqet më atë çka bënë organizata. Prandaj, duhet gjetur mënyrën më të mirë dhe më të qëndrueshme për definimin e misionit të organizatës. Në vitet e fundit, si element i
rëndësishëm në formulimin e misionit është më tepër orientimi ekstern sesa ai intern. Me fjalë të tjera, misioni duhet të jetë më tepër i orientuar në një klasë më të gjërë të kërkesave dhe nevojave të konsumatorëve të cilat ndërmarrja dëshiron t’i plotësoj apo përmbushë (orientimi ekstern) sesa që duhet të jetë i orientuar në pamjën fizike të produktit apo shërbimit të cilin ndërmarrja është duke e ofruar (orientimi intern). Kështuqë ato organizata të udhëhequra nga tregu janë më të gatshme dhe kanë mundësi më të mëdha që vazhdimisht t’i parashikojnë mundësitë e tregut dhe t’iu përgjigjen
atyre para konkurrentëve të tyre. Këtë shumë qartë e ka paraqitur Peter Drucker:
“Biznesi nuk është i definuar përmes emrit, statusit apo artikujve të kompanisë. Ai është i definuar në bazë të nevojave që konsumatorit i plotësohen me konsumimin e produkteve apo shërbimeve të saj. Kënaqja e nevojave është qëllimi dhe misioni i secilës ndërmarrjeje.
Prandaj, në pyetjen se Çka është binesi jonë? Mund të
përgjigjemi vetëm nëse shikojmë në biznesin tonë nga jashtë pra nga pikëpamja e konsumatorëve dhe tregut”.
Edhe pse Peter Drucker orientohet me këtë më tepër nga ndërmarrjet afariste, duhet theksuar se e njëjta vlenë edhe për organizatat joprofitabile dhe ato qeveritare. Kjo nevojë e orientimit ekstern ka për
qëllim që të formoj misionin në baza të shërbimit të një grupi të caktuar të konsumatorëve apo klientëve me përmbushjën e një klase të caktuar të nevojave.

I Aritshëm
Derisa misioni ka për qëllim që ta drejtoj organizatën drejt arritjës së një rendimenti më të madh, ai në të njëjtën kohë duhet
të jetë i arritshëm dhe real. Me fjalë të tjera ai duhet të hapë një vizion të mundësive të reja duke mos e shtyrë organizatën drejtë sprovave jo reale të cilat e udhëheqin të tej mundësive që i ka.

Motivues
Një nga anët positive por edhe më të rëndësishme të një misioni të definuar mirë është udhëzimi që misioni iu ofron
punëtorëve dhe menaxherëve që punojnë nëpër njësi biznesore të shpërndara gjeografikisht dhe që punojnë në punë të pavarura. Prandaj, rezultatet e fundit siç janë shitja, redukimi I krimeve të dhunshme mund të pasqyrohen si rezultate të një misioni të realizuar dhe të përfunduar me sukses.

Specifik
Siç e dime nga më herët, relacionet publike nuk duhet të jenë qëllim primarë I një misioni. Misioni duhet të jetë specifik në mënyrë që t’i ofroj udhëzime dhe orientime menaxhmentit në kohën kur ata duhet të zgjedhin në mes alternativave të ndryshme për marrjën e aksionit për punë. Me një fjalë, “Të prodhojnë kualitetin më të lartë me shpenzime më të ulëta” nuk është e mjaftueshme për t’i udhëzuar menaxherët drejt veprimeve të duhura.

 

Marre nga: Strategjite e marketingut
Prof. Dr. Nail Reshidi

 

Similar articles