Home Ekonomi Marketing Tipologjia e tregut

Tipologjia e tregut përmban ndarjen, klasifikimin e tregut të tërësishëm në tipe të veçanta, që kanë nga disa specifika të përbashkëta ose të ngjajshme.

Pa klasifikimin e tregut në tipe është e pamundur, përkatësisht i kufizuar shqyrtimi dhe analiza e tij. Duke e ndarë në tipe me karakteristika përafërsisht të përbashkëta krijohet mundësia e analizimit të tij real dhe përcaktimit të strategjisë më efikase në planifikim.

Tipet e tregut janë të shumëllojshme,varësisht nga prizma që vështrohen.

Nga pikëpamja gjeografike e politike tregu ndahet në:

  • lokal ( tregu i një rajoni, krahine, të njësisë territoriale-politike),
  • kombetar (i përfshirë brenda kufijve të një vendi),
  • ndërkombëtar (treg i shtrirë në më tepër se në një shtet, kontinent deri në përfshirjen ë tërë tregut botëror),
  • evropian (tregu në kontinentin e Evropës),
  • aziatik (në kontinentin e Azisë),
  • amerikan (tregu i SHBA-ve, madje i kontinenteve amerikane),
  • ballkanik (tregu i përfshirë në Gadishullin Ballkanik),
  • mediteran (i shtrirë në rajonin e Mesdheut), etj.

Analiza e tregut për bazë e ka mallin e produktet dhe shërbimet, pra sasinë dhe strukturën e tyre. Produktet veçohen me specifikat që i kanë të natyrës fiziko-kimike dhe të atributeve tjera, si cilësi për përmbushjen e nevojave. Ndarja e tregjeve nga aspekti i mallit bëhet nga tërësia më e madhe deri te njësitë më të vogëla të zbërthyera.

Në ndarjen sipas komplekseve dallohen këto tipe:

–          tregu i produkteve, i shërbimeve, kapitalit, i sendeve të patundshme e tjerë.

Nëpërmjet shkoqitjes së tipeve të tregjeve nuk vihen në pah vetëm, nuk analizohen vetëm raportet mes ofruesëve dhe kërkesës, blerësve dhe shitësve, por edhe në mes vet ofertave.

Është fjala për konkurrencën në masa të degëve, ndërmarrjeve dhe produkteve të njëjta dhe të ndryshme që në treg paraqiten si konkurrentë. Nga ky aspekt, veçohen këto tipë:

–          tregu i konkurrencës së plotë apo të papërkufizuar,

–          tregu monopolist,

–          tregu i konkurrencës jo të plotë ose të kufizuar.

 

Tregu i konkurrencës jo të plotë ose të kufizuar është realitet më i gjërë. Eksistojnë forma të ndryshme në këto fusha, varësisht nga numri i shitësve, ose i blerësve. Ja disa tipe:

–          duopol (në treg dy oferta-dy shitës),

–          oligopole ( tregu me numër të vogël të ofertave, të shitësve),

polipol ( kur në treg janë të parnishëm shumë shitës)

 

Autor:
T. Oxha
Menaxherat.com

Similar articles
bokep indo xnxx porno gratisAmatore Maturo Carino E Coccoloso 無料 エロ 動画 Bionda piccolina si fa scopare la figa dura in hd