Home Ekonomi Menaxhment Rolet dhe aftesite e menaxherit

Manaxheret kryejne dhjete role, te cilat ai i klasifikoi ne tri grupe te medha:

 

Rolet nderpersonale

Rolet informuese

Rolet vendimore

Manaxheret kane pozita te ndryshme ne hierarkine manaxheriale, pozite nga e cila buron nje autotitet dhe status i caktuar, ku zene fill rolet e paraqitura ne figuren 1.4

rolet e manxherit

 

Rolet nderpersonale– Tre jane rolet nderpersonale te manaxherit :

Figure qendrore.- ne kete rol ai bashkevepron me te tjeret dhe kryen detyrat ceremoniale,si per shembull, pret vizitoret, merr pjese ne ngjarje te rendesishme si nenshkrimi i kontratave, inagurimi i nje uzine, dalja e nje punonjesi ne pension etj. Disa nga detyrat e ketij roli jane kryesisht ceremoniale, disa te tjera jane me te rendesishme,por ne asnjeren prej tyre nuk kemi marrje vendimesh te rendesishme.

Lider -ky rol ka rendesi te vecante dhe shfaqet ne marredheniet midis manaxherit dhe vartesve te tij. Manaxheri merr ne pune,kualifikon,motivon vartesit, i ngre ne pergjegjesi ata dhe sipas rastit, pushon edhe nga puna individ te ndryshem.

Nderlidhes. Ne kete rol te trete manaxheri vepron si nderlidhes midis njesise se tij dhe njesive te tjera brenda kompanise,si edhe ndermjet kompanise dhe te tjerve jashte saj si me furnitoret,klientet etj.,lidhje keto qe i realizon nepermjet konferencave,evenimenteve sociale etj

Rolet informuese ky grup rolesh eshte e lidhur me marrjen dhe transmetimin e informacionit:

Monitorit (vrojtues). Manaxheri vrojton ne menyre te kujdesshme se cfare ndodh perreth organizates se tij dhe mbledh informacionin qe eshte i rendesishem per organizaten e tij nga gazetat,revistat,publikimet dhe burimet e tjera te informacionit.

Shperndaresit te informacionit. Eshte e kunderta e rolit te mesiperm. Ne kete rol,manaxheri shperndan informacionin e mbledhur nga burime te ndryshme tek individet apo njesite e organizates,per te cilet ky informacion eshte i vlefshem.

Zedhenesit. Manaxheri, ne kete rol, perfaqeson organizaten perpara grupeve te ndryshme te cilat mund te jene organet e shtypit, institucionet qeveritare, publiku i gjere, organizata tregtare etj. Ai jep informacion dhe iu pergjigjet pyetjeve te ndryshme ne emer te kompanise.

 Rolet vendimore

Grupin e trete te roleve manaxheri e perdor kur merr vendime per ceshtje apo situata te ndryshme. Konkretisht,kemi te bejme me rolin e:

Sipermarresit,-ne te cilin manaxheri analizon dhe percakton oportunitetet qe i ofrohen kompanise dhe e udheheq ne ate drejtim. Ne kete rol manaxheri ndermerr apo hedh vazhdimisht ide te reja..

Trajtuesit i konflikteve. Ne kuadrin e ketij roli manaxheri merret me zgjidhjen e konflikteve te ndryshme brenda organizates sikurse mund te jene konfliktet midis individeve, grupeve, midis organizates dhe sindikates etj,

 Alokatorit i burimeve. Ne kete rol manaxheri merr vendimet per menyren e shperndarjes se burimeve midis departamenteve,sektoreve apo fushave te ndryshme te organizates. Negociatorit. Gjate permbushjes se ketij roli manaxheri merret me hartimin e kontratave apo marreveshjeve te kompanise duke mbrojtur interesat e saj. Te tilla kontrata mund te jene kontrata per blerje apo shitje produktesh,kontratat e punes me sindikatat etj.

 

AFTESITE E MENAXHERIT

R.Katz ne studimet e tij shkencore aftesite manaxheriale i klasifikoi  ne tri kategori:

aftesi teknike,

aftesi nderpersonale (apo humane) dhe

aftesi konceptuale.

Aftesite teknike keto lloj aftesish jane me te rendesishme per manaxheret e nivelit te ulet,sepse manaxheret mbikqyres duhet te trajnojne vartesit e tyre per perdorimin efektiv te makinerive dhe pajisjeve. keto aftesi  jane me pak te nevojshme per manaxheret e dy niveleve me te larta.

Aftesite nderpersonale (ose humane) keto lloj aftesish jane me te rendesishme per nivelin e ulet dhe te mesem te manaxhimit,sepse ata shpenzojne me shume kohe me vartesit. Rendesia e tyre eshte me e vogel ne nivelin e larte manaxherial.

Aftesite konceptuale-keto lloj aftesish jane me te rendesishme ne planifikimin strategjik, pra jane me te rendesishme per manaxheret e nivelit te larte,dhe me pak te rendesishme per nivelin e mesem dhe te ulet.

Ne figuren 1.6 paraqiten skematikisht aftesite manaxheriale sipas nivelit te drejtimit

niveli menaxherial

Aftesia diagnostikuese-jane ato lloj aftesish qe i nevojiten manaxherit per te indentifikuar dhe kuptuar situatat, keto lloj aftesish, jane me te rendesishme per manaxheret e nivelit te larte. Me uljen e nivelit, bie edhe rendesia e tyre.

Kendeveshtrimi bashkekohor mbi aftesite e manaxherit

Pergjithesisht sot aktivitetet kryesore qe realizon nje manaxher klasifikohen ne tre grupe te medha:

1.Aktivitete te lidhurame detyren,-. Te tilla detyra perfshijne planifikimin afatshkurter, qartesimin e objektivave te puneve ne organizate si dhe monitorimin e operacioneve dhe te performances.

Aktivitete te lidhura me njerezit.Ne keto aktivitete hyjne mbeshtetja dhe nxitja e vartseve, vlersimi i perpjekve dhe arritjve te tyre, zhvillimi i aftesive dhe konfidences tek antaret e organizates, kunsoltimi gjate procesit te vendim-marrjes dhe dhenja e kompetetencave per zgjithjen e problemve te ndryshme.

Aktivitetet qe lidhen me ndryshim.– Keto aktivitete jan monitorim i mjedisit te jashtem te organizates, propozimi i stratigjive dhe i vizionit  te ri, stimulimi i mendimit novator si edhe marrja e riskut per realizimin e ndryshimit te nevojshem.

marre nga: Bazat e Manaxhimit – Dispence

Similar articles