Home Trajnime Biznes Online Biznesi elektronik

biznesi elektronik

Biznesi elektronik – filloi në vitin 1996, kur kompania Amazon.com
filloi të sjellë në internet industrinë e librave elektronik ,duke mundësuar
prezantimin e katalogëve, broshurave, kryerjen e pagesave etj. Modeli i
biznesit ishte një shitës me shumë blerës(1 më shum).
I njohur si e-comerce ose ecomerc, konsiston në blerjen ose në shitjen e
produkteve ose shërbimeve duke përdorur një sistem elektronik siç është
interneti.

biznesi elektronik
Kuptimi I termit “Biznes elektronik” ka ndryshuar me kalimin e
kohës. Në fillim i referohet transaksioneve komerciale në formë elektronike,
në përgjithësi bazohej mbi një teknologji të quajtur EDI (elektronik data
interchange) e cila përdorej për të dërguar dokumente komerciale në formë
digjitale. Në vijim do të shtohen edhe funksione të tjera, që nga blerja e
produkteve ose shërbimeve duke përdorur www ( world wide web) duke
përdorur servera të sigurt,dhe me shkëmbimin e pagesave online (siq janë
pagesat me kartela të kreditit)
Biznesi elektronik është biznes i cili zhvillohet me ndërmjetësimin e
teknologjisë informatike komunikues, e sidomos teknologjisë së internetit.
Biznesi elektronik vazhdimisht gjeneron modele të reja afariste, lloje të reja
të partneritetit afaristë dhe mënyra të reja të afarizmit.
Biznes elektronik nënkupton :
-optimizmin e proceseve afariste (prodhimin,marketingun, distribuimin,
shitjen, pagesat etj).
-përmirësimin e marrëdhënieve (me publikun,me klient,furnizues,
distributor etj).
-përmirësimin e shërbimeve afariste (në banka , agjensione të advokimit,
të kontabilitetit etj). Biznesi elektronik ka ndryshuar në mënyrë rapide ekonomin,
shoqërinë dhe politikën. Kjo është arsyeja kryesore sepse sot interneti dhe
zhvillimi i afarizmave përmes rrjetave kompjuterik dhe në mënyrë
elektronike i kushtohet kaq shumë rëndësi viteve të fundit. Pa marr
parasysh se çfarë biznesi zhvillon është kuptuar se për mes internetit
mund të sigurohen të hyrat e përgjithshme dhe të zvogëlohen shpenzimet.
 Definimi i biznesit elektronik
Biznesi elektronik mundëson afarizëm efikas, duke mos përdorur
dokumentet e letrës dhe kontaktet e drejtpërdrejta ndërmjet pjesëmarrësve
në procesin e komunikimit afarist. Afarizmi në të cilin transaksionet afariste
realizohen në mënyrë elektronike njihet me emrin afarizëm elektronik (angl.
Elektronic business). Biznesi elektronik ose biznesi-e (nga gjuha
angl.electronic business,ose “e-business”) në kuptim të gjër mund të
definohet si proces afarist I cili realizohet me ndihmën e sistemeve
informatike të automatizuara.
Biznesi elektronik nënkupton atë formë të biznesit në të cilën
transaksionet afariste realizohen kryesisht në mënyrë elektronike .
Në përgjithësi biznesi elektronik mund të definohet në disa aspekte:
1. Nga aspekti I komunikimit-nënkupton dërgimin e informatave,
produkteve, shërbimeve, ose pagesat për mes telefonit, rrjeteve
kompjuterike ose mjeteve tjera.
2. Nga aspekti I afarizmit- nënkupton përdorimin e teknologjisë digjitale
në proceset e automatizuara afariste.
3. Nga aspekti I shërbimeve paraqet një vegël e cila shfrytëzuesve të
shërbimeve I siguron të dhëna më të shpejta lidhur me ofertën e
shërbimeve.
4. Nga aspekti I perspektivës on-line siguron mundësin e blerjes dhe 

shitjes së produkteve dhe informatave për mes internetit dhe serviseve
tjera on-line.
Prandaj , në përgjithësi themi se “biznesi elektronik” nënkupton blerjen dhe
shitjen e informatave,produkteve dhe shërbimeve për mes rrjetave kompjuterike dhe përkrahjen e të gjitha llojeve të transaksioneve afariste
për mes infrastrukturës digjitale.
Në përgjithësi arsyet e përdorimit të biznesit elektronik jan arsye
ekonomike.
Modelet e biznesit elektronik
Me përdorimin e internetit biznesi elektronik është bër realitet dhe
janë krijuar mundësit për zhvillimin e afarizmit midis ndërmarrjeve
pavarësisht se ku ndodhen ato. Si rezultat I komunikimit me rrjeta janë
zhvilluar disa modele të tregtisë elektrike siç janë:
-modeli B2B (business to business)
-modeli B2C (business to customer)
-modeli C2C (customer to customer)
-modeli C2B (customer to business)
-Modeli B2B (business to business) paraqet modelin e afarizmit I cili
zhvillohet midis ndërmarrjeve të cilat shkëmbejnë mallrat, shërbimet ose
informatat njëra me tjetrën.
Modeli B2C (business to customer) paraqet modelin afarist I cili
zhvillohet ndërmjet ndërmarrjeve dhe konsumatorëve. Kemi një lidhje
direke ndërmjet ndërmarrjeve dhe konsumatorëve. Konsumatoret e
porosisin mallin dhe shërbimet në mënyr elektronike nga ndërmarrja.
Ekzistojnë edhe modele tjera të tregtisë elektronike të cilat janë
kombinim i formave të përmendura më lartë.
B2B2C (business to business to customers) C2B2C (customers to business to customers)
Punoi: Agim Morina
mara nga: arditmuca.files.wordpress.com