Si të shkruhet një Letër Motivuese?
Pamarrëparasysh se sa e mirë është rezymeja juaj, duhet të keni edhe një letër motivuese të shkruar mirë, e cila do të shkojë bashkë me rezymenë. Letra juaj e motivimit mund të shpjegojë se pse ju jeni personi i duhur për pozitën për të cilën ju po aplikoni dhe një letër e tillë e mirë ndihmon që rezymeja juaj të shikohet. Ndiqni hapat e mëposhtëm që të bëni një letër motivimi të shkëlqyer dhe t’i jepini vetes mundësi për punën e re.
………………………………………………………………………………………………
Hapi 1: Para se të shkruani letrën tuaj të motivimit
- Gjithmonë shkruani një letër motivimi kur të dorëzoni një rezyme, edhe nëse postimi i punës nuk e ka kërkuar një.
- Një letër e mirë motivimi mund të inkurajojë punëdhënësin tuaj të ardhshëm që të konsiderojë rezymenë tuaj.
- Hulumtoni mbi kompaninë për të cilën e shkruani letrën e motivimit, para se të shkruani letrën. Duke ditur në lidhje me nevojat momentale dhe planet e së ardhmes do t’ju ndihmojë të shkruani një letër që tregon çfarë vlere do të keni.
………………………………………………………………………………………………
Hapi 2: Zgjedhni një stil të letrës së motivimit
Ka dallime të vogla në llojin e letrës së motivimit që ju do të duhej të dërgonit.
Letrat e motivimit në lidhje me postim të punës:
- Përmendni postimin e punës, ose në një rresht të letrës suaj të motivimit ose në përbërje të letrës.
- Përmendi se ku e keni parë postimin e punës.
- Ju sigurisht dëshironi t’i përgjigjeni shpejtë postimit të punës, por duke bërë hulumtim në lidhje me kompaninë do d’ju bëjë juve të dalloheni.
Letrat e motivimit përmes postës elektronike
- Shumë letra të motivimit dergohen përmes postës elektronike, që do të thot se ato ndikohen nga ajo se a do ta hapë punëdhënësi rezymenë e bashkëngjitur.
- Letrat e motivimit përmes postës elektronike janë zakonisht më të shkurtëra sesa letrat tradicionale, pra përfitoni nga tema për të bërë postën tuaj elekrtonike që të dallohet. Mos përfshini vargun e përgjithshëm “Dorëzimi i Rezymesë”, vetëm nëse ajo specifikisht kërkohet.
- Sigurohuni që të përfshini emrin tuaj të plotë dhe informatat e kontaktit në postën elektronike.
- Germëzimi dhe gramatika llogariten edhe në postë elektronike!
Kërkesa të letrës së motivimit
- Një letër e kërkesë i dërgohet menaxherit të përgjithshëm të punësimit, jo në përgjigje të postimit të punës.
- Një letër e kërkimit duhet prapë se prapë të shpjëgojë llojin e punës që ju e dëshironi.
- Edhe nëse nuk jeni duke aplikuar për një punë të caktuar, ju prapë duhet të tregoni që keni hulumtuar në lidhje me kompaninë dhe të shpjegoni se si aftësitë tuaja i përmbushin kërkesat e kompanisë. Tregoni se si ju do të kishit vlerë për ta.
- Shkruani që do të shkoni deri në fund të mundësive të mundshme, dhe pastaj bëni ashtu!
………………………………………………………………………………………………
Hapi 3: Filloni letrën tuaj të motivimit
- Sigurohuni që emri juaj, adresa, numri i telefonit dhe posta elektronike janë në krye të letrës.
- Rregullat për postë elektronike janë më të thjeshta, por ju prapë dëshironi që këto informata të jenë në mesazhin tuaj.
- Kurrë mos dërgoni letër motivimi departamentin gjeneral të HR (burimeve njerëzore) ose të adresuar si I dashur Zotëri/Zonjë. Në vend të kësaj, zbuloni se kush është përgjegjës për punësimin e pozitës që kërkoni dhe adresojeni letrën tek ai person.
- Sigurohuni që të germëzoni emrin korrekt dhe përdorni titullin e duhur.
- Telefononi kompaninë që të merrni këto informata, nëse është e nevojshme, përvec nëse kompania specifikon të mos telefonohet.
- Përdorni përshëndetje profesionale:
E dashur Sara: – Shumë joformale
E dashur znj. Gashi: – Hapje e mirë
7. Përdorni emrin e plotë të adresuarit nëse nuk jeni i sigurtë se cilin titull të përdorni.
………………………………………………………………………………………………
Hapi 4: Shkruani letrën tuaj të motivimit
- Nëse aplikoni për një punë specifike, sigurohuni që të referoni pozitën në letrën tuaj.
- Përmendni se ku keni dëgjuar për pozitën.
- Nëse ka ndonjë ID numër të punës, shkruajeni atë.
- Ju nuk dëshironi të jeni të flakur tutje nga një rekrutues i shqetësuar.
- Tregoni që keni hulumtuar për pozitën dhe për kompaninë.
- Flisni se si aftësitë tuaja përshtaten me kërkesat e pozitës, në mënyrë që të depërtojë tek lexuesi dhe të theksojë interesin tuaj.
- Mundohuni që të përfshini informata të reja kur përshkruani se si i plotësoni kushtet e pozitës, në vend që të përsërisni se çfarë është e shkruar në rezymenë tuaj.
- Kjo mund të nënkuptojë një zbulim më të thellë të diçkaje në rezymenë tuaj, apo një temë të lidhur e që nuk është përshtatur në rezyme.
- Mos përdorni shumë “unë” apo “mua”, ose të flisni për nevojat dhe dëshirat tuaja; shpjegoni se si do të jeni të vlefshëm për kompaninë dhe se si ju mund t’i ndihmoni atyre.
- Jini pozitivë në letrën tuaj. Askush nuk ka dëshirë të punësojë një punëtor të pakëndshëm.
- Mbani mënd, letra e motivimit duhet të jetë e shkurtër; duke qenë fjalëshume dhe duke shkruar më shumë se tre paragrafë nuk mund t’i ndihmojë shansat tuaja.
………………………………………………………………………………………………
Hapi 5: Përfundoni letrën tuaj të motivimit
- Jepni numrin e telefonit dhe postën elektronike më të mirë ku mund të ju kontaktojnë dhe kërkoni lexuesin që të kontaktoni.
- Mund të shkruani që do të kaloni nëpër letrën tuaj dhe ta shpjegoni atë. Por jini të siguruar që nëse e shkruani ta bëni atë!
- Ju nuk duhet të harxhoni shumë kohë në kalimin tuaj nëpër letër; konfrimimi i rezymesë dhe letrës suaj të motivimit është e mjaftueshme.
- Nëse puna kërkon që të mos telefononi, rrespektojeni këtë.
………………………………………………………………………………………………
Hapi 6: Korrigjoni para se ta dërgoni letrën tuaj të motivimit
- Sigurohuni që letra juaj e motivimit nuk ka gabime drejtshkrimore dhe gramatikore. Një letër motivimi është një shans që tregon se ju dini të shkruani qartë dhe me aftësi.
- Kërkojini shoqërisë dhe familjes të lexojë dhe korrigjojë letrën për ju.
- Letra juaj e motivimit është po aq e rëndësishme sa rezymeja juaj, pra ndani kohë dhe bëjeni atë të përkryer.
………………………………………………………………………………………………
Cka të mos bëni në letrën e motivimit
- Mos u shprehni se pse ju nevojitet një punë. Shpjegoni se si duke ju punësuar juve i ndihmon kompanisë, e jo se si ajo mund të ju ndihmojë juve!
- Në fillim të letrës së motivimit nuk ka nevojë të përfshihet nevoja juaj e rrogës.
- Letra juaj e motivimit nuk duhet të jetë më e gjatë se një faqe.
………………………………………………………………………………………………
Menaxherat.com