Home Trajnime Konsultime Pytje nga Mikroekonomia dhe Makroekonomia (pjesa pare)

Kapitulli 1

1.Kuptimi i Ekonomiksit?

Ekonomiksi studion anën ekonomike të jetës shoqërore dhe sjelljen e agjentëve ekonomik në shoqëri dhe kushtet ekonomike të bashkëveprimit.

2.Kush jane agjentet ekonomik?

Agjentët ekonomik janë: A) INDIVIDI-FAMILJA (në rolin e zotëruesit të burimeve, ofertuesit dhe konsumatorit), B) FIRMA – organizata që prodhon të mira dhe shërbime, C) QEVERIA – SHTETI si vendimmarrës, krijues dhe mbikqyrës i lojës ekonomike etj.

3.Burimet-faktorët-inputet e prodhimit?

A)    PUNA,

B)    TOKA,

C)    KAPITALI,

D) SIPËRMARRJA

4.Kuptimi i punës?

Aftësia mendore-intelektuale dhe fizike të njerëzve për të punuar-kryer një punë, është njëri prej inputeve-burimeve-faktorëve të prodhimit.

5.Kuptimi i territorit (toka)?

Pasuria natyrore që na rrethon e të gjitha llojeve: toka bujqësore, toka si truall ndërtimi, burimet energjetike, minerale dhe i tërë mjedisi fizik që na rrethon.

6.Kuptimi i kapitalit-elementet e kapitalit?

Kapitali – mallrat e prodhuara për prodhimin e mallrave të tjera. Elementet e mallrave janë: Pajisjet, Makinerit, Ndërtesat, Inventari (Produktet e gatshme, gjysëm produktet-produktet në proces dhe lënda e parë).

7.Kuptimi i Sipërmarrësit?

Aftësia dhe talenti organizativ i disa njerëzve për menaxhim të inputeve ekonomike si: Puna, Toka, Kapitali. Ai kërkon mundësit zhvillimore të organizatës prodhuese-firmat si dhe merr pësipër rreziqe si dhe sjell novacione-rrisi brenda ndërmarrjes.

8. Konceptet e Ekonomiksit?

Konceptet e Ekonomiksit janë:
A) Pasuria – përbëhet nga stoku-rrezerva e mallrave dhe shërbimeve,

A) Mirëqenia – kënaqësia e individit-grupit shoqëror që nxjerr nga konsumi i pasurisë. Mirëqenia ndahet në:

1) Efiqenca – nxjerrja e dobisë maksimale-kënaqësië maksimale nga përdorimi i inputeve ekonomike,

2) Drejtësia – ndarja-shpërndarja e drejtë e mallrave dhe shërbimeve mes individëve dhe grupeve të shoqërisë.

eficenca-pasuria-mireqenia

eficenca-pasuria-mireqenia

 

Grafiku 1.  Kurba e mundësive të prodhimit.

kurba e mundesive te prodhimit

kurba e mundesive te prodhimit

 

9. Teknologjia

Teknologjia është tërësia e aftësiveit dhe njohurive shkencore në lidhje me përdorimin e faktorëve të prodhimit, ku teknologjia e avancuar rrit produktivitetin-sasin e prodhuar për një njesi të inputit.

10. Ligji i rradhësisë?

Ligji i rradhësisë shpallë se mallrat-shërbime janë të rralla-pamjaftueshëm sepse edhe burimet për prodhimin e tyre janë të pamjaftueshëm karshi nevojave të njerëzve për konsum.

11. Zgjedhja-Alokimi?

Zgjedhja – është pasojë e rradhësië, ku duhet bërë zgjedhja mes alternativave për prodhimin e mallrave dhe shërbimeve,

Alokimi – shpërndarja e inputeve të kufizuara mes nevojave konkuruese të pakufizuara të shoqërisë.
12. Alokimi-problemet kryesore-pyetjet?

Alokimi si problem krysor ka disa dimensione dhe i përgjigjet këtyre pytjeve: A) Cfarë të prodhohet, B) Si të prodhohet, dhe C) Për kë të prodhohet.

13. Pjesët e Ekonomiksit?

Ekonomiksi ka 2 pjesë:

A)    Mikro-Ekonomia – studion sjelljen e agjentëve ekonomik, konsumatorëve, firmave të biznesit dhe qeveris, dhe

që veprimtaria e tyre lidhet me alokimin e inputeve dhe funksionimin e fatorëve të veqantë të ekonomisë. Në qendër të vëmendjes makroekonomike janë tregjet e mallrave-shërbimeve të vecanta dhe kushtet e ekuilibrit të tye,

B) Makro-Ekonomia – studion sjelljet e ekonomisë kombëtare, me studimin e agregatëve ekonomik si: Produkti i Përgjithshëm, Punëzënia Totale dhe Papunësia, Niveli i Përgjithshëm i Cmimeve dhe Inflacioni, Ciklet e Biznesit dhe rritja ekonomike.

Pra nuk ka kufi të prerë mes mikro-makro-ekonomisë, por në kohët e fundit po i kushtohet vëmendja gjithnjë e më e madhe e bazae mikroekonomike të dukurive makroekonomike.

14. Kufiri i Mundësive të Prodhimit (KMP)?

KMP – shpreh kombinime të ndryshme të mallrave dhe shërbimeve që mund të prodhojë një vend gjatë një periudhe të dhënë kohore, duke përdorur të gjitha burimet në dispozicion dhe me teknikat më efiqiente të prodhimit.

 

Mundësitë                                   Stofra                                                          Ushqime

(milion ml)                                                   (milion tone)

   A                                                    0                                                               15

B                                                    1                                                               14.7

C                                                    2                                                               14

Ç                                                    3                                                               12

D                                                    4                                                                9

E                                                     5                                                                0

 

 

15.Rritja ekonomike, Produktiviteti ?

Rritja ekonomike – është zgjerim i qëndrueshëm dhe i vazhdueshëm i mundësive të prodhimit e cila kushtëzohet me rritjen e faktorëve të prodhimit dhe përmirësimit të tyre të vazhdueshëm,

Produktiviteti – shpresh sasin e prodhuar të produktit për një njësi të inputeve të përdorura, ky koncept është ngusht i lidhur edhe me efiqencës si koncept më të gjerë të efiqencës ekonomike.

16.Llojet e Efiqencës?

Ekzistojnë disa lloje të eficencave:

      a) Efiqenca Ekonomike – shpreh gjendjen e ekonomisë ku askush nuk arrin mirëqenien e tij pa e cënar mirëqenien e tjetrit. Ekonomia nënkupton arritjan e efiqencës prodhuese, alokative dhe shpërndarëse.

b) Eficenca Prodhuese – prodhimi i njësive të caktuar të produktit me përdorimin e minimumit të inputeve, pra: Produktiviteti Maksimal i Mundshëm (PMM),

c) Eficenca alokative – alokimi i burimeve-inputeve të mallrave aty ku kërkon shoqëria,

d) Eficenca në Shpërndarja – shpërndarja e produkteve të prodhuara ku konsumatorët duke i marrë të dhënat e

të ardhurave (pas pagimit të kontributit-taksave) dhe cmimet e tregut ku konsumatorët nuk do të donin të shpenzonin këto të ardhura në ndonjë mënyrë tjetër.

17. Shpërndarja e burimeve te mbyllura dhe të hapura?

Ekonomia e mbylluar – shpërndarja e inputeve dhe niveli i konsumit janë tëpërcaktuara tërësishtë nga niveli i prodhimit. Pra; nuk mund të konsumohet më shumë sesa prodhohet-disponohet.

Ekonomit e hapura – lidhen njëra me tjetrën në shkëmbimin e mallrave, shërbimeve, përvojave ku një vend mund të konsumojë edhe mallra të prodhuara në vendet tjera, duke zgjeruar mundësitë e konsumit më tej mundësive të prodhit. Pra; Një vend përfiton nga importi e tjetri nga eksporti.

18. Kuptimi i specializimit?

Specializimi – përqëndrim në prodhim i vetëm një prodhukti apo disa produkteve si ps.sh:Gruri, Misri, Rrushi, etj.

19. Kuptimi i Kostos Oportune

Kosto Oportune – ndryshe quhet Kosto Alternative – kuptohet si sakrificë e bërë – heqja dorë nga një e mirë dhe zgjedhja e një të mire të prodhuar më të vlefshme. Rrjedh nga rradhësia e burimeve dhe domosdoshmëria e zgjedhjes.

20. Funksioni i Ekonomiksit?

Ekonomiksi i ka dy funksione:

a)      Funksioni-Pohimi Pozitiv,

b)      Funksioini-Pohimi Normativ.

21.Pohimit Pozitiv-Normativ?

Pohimi Pozitiv – përshkruar dhe shpjegon dukurit, agjentët ekonomik që dëshirojnë të arrijë qëllimet e tyre, ku edhe ju përgjigjen pyetjeve: CFARË ISHTE, CFARË ËSHTË dhe CFARË DO TË BËHET? P.sh. Pohimi Pozitiv është: Deficiti Buxhetor i Shtetit – sjell uljen e papunësisë dhe rritjen e nivelit të inflacionit,

Pohimi Normativ – merr sygjerime rreth rrugëve më eficente për arritjen e synimeve të agjentëve ekonomik. U përgjigjet pyetjeve CFARË DO TË DUHEJ, CFARË DO TË ISHTË MIRË TË NDODHTE. P.sh. Pohim Normativ është – Niveli i papunësisë në Kosovë ëshë i lartë e i cili duhet të ulet. Pohime Normative  janë të shkëputura nga vlerësimet morale të synimeve që duam të arrijmë, por ato qëndrojnë në bazë të rekomandimeve politike.

22. Metoda e Studimit ekonomik?

Ekonomia studiohet sipas dy metodave kryesore:

A) NDUKSIONI – fillon me mbledhjen, përpunimin e më pas analizimin e të dhënave ekonomike dhe vazhdon me zbulimi e lidhjeve te variablat e studiuara dhe të nxirret një përfundim-konkluzion-hipotezë të caktuar. Pra cdo informat e marrë ndahet dhe studiohet e detajizuar.

B) DEDUKSIONI – është verifikimi empirik i përfundimeve të nxjerra e cila shërbehet me teoremën APRIORISTIKE, e cila duket e arsyeshme e bazuar në ide të natyrshme dhe nuk janë rrjedh drejtpërdrejtë nga evidencat statistikore, e kjo teorem demostrohet logjikisht në kontekstin e një modeli ekonomik si një paraqitja të thjeshtëzuar të realitetit ekonomik të ndërtuar mbi supozime-konkluzioneve. Pra, prej informatave analitike bashkohen që të formohet kjo metodë.-Deduksioni.

23. Ekonomia shkenca empirike apo ekzakste?

Ekonomia si shkencë shoqërore është empirike e jo ekzakte, ku ligjet ekonomike janë ligje mesatare dhe nuk shprehin raportin ekzakt, ku më së miri e spjegon sjelljen e grupeve shoqërore sesa të individëve, ku kjo shkencë gjen rregullsi dhe kur ka diferencat e mëdha në sjelljet e individëve.

24. Metoda tjera ekonomike-grafike?

Metodat ekonomike-grafike janë:

A)    Grafiku mes dy faktorëve-inputeve,

B)    Grafiku i serive kohore,

C)    Grafiku i shpërndarë,

D)    Metoda statistikore.

25. Çka është Ekonometria?

Ekonometria – është nevoja gjithnjë më e madhe e përdorimit të metodave statistikore për formulimin e një teorie ekonomike dhe verifikimin e saj. Ekonometria ndër të tjera merret me studimin e drejtimit-menaxhimit dhe të forcës së lidhjeve të variablave ekonomik.

 

 

Similar articles