Home Ekonomi Banka Sistemi elektronik i pagesave

sistemi i pagesave elektronike
Sistemi i pagesave paraqet një tërësi instrumentesh, procedurash dhe infrastrukturë për transfer parashë. Ky sistem është i një rëndësie të veçantë për të gjithë agjentët ekonomikë, pasi që mundëson pagesa të shpejta dhe efikase në ekonominë nacionale. Andaj, matja e funksionalitetit të SEP është i një rëndësie të veçantë, e kjo nuk është rast me vendet e rajonit.

Mr.sc.Besim Abdullai
sistemi i pagesave elektronike
Vendet e Ballkanit radhiten në mesin e vendeve Europiane me gatishmërinë më të ulët të të bërit tregti elektronike, pjesërisht përshkak të infrastrukturës së dobët të Teknologjive të Informimit dhe të Komunikimit (TIK angl. ICT), dhe pjesërisht përshkak të politikave të dobëta të qeverive për të zhvilluar TIK. Viteve të fundit, vetëm disa projekte kërkimore janë shkruar dhe realizuar përfundimisht, e që kanë të bëjnë me TIK dhe tregtinë elektronike në regjionin tonë. Kjo është edhe arsyeja e këtij punimi, e i cili ka të bëjë me sistemin elektronik të pagesave (SEP) si mundësues i tregtisë elektronike.

Sistemi i pagesave paraqet një tërësi instrumentesh, procedurash dhe infrastrukturë për transfer parashë. Ky sistem është i një rëndësie të veçantë për të gjithë agjentët ekonomikë, pasi që mundëson pagesa të shpejta dhe efikase në ekonominë nacionale. Andaj, matja e funksionalitetit të SEP është i një rëndësie të veçantë, e kjo nuk është rast me vendet e rajonit.

Funksionaliteti i SEP matet nëpërmjet analizave të transaksioneve të realizuara, struktura e instrumenteve për pagesa elektronike mbrenda një vendi, si dhe përdorimi i instrumenteve elektronike të pagesave për pagesën e produkteve dhe shërbimeve të porositura apo blera.
Tregtia elektronike pa sistemin elektronik të pagesave nuk mund të paramendohej, njejt si nuk mund të paramendohej sistemi elektronik i pagesave pa instrumentet elektronike për pagesa (IEP). IEP si mjete moderne për pagesa, përkrahen nga fjala e fundit e teknologjive të informimit dhe të komunikimit.

Instrumentet elektronike të pagesave që njihen ndërkombëtarisht janë: çeqet elektronike, kartelat kreditore elektronike, kartelat për blerje, keshi elektronik, kartelat e mençura me vlerë të ruajtur, pagesat person-person, transferi elektronik i fondeve, pagesat pa tel (wireless), kuletat elektronike, pagesat nëpërmjet kompjuterit personal, etj.
Aktualisht në Maqedoni përdoren kartelat vendore: CASYS, MAKKARD, Private, Pro Credit, SILEKS, STBB, TKK, dhe kartelat ndërkombëtare: VISA, MasterCard, American Express, NPK, Diners, të menaxhuara nga bankat lokale. Kartelat me bazë të keshit elektronik nuk ekzistojnë në Maqedoni, ndërsa kartelat kreditore dhe debitore shpesh përdoren në pagesat në rrjet apo Internet.

Një mënyrë e re e pagesave elektronike në Maqedoni, është e-banking ose PC-banking, shërbim ky i cili ofrohet pamvarësisht nga disa banka lokale si: “Pro Credit bank”, “Stopanska banka”, etj.
Sistemi elektronik i pagesave dhe përdorimi i instrumenteve elektronike për pagesa në Maqedoni, shënon trend pozitiv nëse bazohemi në përfundimet e përgjithësuara nga studimi jonë.

Infrastruktura e TIK që përkrahë SEP vazhdimisht ritet, edhe pse jo me ritëm të njejtë në të gjitha segmentet. Pritjet fillimisht ishin shumë të mëdhaja për sa i përket rritjes së përdorimit të PC-ve për realizimin e pagesave elektronike, sidomos pas miratimit të ligjit mbi tregtinë elektronike, por kjo nuk ndodhi, dhe përkundër faktit rritja në këtë segment mbetet në nivele të ulëta prej 3.46% në numrin e transaksioneve, dhe 12.5% rritje në vlerën e paguar nëpërmjet kompjuterëve personalë të lidhur në rrjet.

Duke ditur këtë, shanset se së shpejti aktivitetet e biznesit elektronik në Maqedoni do të kenë një bum, mbeten në nivele të ulëta, rrjedhimisht konkluzionet tona se PC-të apo kompjuterët personal do të ndikojnë në zhvillimin e sistemit elektronik të pagesave në Maqedoni mbeten negative. Aktivitetet bankare online të ofruara nga disa banka lokale përdoren shumë pak nga qytetarët.

Përkundër aritjeve të mësipërme, trende pozitive në tregtinë elektronike dhe rrezultate impresionuese janë shënuar në segmente tjera të sistemit elektronik të pagesave të Maqedonisë. Numri i POS terminaleve dhe imprinterëve nëpër shitore, agjenci, qendra tregtare, etj., rritet në kontinuitet dhe së shpejti do të arijë nivelet Europiane.

Kjo dëshmon se kualiteti i shërbimeve në sektorin bankar, dhe agjentët tjerë ekonomikë ofron komoditet pë konsumatorët, duke shtuar vlera në ekonominë mirë të strukturuar në rafshin mikroekonomik. Kjo lejon ndryshime në shprehinë konsumuese të qytetarëve të Maqedonisë, ngjashëm me ata të UE-së. Duke parashikuar vlerat për POS terminalet, Maqedonia përafërsisht në vitin 2010 do të ketë infrastrukturën e njejtë me ate të Sllovenisë për sa i përket këtij segmenti.

Përkundër POS POS terminaeve, mbetet shumë për tu dëshiruar te infrastruktura e ATM terminaleve të Maqedonisë. Numri i terminaleve rritet me 14.36% për tremujor në tre vitet e fundit, përderisa krahasuar me Slloveninë kjo është vetëm 1/3 e numrit të terminaleve atje. Bankat e Maqedonisë, nëpërmjet kësajë kontribuojnë shumë pak në konforin e klientëve të tyre, duke ia shtuar kësaj faktin se shumica e terminaleve gjenden në kryeqytetin e Shkupit, bankat e Maqedonisë mbeten shumë larg partnerëve të tyre në Slloveni. 
Ato qëndrojnë mirë vetëm për nga shumëllojshmëria e kartelave të cilat u ofrohen qytetarëve, e që janë 16 brende kartelash, apo tre lloje kartelash në bazë të funksionit që kryejnë (debitore, kreditore dhe të kombinuar). Ne nuk mund të presim përmirësim të shpejtë të këtyre të dhënave, e sidomos jo, pas përfundimit se vlera mesatare e tërhequr në ATM terminalet ekzistuese shënon rënie prej -8%, e cila do të shpjerë në politika restriktive të bankave në këtë drejtim. 

Konfuze është fakti se prdorimi i ATM terminaleve në terme absolute po bjen, përderisa prdorimi i POS terminaleve rritet, përkundër krizës financiare dhe rënies së fuqisë blerëse të qytetarëve të Maqedonisë. Kjo na shpjen në konkluzionin që borxhet e qytetarëve të Maqedonisë ndaj bankave vazhdimisht rriten.

Përfundimisht pas kësaj analize mund të konkludojmë se infrastruktura e instrumenteve për pagesa në Maqedoni është mirë e zhvilluar, edhe pse mbetet shumë mbrapa Sllovenisë dhe rjedhimisht vendeve Europiane. Përdorimi i Debit/Kredit kartelave (me funskion të kombinuar) tejkalon përdorimin e kartelave Kreditore dhe Debitore (sipas numrit dhe volumit të transaksioneve). Figurat e Sllovenisë mund të arihen vetëm nëse numri i kartelave të lëshuara në qarkullim rritet vazhdueshëm. Bazuar në trendet aktuale kjo duket vështirë e realizueshme, nëse jo e pa realizueshme për Maqedoninë.

Analiza ndërmjet dy vendeve Sllovenisë dhe Maqedonisë, bazuar në analiza ekonometrike, tregon një interelacion interesant ndërmjet dy vendeve, nga njëra anë Maqedonisë si vend kandidat për anëtarësim në UE, dhe Sllovenisë si vend anëtar i UE-së. Përdorimi i Debit dhe Kredit kartelave është shumë i mvarur nga përhapja apo rrjeti i ATM dhe POS terminaleve mbrenda një vendi.

Rritja e efektit të ATM terminaleve në përdorimin e kartelave Debitore dhe Kreditore, është më signifikant në Maqedoni se sa në Slloveni, përderisa e kundërta vlenë për rritjen e POS terminaleve në Slloveni, që d.t.th. sa më shumë POS terminale në Slloveni aq më shumë do të përdoren kartelat Kreditore dhe Debitore në qarkullim, krahasuar me Maqedoninë. Ky përfundim, përkrahë edhe më shumë paramendimin tonë se fuqia blerëse e qytetarëve të Sllovenisë është më e madhe se fuqia blerëse e qytetarëve të Maqedonisë.

Nga analiza e përgjithshme e sistemit elektronik të pagesave të Maqedonisë, mund të komkludojmë se Maqedonia ka një strukturë shumë heterogjene të faktorëve influencues në sistemin e vetë të pagesave elektronike. SEP të Maqedonisë është më i zhvilluar se sa që përdoret, që d.t.th. se problemi i përdorimit të tij nuk është te sistemi, por te sjellja e aktorëve tjerë ekonomikë, fuqia blerëse e qytetarëve, dhe gatishmëria e sektorit finansiar t’ju ofron më shumë shërbime qytetarëve (të shpërndan ofertat e tyre njëtrajtësisht përgjatë vendit, dhe jo vetëm në kryeqytetin e Maqedonisë – Shkupin).

Pjesë e punimit të publikuar në Konferencën Ndërkombëtare Ekonomike në Tiranë, FEUT, Dhjetor 2008.

burimi://yllpress.com/
besim.abdullai@unite.edu.mk

Similar articles