Home Karriera Si të visheni për një intervistë pune

qfar sben te vishet gjate intervistes

Një intervistë pune është e rëndësishme për të gjithë. Ajo mund të ndryshojë gjithçka në jetën tuaj. Për të qenë sa më të besueshëm dhe për t’u ndier mirë me veten zgjidhni veshje të veçanta për këto raste. Për vajzat dhe djemtë ka rregulla që ndihmojnë në ditë të tilla. E përbashkëta është, të visheni sa më thjeshtë dhe pastër

qfar sben te vishet gjate intervistes

Vishuni smart
Nëse do t’iu duhet të bëni një intervistë për punë e cila është më se e rëndësishme për ju, çelësi i suksesit qëndron te fjala ‘smart’. Pra ajo që duhet t’i kushtoni rëndësi është të veshurit sa më bukur, thjeshtë e mbi të gjitha smart. Sigurohuni që rrobat që zgjidhni të jenë të prera mirë, shumë të pastra, e të hekurosura. Pantallonat e zhubrosura jo vetëm që do t’iu bënin të dukeshit të veshur keq por nuk do të krijonin përshtypje pozitive te të tjerët.
Përdorni kollare
Për djemtë ndoshta veshja më e përshtatshme do të ishte një këmishë dhe kollare. Mos hiqni dorë nga kollarja. Ajo është një element që do të rriste pikët e intervistës suaj. Gjithashtu përdorni këpucë, dhe jo atlete. Mundësisht këpucët të jenë të llustrosura.
Kujdes me këmishën
Nëse keni zgjedhur të vishni pantallona ajo që sugjerohet nga estetistët dhe stilistët në ditë të tilla, është mirë që këmishën ta fusni brenda. Pra një këmishë jashtë pantallonave nuk do të ngjante aspak mirë në intervista pune. Preferohen ngjyra sa më të çelëta të cilat ngjajnë më estetike.
Përdorni rrip
Sugjerohet gjithashtu përdorimi i rripit. Pamjes suaj do t’i jepnit më shumë rregullsi nëse do të vinit edhe rrip. Por sigurohuni që ta shtrëngoni fort në mënyrë që mos t’iu zbërthehet. Në të kundërt do të dukeshit qesharak. Edhe për flokët duhet të tregoni kujdes të veçantë. Ato duhet të jenë patjetër të larë. Bukur do të dukeshit nëse i vinit pak xhel. Kujdes, nëse do të vinit më shumë se ç’duhet do të dukeshit si një Dj që me siguri ka ngatërruar vend.
Vajzat veçanërisht
Vajzat duhet të vishen smart po ashtu. Veshja elegante për to do të ishte një fund formal, ose pantallona të tilla, me një këmishë apo bluzë të thjeshtë. Përpiquni të mos jeni ekstravagante apo do të dukeshit vërtet qesharake dhe të pabesueshëm për punë. Dekolteja dhe këmbët nuk duhet të jenë shumë të zbuluara.
Këpucët 
Një kujdes të veçantë vajzat duhet të tregojnë edhe me këpucët. Ato duhet të jenë sa më komode, të mirë mbërthyera dhe jo me taka shumë të larta. Sepse ju nuk do të donit të rrëzoheshit sapo të kishit mbaruar intervistën. Prej takave të larta ka shumë rrezik të ndodhë.
Të ngushtat
Mund të vishni gjëra të ngushta, por kujdes me copën. Ajo nuk duhet të jetë shumë e ngarkuar me dizenjime apo stilime. Një ngjyrë e hapur për këmishën apo edhe xhaketën do të ishte më se OK.
Flokët
Nëse keni flokë të gjatë, do të ishte më mirë nëse i lidhnit ato në formë bishti të rregullt apo edhe një modeli të thjeshtë. Edhe, make up sugjerohet por sa më pak do të ishte më mirë. Do të ngjanit më natyrale e për më tepër serioze.
Aksesorët
Përdorni bizhuteri sa më pak të jetë e mundur. Mos harroni që kjo është një intervistë pune dhe jo party me miqtë. Ato duhet të jenë sa më të thjeshta dhe fine. Çanta gjithashtu duhet të kombinohet me veshjen tuaj dhe kujdes; duhet të jetë në gjendje sa më të mirë fizike./femina.al/