Home Karriera Si të shkruani një CV!

CV2

“CV” është shkurtesë për „Curriculum Vitae“, që në përkthim bukval do të thonte “historia e jetës”. Tek ne kjo quhet edhe si rezime ose autobiografi. Kjo paraqet një dokument, në të cilin përshkruhen kualifikimet tuaja, shkollimi dhe përvoja e punës. Kryesisht, ky dokument sëbashku me letrën motivuese, e formojnë bresën e parë për juve tek punëdhënësi potencial. Qëllimi i këtij dokumenti është që t’ju mundësojë intevistë.

CV2

 

Në kohën e sotme të gjitha shpalljet për punë kërkojnë nga ju që të dërgoni CV dhe letër motivuese, që punëdhënësit më lehtë të mund vlerësojnë se cilët kandidatë janë më të përshtatshëm për punë të veçantë.
Prandaj, në CV-në duhet të shikoni si një dokument marketingu, me të cilin mund t’i “shisni” aftësitë tuaja dhe kualifikimet dhe ta fitoni punën të cilën e dëshironi.

Çfarë duhet të përmbajë CV-ja?
Çdo CV duhet të përmbajë disa sekcione kryesore me informacione rreth juve.

Të dhëna personale
Në këtë sekcion detyrimisht duhet të shkruani emrin dhe mbiemrin tuaj, datën e lindjes, telefonin për kontakt dhe e-mailin. Nuk është keq për ta treguar edhe adresën tuaj, që punëdhënësi të mund të orientohet se a jetoni në rrethinë të përshtatshme, edhe pse zakonisht nuk ka rëndësi.
Të gjitha të dhënat tjera janë të panevojshme, vetëm nëse nuk kërkohet nga ju që të përshkruheni më detalisht si person.

Arsimimi
Aspak nuk rekomandohet që të filloni me informatën rreth arsimimit tuaj fillestar. Fillimisht shkruani shkallën më të lartë të arsimimit tuaj që keni mbaruar dhe pastaj kthehuni mbrapa.
Nëse keni mbaruar ndonjë kurs specializues, lidhur me pozicionin për të cilin kandidoni, atëherë përmendeni atë ne CV.

Përvoja e punës
Në këtë sekcion duhet të jepni informata për përvojën tuaj të punës, të paraqitur në mënyrë kronologjike të kundërt, dmth duke filluar nga puna juaj e fundit.
Mund të shtoni edhe përshkrim të shkurtër për pozitën tuaj të mëparshme, aktivitetet kryesore me të cilat jeni marrë dhe arritjet tuaja.

Aftësitë e tjera
Në këtë sekcion mund të përmendni: njohjen e gjuhëve të huaja, njohjet kompjuterike, libra të botuar, artikuj, etj. Kur bëhet fjalë për njohjen e gjuhëve të huaja, është e rëndësishme se cilin nivel të lexuarit, folurit dhe shkruarit e mbizotroni.
Përmendni ndonjë program kompjuterik me të cilin mund të punoni. Keni kujdes, sepse CV-ja mund të tregojë shumë për aftësitë dhe  njohuritë tuaja me kompjuter.
Intereset dhe arritjet
Informacioni për intereset tuaja dhe arritjet nuk është i patjetërsueshëm, por rekomandohet që të shkruhet. Me atë, punëdhënësi juaj potencial do të ketë një “shfaqje” për juve si person.
Përmendni hobet tuaja, por mos e teproni me listë të gjatë, sepse mund të leni përshtypje se jeni duke e “plotësuar” CV-në me informacionet jo aq të rëndësishme. Mund ti numëroni edhe të gjitha dhuaratat dhe mirënjohjet relative, që i keni fituar.

Informatë shtesë
Varësisht nga pozicioni për të cilin kandidoni, është e nevojshme të vlerësoni se cili informacion tjetër mund të ju ndihmoje që të “dalloheni” nga kandidatët tjerë dhe të fitoni shansë të tregoheni se jeni personi i duhur për atë pozitë.
Mund të përmendni statusin tuaj familjar, posedim të patent shoferit e kështu me rradhë.

GABIMET GJATË SHKRURJES SË CV-së.
Shumë shpesh kandidatët për intervistë bëjnë gabime në të shkruarit e autobiografisë. Disa prej gabimeve të tilla, që nuk duhet ti lejoni janë:

  • Mos lejoni që CV-ja juaj të jetë e paorganizuar, me tekst keq të formatuar ose gabime tipografike.
  • Shumë CV e gjatë. I gjithë informacioni, që dëshironi t’i ja jepni punëdhënësit potencial, duhet të jetë sa më e shkurtër dhe e qartë. Mos përdorni më shumë fjalë, sesa që është e nevojshme.
  • Përmendja e tepërt e vetes së parë (“Unë”). Nëse në çdo fjali përdorni “unë” ju vendosni një dozë të madhe të arrogancës.
  • Gabime tipografike dhe gramatike. Është shumë me rëndësi që ta kontrolloni tekstin e autobiografisë, për të mos lejuar gabime në të. Gabimet gramatikore dhe tipografike, mund të interpretohen nga punëdhënësi si një mos interesim i mjaftueshëm ose njohuri kompjuterike.
  • Mos organizim. Të dhënat në autobiografinë duhet të jenë të organizuara në disa ndarje: të dhëna personale, arsimim, përvoja e punës, gjuhë të huaja etj.
  • Teks i formatuar keq. Zgjedhni fonte të mira për tekstin në CV-në tuaj. Teksti duhet të jetë i renditur në paragrafe, ndërmjet të cilave të ketë më tepër hapsirë, që punëdhënësi potencial të mund menjëherë të skenojë informacionin, pa u munduar të lexojë në rreshta dhe paragrafe jo të renditur.

Mos harroni se me ndihmën e autobiografisë ju duhet ta “shisni” veten tuaj tek punëdhënësi potencial. Nëse vetë nuk mund ti largoni këto gabime, atëherë kërkoni ndihmë nga dikush./Femina.al/

Related posts: