Home Ekonomi Kontabilitet Llojët e tregut

Egzistojnë klasifikime dhe ndarje të ndryshme të tregjeve sipas kritereve të ndryshme, prej ku dalin edhe lloje të ndryshme të tregjeve.
Sipas lëndës së shitblerjes dhe qëllimit të saj në treg dallojme:

–          Tregun e të mirave dhe shërbimeve

–          Tregun e faktorëve të prodhimtarisë ( tregu i parave, kapitalit dhe punës)

Këto tregje janë tregje ku krijohen marrëdhënie mes fondeve të parasë(popullatës dhe bizneseve).

TREGU I TË MIRAVE DHE SHËRBIMEVE: njihet edhe si treg i konsumit personal ( këtu janë blerësit,konsumatorët,individët,amvisëritë që blerjnë për të plotësuar nevojat e tyre personale). Në këtë treg bëhet këmbimi i dëshiruar mes konsumatorëve dhe bizneseve, mes konsumatorëve që i këmbejnë paratë e tyre për të mira dhe shërbime të prodhuara nga ana e bizneseve.

TREGU I FAKTORËVE TË PRODHIMTARISË: njihet edhe si treg për konsumin e prodhimtarisë dhe shërbimeve për shkak se të mirat e blera harxhohen (konsumohen) nga ana e bizneseve që do tju nevoiten për të realizuar procesin e prodhimtarisë dhe kryerjen e shërbimeve. Në këtë treg bëhet këmbimi i dëshiruar mes pronarëve të resurseve dhe bizneseve.

Varësisht nga ajo se cili resurs është lëndë e shitblerjes dallojmë disa llojë të këtij tregu. p.sh. Në tregun e parave ofrohet edhe kërkohet mjete në para dhe letra me vlerë në një afat të shkurtër kohor ( 1 vit) edhe atë për nevojat e prodhimtarisë dhe qarkullimit. Në tregun e kapitalit ofrohen dhe kërkohen mjete në para në një afat të shkurtër kohor prej 1 deri në 10 vjet  që d.m.th në këtë treg ofrohen mjete investuese.Tregu i punës është treg specifik ku ofrohet puna e profilëve të ndryshme për nevojat e ekonomisë.

Sipas madhësisë së rajonit kemi ndarje të tregjeve duke u nisur nga supozimi se prodhimet e veçanta realizohen në një rajon më të vogël ose më të madh. Këtu dallojmë:

  • Tregun lokal
  • Tregun Regjional
  • Tregun Nacional
  • Tregun Ndërkombëtar

Tregu Lokal (komunal) : është treg i kufizuar rajonal ku bëhet shitblerja e të mirave dhe shërbimeve, më tepër tregje lokale formojnë tregun Regjional ( Ohër – Strugë – Dibër ).

Tregu Nacional : paraqet tregun e një shteti ku bëhet shitblerja e të mirave dhe shërbimeve në ndikimin e ofertës dhe kërkesës nacionale

Tregu Ndërkombëtar : është treg ku bëhet shitblerja mes subjekteve të shteteve të ndryshme.

Nga aspekti kohor dmth : se kur bëhen, realizohen marrëdhëniet mes ofertës dhe kërkesës në treg dallojmë:

–          Tregun e kalueshëm

–          Tregun e tanishëm

–          Tregun e ardhshëm

Autor
T. Oxha
Menaxherat.com

Related posts: