Home Karriera Gjuha e trupit në intervistë për punë

Intervista për punë është një takim që mund të ndryshojë jetën tuaj dhe t’ju japë punën që e dëshironi. Gjatë kohës së takimit, i cili zgjat maksimum një orë, ju duhet ta bindni intervistuesin/en se jeni kandidati më i mirë dhe personi i duhur për atë punë.

intervista

Hulumtimet tregojnë se përshtypja e parë, që e leni në intervistë, formohet 7% nga ajo që e flisni, 38% nga toni i zërit dhe 55% nga gjuha e trupit tuaj. Andaj, përveç asaj që duhet ti përgatisni përgjigjet e pyetjeve më të shpeshta, duhet të dini edhe çfarë sinjale duhet të dërgoje trupi juaj.

Pozicioni i trupit

Në fillim të intervistës, kur do të ju ofrojnë të uleni, duhet të uleni të drejtuar, por nuk duhet të dukeni sikur të ngrirë. Në këtë mënyrë do të duket se keni besim në vehte dhe se ndjeheni mirë.

Nëse duhet të prisni në hallë që të vije personi i cili do ta bëj intervistën, bëhuni e qetë dhe e relaksuar. Mos shëtisni e nervozuar në hallë, kurse uluni e lirë duke mos treguar shenja të nervozizmit, Për deri sa zgjatë intervista mos rrini e lakuar, sepse ajo shenjë është mungesë e vetëbesimit. Nëse rrini shumë të lirshëm, me supe të lëshuara, në këtë mënyrë tregoni se nuk keni mjaft energji dhe nuk keni kujdes në sjelljen tuaj. Ulja në buzë të karriges dhe levizja e vazhdueshme me këmbë, mund ta shprehë nervozën dhe padurimin tuaj.

Relaksohuni dhe anohuni  10 shkallë nga fytyra e personit që ju bën intervistën.Kjo do të jape sinjal se jeni të interesuar dhe se në mënyrë aktive keni kujdes në atë se çfarë ai/ajo ju flet. Nëse mbështeteni mbrapa në karrige, kjo tregon se jeni shumë e relaksuar, dhe nëse qëndroni në ndonjë anë (majtas ose djathtas), mund të dërgoni sinjal se nuk ndjeheni mirë në prani të intervistuesit.

Pozicioni i këkës gjithashtu është me rëndësri. Nëse kokën e keni të kthyer në ndonjë anë, me atë tregoni se jeni e hapur dhe person i shoqëruar. Nëse e mbani kokën të drejtuar, tregoni autoritet dhe vetëbesim.

Duart

Në asnjë rast mos i vendosni bërrylat në tavolinë para jush për ta drejtuar kokën. Ky pozicion është i ndalur në intervistë, ashtu edhe në çdo biznis mbledhje. Gjithashtu mos i vendosni duart nën tavolinë, sepse ashtu dukeni sikur të fshihni diçka.

Mbani duart pak më larg nga fytyra juaj. Ekspertët për komunikim joverbal mendojnë se prekja e hundës ose buzëve, gjatë kohës së intervistës, do të thotë se kandidati gënjen. Gjithashtu nuk duhet ta prekni qafën, sepse kjo është sinjal i uljes joprofesionale dhe të lodhshme.

Duart e kryqëzuar nëpërmjet supeve tregojnë sjellje të mbyllur dhe të mbrojtur. Lëvizja me duart për rreth tregon josiguri dhe mungesë të profesionalizmit. Sa më pak që i lëvizni duart, aq më të sigurtë dukeni.

Më së mirë është ti mbani duart të lirshme në tavolinë.  Kontrolloni duart që të dukeni se dini se çfarë po bëni.

Shikimi

Kontakti direkt me sytë është i patjetërsueshëm në intervistë. Nëse nuk e krijoni atë, personi i cili kryen intervistën do të ndjehet se nuk mund të lidhet me juve. Kontakti duhet të jetë shenjë pozitive e trupit, por nëse nuk përdoret ashtu si duhet, shumë leht mund të ketë efekt negativ.

Kur intervistuesi ju flet dhe ju dëshironi të dukeni se në mënyrë aktive e ndëgjoni, është e nevojshme të krijoni kontakt direkt me sytë dhe ta mbani atë. Nuk do të duket se e injoroni, nëse në intervale normale i mbyllni dhe hapni sytë dhe nëse lëvizni me kokën kohë pas kohe.

gjuha e trupit

Ekspertët për komunikim joverbal këshillojnë që kur ju flisni, të mbani kontakt me sytë e intervistuesit rreth 10 sekonda, pastaj shkurt të shikoni anash dhe përsëri ta krijoni kontaktin. Zakonisht ai që dëgjon duhet të mbajë kontakt direkt me sytë më gjatë kohë, sesa ai që flet, i cili duhet që për një kohë të shkurtër ta ndërpreje atë kontakt.

Mos shikoni poshtë, ajo është shenjë se nuk jeni të sinqertë ose nuk keni vetëbesim të mjaftueshëm në atë që e flisni.
Tregoni entuziazmin tuaj me atë që do të keni pamje të interesuar në fytyrë.

 

Keni kujdes në gjuhën e trupit gjatë intervistës

Kur jeni në intervistë është e nevojshme të jeni shumë aktiv, dmth të keni kujdes në gjithçka. Gjuha e trupit të intervistuesit është edhe një obligim i juaji. Keni kujdes se çfarë sinjale ju dërgon ai/ajo dhe përshtatuni në to.

Nëse ai/ajo tregon shenja mërzije (këkë të përulur, humbje të kontaktit direkt me sytë), duhet të përgjigjeni në peytjet në mënyrë më kompakte, që ta fitoni nga fillimi interesimin e tij/saj.

Kur intervistuesi i kryqëzon duar ose lëvizë më poshtë, kjo do të thotë se nuk ndjehet i rehatshëm. Ndoshta ju jeni shumë të prirur ndaj tij dhe i ndërhyni në haprsirën personale. Nëse ndërmjet juve nuk ka tavolinë, e cila do të shkaktojë hapsirë të mjaftueshme ndërmjet jush, atëherë mbani një largësi rreth 1 metër, që të dy të ndjeheni mirë.

Komunikimi joverbal është shumë i rëndësishëm në intervistën për punë. Andaj, ushtroni para pasqyres. Në atë mënyrë vet do të mund t’i dalloni gabimet tuaja dhe do të mësoni se si ti anashkaloni. Këto këshilla do të ju ndihmojnë të dukeni profesionale, me vetëbesim dhe të bëheni kandidat i shkëlqyeshëm për punën të cilën e dëshironi./femina.al/

Amatore Maturo Carino E Coccoloso Phim Sex Hay subthai jav xxx Indian village cute girl fucking big Ass Featured HD XXXX Video All Sex Porn Vids 2022 Xnxxx Video Hours sexy hot girl sucking a young boy xnxx