Home Legjislacione E drejta e Greves

greva

Cfar jane Grevat ?

greva

Greva

Greva eshte nderprerja e perkoheshme e punes,te cilen punemarresit e perdorin per zgjidhjen e kerkesave
te tyre ekonomike e shoqerore e qe e ushtrojne ne perputhje me rregullat e
percaktuara ne kushtetute si dhe ne aktet e tjera ligjore.Pjesmarrja ne greve
eshte vullnetare,askush nuk mund te detyrohet te marre pjese kunder deshires se
tij.Vetem sindikatat kane te drejte te organizojne greve dhe ta shpallin
ate.Punedhenesi nuk ka te drejte qe gjate zhvillimit te greves te
zevendesoje  ne pune grevistet me persona
te tjere,te cilet  ne kohen e shpalljes
se greves nuk kane qene punonjes te tij,si dhe nuk lejohet te marre punonjes te
ri pas kesaj date.Greva quhet e ligjshme kur organizohet nga sindikata qe gezon
personalitet juridik,kur ka per qellim te arrije nenshkrimin e nje kontrate
kolektive pune ,ose nese egziston nje e tille,plotesimin e kerkesave qe burojne
nga maredheniet e punes dhe qe nuk rregullohen nga kjo kontrate, kur sindikatat
jane perpjekur te bien dakort duke iu nenshtruar procedures se ndermjetesimit
dhe te pajtimit dhe kur nuk bie ne kundershtim me legjislacionin ne fuqi.

Greva nuk mund te ushtrohet ne
sherbimet e rendesise jetike,ku nderprerja e punes rrezikon jeten,sigurine
personale ose shendetin e nje pjese ose te tere popullsise sic jane:

1-Sherbimet e domosdoshme mjekesore dhe spitalore

2-sherbimet e furnizimit me uje

3-sherbimet e furnizimit me energji elekrtike

4-sherbimet e kontrollit ajror

5-sherbimet ne burgje

6-sherbimet e mbrojtjes kundra zjarrit

Ne keto raste konfliktet
kolektive zgjidhen ne menyre perfundimtare dhe te detyrueshme sipas nenit 196
te kodit te punes.

Greva perfundon kur plotesohen
kushtet ose kur sindikata qe e ka shpallur ate vendos te terhiqet.

Related posts:

Similar articles
menyra e ankimit