Globalizimi
Bota ekonomike është duke ja lënë historisë ekonomitë nacionale relativisht të zoluara prej njëra tjetrës nga barriera të shumta në tregtinë dhe investimet ndërkufitare, nga distance, orët e ndryshme zonale, gjuhët e ndryshme, nga
diferencat kombëtare në rregullimet qeveritae dhe sistemet e kulturës dhe biznesit. Bota ekonomike po lëviz drejt situatës ku ekonomitë po shkrihen në një sistem të ndërvarur ekonomik global.Ky fenomen ka marr emrin globalizëm.Globalizimi ka dy komponentë:globalizimi i tregjeve dhe globalizimi i produkteve.
-Globalizimi i tregjeve ka të bëjë me shkrirjen e tregjeve historikisht të veçanta në një treg të fuqishëm global.Prej kohësh është folur që shijet dhe parapëlqimet e konsumatorëve të vendeve të ndryshme janë duke konverguar drejt disa normave globale,çka përbën edhe bazën e krijimit të një tregu global.”McDonalds”, ”Coca Cola”, Xhinset Levi’s” janë disa nga shembujt e cituar gjithandej. Kompanitë e këtyre produkteve duke ofruar një produkt të standardizuar në mbarë botën janë duke ndihmuar për të krijuar tregun global.Një kompani nuk është nevoja të ketë përmasat e këtyre gjigantëve për të lehtësuar dhe përfituar globalizimin e tregjeve.Shumica e tregjeve globale sot nuk janë tregjet e produkteve të konsumit (ku diferencat në shijet dhe parapëlqimet janë të mëdha që të lejojnë globalizimin) por tregjet e të mirave industriale që shërbejnë nevoja universale në mbarë botën.Këtu përfshihen tregjet e mallrave si alumini,nafta,drithi etj.Në mjaft tregje globale të njejtat firma shpesh përballen njëra me tjetrën si konkurentë nga njëri vend në tjetrin. Çiftet Coca Cola-Pepsi, Ford-Toyota, Boeing-Airbus, Sega-Nintendo rivalizojnë njëra me tjetrën. -Globalizimi i produktit ka të bëjë me prirjen e firmave për të përdorur të mira dhe shërbime nga vise të ndryshme në të gjithë globin për të përfituar nga diferencat kombëtare në koston dhe cilësinë e faktorëve të prodhimit (punë, energji, tokë,kapital).Kështu kompanitë shpresojnë të ulin koston e përgjithshme dhe të permirsojne cilësinë ose anën funksionale të produkteve të ofruara, çka u jep dorë për të konkuruar në mënyrë efektive.Shpërndarja globale e aktiviteteve prodhuese nuk lidhet vetëm me kompanitë gjigande.Gjithnjë e më shumë firmat e vogla po marrin pjesë në këtë process.Si rezultat është duke u bërë e pakuptimtë të flitet për produktet amerikane,japoneze gjermane apo koreane. Gjithnjë e më shumë burimi i njejtë i produkteve për furnitorë të ndryshëm çon në produkte që janë globalë nga natyra,pra të “produkteve globalë”.
Si në rastin e globalizimit të tregjeve nuk duhet hecur pa kufi në globalizimin e produkteve.Ka ende mjaft pengesa që vështirësojnë vendosjen optimale të aktiviteteve prodhuese në vise të ndryshme të globit.Këto pengesa përfshijnë barrierat formale dhe joformale të tregtisë,barrierat e investimeve të drejtëpërdrejta midis vendeve,kostoja e transportit dhe,çështjet qe lidhem me rrezikun ekonomik dhe politik.
Punoi:Salih Veseli