Home Biznes IT Biznes Globalizimi

Bota ekonomike është duke ja lënë historisë ekonomitë nacionale relativisht të zoluara prej njëra tjetrës nga barriera të shumta në tregtinë dhe investimet ndërkufitare, nga distance, orët e ndryshme zonale, gjuhët e ndryshme, nga
diferencat kombëtare në rregullimet qeveritae dhe sistemet e kulturës dhe biznesit. Bota ekonomike po lëviz drejt situatës ku ekonomitë po shkrihen në një sistem të ndërvarur ekonomik global.Ky fenomen ka marr emrin globalizëm.Globalizimi ka dy komponentë:globalizimi i tregjeve dhe globalizimi i produkteve.


-Globalizimi i tregjeve ka të bëjë me shkrirjen e tregjeve historikisht të veçanta në një treg të fuqishëm global.Prej kohësh është folur që shijet dhe parapëlqimet e konsumatorëve të vendeve të ndryshme janë duke konverguar drejt disa normave globale,çka përbën edhe bazën e krijimit të një tregu global.”McDonalds”, ”Coca Cola”, Xhinset Levi’s” janë  disa nga shembujt e cituar gjithandej. Kompanitë e këtyre produkteve duke ofruar një produkt të standardizuar në mbarë botën janë duke ndihmuar për të krijuar tregun global.Një kompani nuk është nevoja të ketë përmasat e këtyre gjigantëve për të lehtësuar dhe përfituar globalizimin e tregjeve.Shumica e tregjeve globale sot nuk janë tregjet e produkteve të konsumit (ku diferencat në shijet dhe parapëlqimet janë të mëdha që të lejojnë globalizimin) por tregjet e të mirave industriale që shërbejnë nevoja universale në mbarë  botën.Këtu përfshihen tregjet e mallrave si alumini,nafta,drithi etj.Në mjaft tregje globale të njejtat firma shpesh përballen njëra me tjetrën si konkurentë nga njëri vend në tjetrin. Çiftet Coca Cola-Pepsi, Ford-Toyota, Boeing-Airbus, Sega-Nintendo rivalizojnë njëra me tjetrën. -Globalizimi i produktit ka të bëjë me prirjen e firmave për të përdorur të mira dhe shërbime nga vise të ndryshme në të gjithë globin për të përfituar nga diferencat kombëtare në koston dhe cilësinë e faktorëve të prodhimit (punë, energji, tokë,kapital).Kështu kompanitë shpresojnë të ulin koston e përgjithshme dhe të permirsojne cilësinë ose anën funksionale të produkteve të ofruara, çka u jep dorë për të konkuruar në mënyrë efektive.Shpërndarja globale e aktiviteteve prodhuese nuk lidhet vetëm me kompanitë gjigande.Gjithnjë e më shumë firmat e vogla po marrin pjesë në këtë process.Si rezultat është duke u bërë e pakuptimtë të flitet për produktet amerikane,japoneze gjermane apo koreane. Gjithnjë e më shumë burimi i njejtë i produkteve për furnitorë të ndryshëm çon në produkte që janë globalë nga natyra,pra të “produkteve globalë”.

Si në rastin e globalizimit të tregjeve nuk duhet hecur pa kufi në globalizimin e produkteve.Ka ende mjaft pengesa që vështirësojnë vendosjen optimale të aktiviteteve prodhuese në vise të ndryshme të globit.Këto pengesa përfshijnë barrierat formale dhe joformale të tregtisë,barrierat e investimeve të drejtëpërdrejta midis vendeve,kostoja e transportit dhe,çështjet qe lidhem me rrezikun ekonomik dhe politik.

Punoi:Salih Veseli