Category Archives: Ekonomi

amortizimi

Metodat e llogaritjes se Amortizimit

amortizimi

amortizimi

Bazë për llogaritje vjetore të amortizimit është vlera furnizuese e mjetit kryesor i cili mund të llogaritet:

–         për secilin mjet themelor veç e veç.

–         sipas grupeve të mjeteve kryesore.

–         të kombinuar: veçmas për disa mjete kryesore dhe në grupe për mjetet e tjera kryesore.

Për llogaritjen e amorizimit kryesisht përdoren dy metoda: metoda e amortizimit kohor dhe metoda e amortizimit funksional.

  • Amortizimi kohor- është amortizim sipas të cilit, vlera furnizuese e mjetit kryesor shërben si bazë për amortizim, në të cilën aplikohet norma amortizuese. Në këtë mënyrë fitohet shuma vjetor e amortizimit e cila mund të përkufizohet në muaj apo në ndonjë periudhë tjetër kohore. Amortizimi kohor mund të llogaritet sipas parimit progresiv dhe degresiv.

–         Metoda progresive- llogaritet në atë mënyrë, kur vlera furnizuese e mjetit kryesor pjestohet me numrin e vjeteve të qëndrueshmëris.

–         Metoda degresive- së pari caktohen normat amortizuese për dy vitet e para, mandej gjendet ndryshimi në mes të atyre viteve  i cili shërben për korigjimin e viteve tjera.

  • Amortizimi funksional- pikënisje të llogaritjes së amortizimit ka shfrytëzimin e mjetit kryesor dhe llogaritet në varshmëri të drejtpërdrejtë nga përdorimi i mjetit kryesor dhe nga efekti i shfrytëzimit. Ai efekt mund të jetë: njësia e prodhimit të gatshëm ose shërbimit të kryer, përdorimi i mjetit kryesor në dy a më shumë ndërrime etj.
marketingu miks mix

Zgjedhja e strategjis se tregut cak

ZGJEDHJA E STRATEGJISË SË TREGUT CAK
Zgjedhja e strategjisë për seleksionimin e tregut cak varet nga një numër i madh i
faktorëve. Në figurën vijuese po i paraqesim faktorët kryesorë që ndikojnë në zgjedhjën e
strategjisë për tregun cak.
strategjia e marketingut

strategjia e marketingut

 
Fig.16. Faktorët që ndikojnë në zgjedhjen e strategjisë
Kurse Kotleri thekson se gjatë zgjedhjes së strategjisë për tregun cak duhet të merren
parasysh këta faktorë;
???? Mjetet e ndërmarrjes. – kur mjetet e ndërmarrjes janë të kufizuara, më e
përshtatsheme është strategjia e marketingut të koncentruar.
???? Homogjeniteti i produktit. – produkteve homogjene më së shumti u përgjigjet
përdorimi i strategjisë së marketingut të padiferencuar, kurse atyre johomogjene u
përgjigjet strategjia e marketingut të diferencuar dhe atij të koncentruar.
???? Faza e ciklit jetësor të produktit. – kur ndërmarrja lanson ndonjë produt të ri
më së shpeshti përdoret srategjia e marketingut të padiferencuar ose e atij të
koncentruar. Në fazën e pjekurisë së produktit, më e përshtatshme është strategjia e
marketingut të diferencuar.
???? Homogjeniteti i tregut. – nëse blerësit kanë shije të ngjashme, nëse blejnë sasi
përafersisht të njejta të produkteve gjatë intervaleve të ngjashme dhe nëse reagojnë në
mënyrë të njejtë në aktivitetet e marketingut, atëherë përdorimi i strategjisë së
marketingut të padiferencuar është më i përshtatshëm.
???? Strategjia e marketingut të konkurentëve. – kur konkurentët realizojnë një
strategji aktive të segmentimit, atëherë përdorimi i strategjisë së marketingut të
padiferencuar mund të jetë shkatërues. Po ashtu, kur konkurrentët zbatojnë strategjinë e
marketingut të padiferencuar, ndërmarrja mund të ketë sukses me zbatimin e
marketingut të diferencuar ose të koncentruar.
 
Strategjia e Marketingut – Dispencë
kontrata e sigurimit

Kontrata e Sigurimit

Sigurimet u paraqitën kah fillimi i shekullit të nëntëmbëdhjetë.Forma më e vjetër e sigurimit është paraqitur kah viti 1347, pastaj pasoi paraqitja e disa formave tjera të sigurimeve në fillim të shekullit të shtatëmbëdhjetë.Në këtë studim, tentojmë të japim vlerësim nga këndvështrimi i të drejtës Islame për veprimet e sigurimit.

Kjo, ngase studimi i çështjes së legjitimitetit të sigurimit në aspektin Islam është hapur në mes dijetarëve bashkëkohor musliman që para mbi gjashtëdhjetëvjetësh.Përkitazi me këtë problematikë u dhanë fetfaja-përgjigje fetare të ndryshme.Disa e e lejonin sigurimin e disa e ndalonin.Poashtu, për këtë çështje u mbajtën seminare dhe konferenca të vazhdueshme shkencore duke filluar nga viti 1955 në Egjipt, pastaj vazhdoi me javën e të drejtës Islame në Damask në vitin 1961, pastaj në Meke, Kuvajt, Dubaj etj.Në këto tubime u pa qartë randimi i ndalimit mbi lejimin, dhe në fund dominuan mendimet e dijetarëve që mbështesnin ndalimin e sigurimit komercial apo sigurimit me këste konstante dhe lejimin e sigurimit social dhe solidar.
Komnpanitë Islame të sigurimit, kanë miratuar parimin e sigurimit solidar alternativ dhe të diktuar fetarisht, në vend të atij komercial.
Kjo, ngase sheriati islam nuk e refuzon sistemin e sigurimit parimisht, por për atë se është system komercial i ngritur mbi bazën e ekzistimit të ndërmjetësit i cili synon profit dhe i shfrytëzon pasuritë e klientëve.

Continue reading “Kontrata e Sigurimit” »

interesi ne islam

Urtesia e Ndalimit te Kamates

Mr.BASHKIM ALIU

Fillimisht të përmendim se të gjitha imperativet dhe ndalesat e Allahut xh.sh. ngërthejnë urtësi të shumta, të cilat disa herë detektohen nga njerëzit e shkencës e disa herë jo të gjitha, disa herë përfshihen dimenzione të shumta të këtyre urtësive, e disa herë këto janë të kufizuara.Sido qoftë, ajo që është me rëndësi të theksohet është fakti se çdo dispozitë e legjislacionit Islam, qoftë urdhër apo ndalesë, apo i ndonjë kategorie tjetër juridike, përmban urtësi të shumta.
Dr.Jusuf El-Kardavi thotë:”Hallalli dhe harami qarkullojnë në sferën e sheriatit të përgjithshëm islam që ka për bazë realizimin e mirësisë për njerëzit, mënjanimin e vështirësisë dhe lehtësimin e çështjeve të tyre, mbrojtjen nga korrupsioni, sigurimin e interesit të përgjithshëm, interesin e njeriut në tërësi, atë fizik, shpirtëror dhe mendor; mbrojtjen e interesit të bashkësisë, të të pasurve, të varfërve, udhëheqësve e të udhëhequrve…” .

Continue reading “Urtesia e Ndalimit te Kamates” »