Pytje dhe Pergjigje nga lenda ” Banka dhe Afarizem Bankar “
Testi I
1. Cilat janë karakteristikat kryesore të bankave të vendeve të zhvilluara ?
2. Si është I organizuar sistemi bankar I shba-ve ?
Ky system ka këto lloje bankash :
janë rreth 13.000 dhe bëjnë mobililizimin e depozitave , dhënien e kredive afatshkurtër , qarkullimin e pagesave. Këto banka ndahen në : a. bankat kombëtare (të obliguara të jenë antare të sistemit federal reserve) dhe b. bankat shtetërore (të pa obliguara të jenë antare të SFR)
punët e tyre kryhen permes depozitave të afatizuara
janë banka afariste që mirren me financim(kreditim) të industries.
bëjnë ruajtjen dhe qeverisjen e pasurisë së huaj . Janë krijuar nga kompanitë e besimit (trust kompanitë) ,kanë depozita të mëdha dhe merren me të gjitha punët bankare.
është një bankë shtetërore dhe është themelu pas krizës botërore me qëllim intervenimin e shtetit në afarizmin bankar dhe ringjalljen e ekonomisë amerikane.
Pas luftës II-të botërore kjo bankë transformohet në bankë federale dhe bën kreditimin e eksportit dhe importit.
3. Cilat janë burimet kryesore të mjeteve të bankës ?
burimet kryesore të mjeteve të bankave klasifikohen në dy grupe :
a. depozitat në të pare
b. depozitat e afatizuar
c. depozitat speciale
a. kreditë bankare
b. burimet e tjera( të tregut)
c. kapitali I bankës
4. Kur mund të arrijë banka likuiditetin ideal ?
arrihet kur afatet janë sinkronizuar ,pra : kur mjetet afatshkurtër përdoren për dhënien e kredive afatshkurtra dhe mjetet afatgjate përdorën për dhënien e kredive afatgjate.
5. Si ndikon banka qëndrore me politikën monetare në lartësinë e rezervave të likuiditetit ?
Ndikon permes mekanizmit të kredisë që banka qëndrore u jep bankave të nivelit të II-të për plotësimin e kërkesave afatshkurtra për kredi. Për ta përcaktu shkallën e likuiditetit të qdo banke , bëhët grupimin e aktivit të tyre në :
6. Cilët faktorë shkaktojnë josolventitetin ?
Janë këta faktorë :
7. Cilat elemente përfshin kërkesa kreditore dhe si e bën vlersimin e saj banka ?
Kërkesa kreditore përfshinë këto elemente :
kurse vlersimi dhe përpunimi I kërkesës kreditore nga banka bazohet në kët dokumentacion :
8. Cilat janë llojet e kredive sipas destinimit ?
9. Qka janë avanset ?
Janë mënyrë e financimit që paraqiten kur kemi të bëjmë me kryerjen e investimeve në regji personale. Avanset lejohen zakonisht deri në 20% të vlerës së investimeve në llogarinë rrjedhëse të investitorit, kurse kjo pastaj arsyetohet me situatat sukcesive. Më së shpeshti avansi paguhet pas përfundimit të punëve .
10. Cilat janë karakteristikat e kredive ndërshtetrore ?
Janë kredi që një shtet I jep shtetit tjetër në bazë të kontratës ndërkombëtare dhe praktikohen zakonisht kur bëhët eksporti në vendet e pazhvilluara. Këto kredi jepen në dollarë dhe janë afatgjate (zakonisht 10 vjeqare) dhe paraprakisht caktohen kamata dhe këstet.
11. Cilat kushte duhet plotësuar një bankë që të kryej qarkullimin e pagesave dhe punët kreditore në botën e jashtme ?
Kushtet janë që banka duhet të jetë e autorizuar dhe është e obliguar të përcjellë dhe të merr pjesë në punët e arkëtimit të kërkesave të komitentëve të vet. Ato duhet të ndërmarrin sanksione afariste ndaj organizatave që nuk I arkëtojnë me rregull kërkesat e veta dhe kontratojnë eksportin me arkëtim të menjëhershëm nëse ai arkëtim realizohet me mjete të pasigurta. Bankat e autorizuara duhet të hartojnë planet vjetore , gjashtëmujore , tremujore të hyrje-daljeve të devizave në harmoni me planet dhe programet e eksport-importit t organizatave ekonomike . Po ashtu ato duhet të përcjellin realizimin e planeve të eksport-importit të tyre.
12. Qka përfshijnë punët në tregun devisor ?
Përfshijnë punët e shit-blerjes së devizave .Bankat e autorizuara duhet t’I dorëzojnë bankës qëndrore këto shënime :
13. Cilët janë faktorët internë që ndikojnë në politikën e formimit të mjeteve ?
14. Spjegoni aspektin mikro dhe makro ekonomik të harmonizimit të kërkesës dhe ofertës së mjeteve financiare ?
Apekti mikro-ekonomik :
Aspekti makro-ekonomik :
15. Si e krijojnë bankat kapitalin e tyre ?
Përmes këtyre mjeteve ;
16. Cilat janë pikat kryesore që duhet të përmbajë qdo kontratë për kredi hipotekare ?
17. Qka është kredia postare ?
Kjo kredi ose kredia revolving , është kredi që u lejon bankave që punët në mes veti ti realizojnë në mënyrë më të shpejtë dhe më ekspeditive.
Kur dy banka gjenden vende të ndryshme dhe kanë marrëdhënie afariste në mes veti(banka korrespodente) , shpesh paraqitet nevoja që ato të kreditojnë njëra tjetrën .Mirëpo ky kreditim mund të realizohet ngadalë, pra mbulesa të vonohet dhe të shtyhet pagesa , prandaj kjo mbulesë realizohet me postë përkatësisht deri sa posta ta bartë mbulesën. Karakteristikë e këtyre kredive është që nuk paguhet kamatë as shpenzime tjera .
18. Qka është akreditivi ?
Është punë bankare neutrale dhe paraqet instrument të qarkullimit të pagesave brenda dhe jashtë vendit . Përdoret në rastet kur nevojitet një shumë e caktuar e parave nga ana : e urdhërdhënësit , t’I lihet në dispozicion perms bankës shfrytëzuesit ashtuqë të marrë këtë shumë në tërsi apo pjesërisht sipas nevojës së tij.Akreditivet ndahen sipas kritereve të ndryshme :
19. Qka është kredia avaluese ?
Është kredi specifike e bankës që lejohet në formë avail. Avali paraqet garancinë në kambial dhe kështu kreditori sigurohet që banka do t’ia paguajë shumën e kambialit po qe së debitori nuk e bën këtë me kohë.
Avali mund të jepet për :
20. Qfarë punë bankare është qeverisja e pasurisë së komitentëve ?
Këtë pune e kryejnë bankat e mëdha dhe me renome .Eshtë punë bankare neutrale afatgjate që ësht zhvillu vonë dhe njihet me emrin zherance(nga frengjishtja dmth : garancë).
Te kjo punë bankare , komitentët I autorizojnë bankat që të : qeverisin depozitat e tyre , ti këshillojnë në punët e me bankat e tjera, të kujdesen për pasurinë e tyre .Klientët ose përdoruesit e kësaj pune bankare janë : njerëz të pasur , trashëgimtarë, persona të mitur.
Testi II
1. Cilat lloje të bankave dallohen në sistemin bankar të zvicrës ?
Dallohen këto lloje bankash :
2. Qka përmban politika afariste bankare ?
Përmban dy grupe aktivitetesh
grumbullimin e mjeteve të ekonomisë, mjeteve të lira të qytetarëve , marrjen e kredive në vend , në botën e jashtme si dhe emëtimin e letrave me vlerë
plasmanin (lëshimin) e mjeteve të grumbulluara ,blerja e letrave me vlerë, dhënia e kredive , garancive
3. Qka kuptoni me likuiditetin optimal ?
Bankat e nivelit të dytë të kenë në llogari të bankës qëndrore mjete të mjaftueshme të rezervave të likuiditetit që do të mund të shfrytëzohen në rast jo likuiditeti (rast jo harmonizimi të plasmaneve me mjetet e bankës).
4. Si e kryejnë funksionin e tyre bankat federale reserve në shba ?
Bankat federale reserve kanë funksione shumë me rëndësi :
5. Cilat mjete përfshihen në likuiditetin sekondar të bankave ?
Këto mjete :
6. Qka kuptoni me parimin e eleasticitetit të deponimit të mjeteve ?
I obligon bankat që ti orientojnë mjetet në ato degë që kanë rëndsi të veqantë , në mënyrë që deponimet e tilla të japin rezultate optimale
7. Si formohet norma e kamatës sipas teorisë së fondeve kreditore ?
Niveli I kamatës caktohet në bazë të raportit të ofertës dhe kërkesës së kredive. Oferta e fondeve kreditore caktohet me vëllimin e kursimit të shoqërisë , përqindjen e rritjes së masës monetare dhe vëllimin e rezervave të resurseve monetare
8. Si ndikojnë rezervat e detyrueshme në formimin e potencialit kreditor ?
Ndërrimi I normës së rezervave të detyrueshme ndikon direkt në potencialin financiar të bankave afariste.Kur banka qëndrore bën rritjen e normës së reserves së detyrueshme , zvogëlon potencialin e bankave të nivelit të dytë dhe anasjelltas
9. Qka janë kreditë konsumuese dhe cilat janë karakteristikat kryesore të tyre ?
Janë kredi që merren për rritje të standardit pra për blerje të : aparateve amvisnore , mobileve , automobilave …etj. Karakteristikat kryesore të ktyre kredive janë :
10. Cilat nene duhet të përfshijë kontrata mes bankës dhe huamarrësit ?
Përfshin këto nene :
11. Qka përshijnë punët e qarkullimit të pagesave në afarizmin devisor të bankave ?
Përfshijnë :
12. Cilat punë përfshijnë marrëdhëniet kreditore me botën e jashtme ?
Përfshijnë këto punë :
13. Nga cilët faktorë varet aftësia konkuruese e një banke ndaj bankave tjera ?
Faktorët janë :
14. Qka është bilanci I gjendjes I bankës ?
Përfshin të gjitha pozicionet dhe nënbilancet e aktives dhe pasives.Të gjitha pozicionet e bilancit grupohen në pjesë homogjene, sipas kohës dhe funksionalitetit të mjeteve e të plasmaneve . Pjesët e bilancit paraqesin nënbilancet.
15. Qka kuptoni me kredinë vinkulare ?
Ka të bëjë me dhënien e avansit blerësit për mallin I cili udhëton në adresën e blerësit , me q’rast banka gëzon të drejtën e pronësisë financiare mbi mallin dhe atë pastaj ia bart blerësit ,pasi ky të paguajë shumën e avansit.
16. Si I mobilizon mjetet banka me emisionin e aksioneve ?
Me emisionin e aksioneve banka I rrit mjetet e saj për lejimin e kredive dhe kështu krijon kapitale të reja që deri atëherë kanë qenë në duart e regjistruesve të aksioneve. Mjetet e krijuara në këtë mënyrë paraqesin burimet më të sigurta e më stabile bankare , të cilat mund të shfrytëzohen për dhënien e të gjitha llojeve të kredive afatgjatë.
17. Qka kuptoni me kredinë ramburse ? Ku shfryrtëzohet më së shumti ?
Është punë bankare e cila shfrytëzohet në tregtinë tejdetare , si gjatë importit ashtu edhe gjatë eksportit.Kredia ramburse është kredi akceptuese , të cilën banka ia hap importuesit për pagimin e importit të mallit me mbulesën e dokumenteve të mallit, që janë bartur në të. Ramburs nga frengjishtja ka kuptimin –paguaj, është kombinim I tri punëve : kredisë akceptuese , pengut të mallrave dhe akreditivi I mallit. Shfrytëzohet për tregtinë tejdetare dhe parat llojin më të shpeshtë dhe më të lire të kredisë bankare në këtë veprimtari.
18. Qka është kredia e konsorciumit ?
Është kredi me afat të gjatë , që praktikohet kur nevojiten mjete të mëdha financiare për financim të të objekteve të rëndësishme. Konsorciumet bankare të mëdha në tregun e kapitalit kryejnë punë specifike kreditore gjatë emisionit të efekteve.Këto konsorciume vëhen mes debitorit të efekteve dhe publikut të gjërë , ia paguajnë atij vlerën përkatëse të letrave me vlerë të emëtuara sipas një kursi të caktuar vetëm për ta , e pastaj ata u shesin ato efekte blerësve me qmim të lartë.
19. Qka paraqet dhënia e garancive si punë bankare neutrale ?
Është instrument I veqantë I sigurimit të pagesave apo kryerjes së obligimeve të kontratuara në afat , me të cilin banka I garanton shfrytëzuesit të garancisë bankare , se komitenti I tij do t’I kryejë me kohë të gjitha obligimet e marra , që theksohen në garancinë bankare ndaj shfrytëzuesit të garancive dhe nëse ai nuk I kryen ato, atëherë ato obligime do t’I kryejë banka.
20. Qka është letra kreditore ?
Instrument I veqantë I pagesave në qarkullimin e pagesave me botën e jashtme , me të cilën banka e vendit , me letër të veqantë , e autorizon korrespodentin e vet në botën e jashtme që : personit të shënuar në letrën kreditore t’I paguaj përnjëherë ose një pjesë të shumës së shënuar në letrën kreditore.
Në afarizmin me letrën kreditore paraqiten këta persona :
a mund te me thoni se cfare eshte sistemi i kleringut
Sistemi i kleringut eshte sistemi i pagesave…
sistemi i kliringut eshte sistem nderbankar i pagesave..dmth eshte marreveshje e cila eshte e lidhur mes bankave qe veprojne brenda nje vendi dhe nese ka ndonje transaksion per te bere transfer prej nje banke (ex Banka Ekonomike tek ProCredit Bank)e ben permes ketij sistemi, normalisht e k0ntrolluar cdohere nga BQK.
sistemi i kliringut eshte sistem nderbankar i pagesave..dmth eshte marreveshje e cila eshte e lidhur mes bankave qe veprojne brenda nje vendi dhe nese ka ndonje transaksion per te bere transfer prej nje banke (ex Banka Ekonomike tek ProCredit Bank)e ben permes ketij sistemi, normalisht e k0ntrolluar cdohere nga BQK.
qka eshte kredia dhe kontrata e kredis ?
menaxhimi irriskut te letrat me vlere?
nese mundeni me mu pergjigj shpejt kishit be mire flm per mirkuptim
ju lutem kam nevoj per material per bankat dhe kreditimi e kam per me bo nje ese 12 faqe e qe keni mundesi mem dergu material sot ju falenderoj shum
drejtoju stafit duke dergu email jo ashtu tek komentet se nuk eshte vendi per ndihme ketu
si i ndajm bankat
komerciale …… tjerat si quhen
Qka është politika EKSKONTE dhe DISKONTE