Home Ekonomi Ekonomi Islame Historiku i bankimit Islam në kohën moderne

Sistemi bankar islam është një sistem i cili përmban të gjitha produktet bankare dhe shërbimet ashtu si praktikohen në kohën bashkëkohore.

Fjala ‘bank’ besohet të ketë origjinën nga fjala frënge banque, që do të thotë gjoks, apo fjala italiane banca, që do të thotë raft-bankë për vendosjen  gjërave. Banka është një vend për ruajtjen e gjërave e vlerë apo parave, që i referohet kuptimit të parë  gjoks, sepse diçka ruhet në brendi, ose një vend ekspozimi ku bëhet ndërrimi i gjërave me vlerë apo  parave, që i referohet kuptimit të dytë, raft-bankë.1
Koncepti bashkëkohor i bankimit është futur në vendet islame në fund të shekullit 19 dhe në fillim të shekullit 0, kur ndikimi i perandorive myslimane ishte dobësuar he shumë vende myslimane ishin kolonizuar nga endet evropiane. Kur u shfaqën bankat komerciale konvencionale në vendet myslimane në shekullin 19, shumica e dijetarëve myslimanë shprehën kundërshtimin  tyre rreth kësaj forme të financimit, për shkak të ekzistimit të kamatës dhe bënë thirrje për zhvillimin e një sistemi financiar alternativ për shoqërinë myslimane.
Shumica e popullit mysliman ndaluan veten për të huazuar apo investuar përmes përdorimit të këtyre bankave për shkak të kamatës.2
Sfida e zhvillimit të një modeli alternativ të financimit ishte ndërmarrë, dhe një numër i hulumtimeve dhe punimeve në zhvillimin teorik ë kësaj ideje ishte bërë në të njëjtin shekull (shek. 19). Në të kohë shumica e vendeve islame ishin të kolonizuara.
Pas lirimit nga kolonizatorët pas Luftës së Dytë Botërore, filluan eksperimente praktike në një shkallë më të vogël he gradualisht vazhduan të rriteshin.3
Historiku i themelimit të institucioneve financiare islame, mund të ndahet në tri faza. E para – kur ekzistoi vetëm si ide, e dyta – kur tentimet për të themeluar këto institucione ishin bërë por nuk ishin të suksesshme, dhe, e treta – kur themelimi i bankave islame u bë realitet dhe bankat islame filluan të vepronin në vendet myslimane dhe në Evropë.

Banka e parë Islame në botë është themeluar në Egjipt në vitin 1963

Edhe pse në dy fazat e para nuk u arrit realizimi i institucioneve financiare islame, pa dyshim këto faza kanë kontribuar në arritjen e qëllimit që u bë realitet në fazën e tretë, në fillim të viteve ’60 të shekullit XX.
Tentime për të themeluar ndonjë bankë islame apo ndonjë institucion, i cili të ofronte produkte pa kamatë, pati edhe në fillim të viteve ‘40 në Malajzi dhe në vitet ‘50 në Pakistan, por ato qenë të pasuksesshme. Banka e parë Islame në botë është themeluar në Egjipt në vitin 1963 nga Dr. Ahmad El-Naggar, si një bankë lokale për kursime. Kjo bankë bëri një fillim të ri në zhvillimin e bankimit islam. Kjo bankë ofronte shërbime bankare bazë, por qe e suksesshme sidomos në mobilizimin e kapitalit. Dr. El-Naggar pati insistuar që kjo bankë të fokusohet në mbështetjen e bizneseve të vogla dhe filloi të fitonte autoritet nga popullata për këtë mbështetje ekonomike. Në vitin 1967 kjo bankë u mbyll për shkaqe politike nga qeveria e Naserit dhe më vonë, në
vitin 1971, u hap me tjetër emër ‘Naser Social Bank’ dhe ishte nën kontrollin e Ministrisë së Shërbimeve Publike. Pas ndërrimit të emrit dhe të menaxhmentit të bankës, sipas shumicës së studiuesve të kësaj fushe, kjo nuk konsiderohej bankë, sepse nuk kishte asnjë dokument për mënyrën se si ishte udhëhequr dhe cilat produkte kishte ofruar.4
Një hap shumë i suksesshëm në drejtim të themelimit të institucioneve financiare islame, ishte themelimi i PMFB (Pilgrims Management and Fund Board) në Malajzi, i njohur si ‘Tabung Haji’, në vitin 1963. Propozimi për themelim ishte iniciuar nga Profesori i njohur Ungku Aziz dhe ishte pranuar nga Qeveria e Malajzisë duke aprovuar një ligj të veçantë për këtë propozim.
Qëllimi i këtij institucioni ishte ruajtja e kursimeve të haxhinjve. Në fillim, ky institucion kishte vetëm dy zyra, njërën për mbledhjen e parave të hanxhinjve dhe tjetrën zyrë për organizimin e shkuarjes në Haxh. Pas një përvoje të suksesshme, ky institucion, në vitin 1969, u transformua në një fondacion, i cili filloi të bënte investime me kursimet e haxhinjve, dhe është institucion shembull i suksesit në tërë botën. Një rol të rëndësishëm në përkrahjen dhe shtytjen e hulumtimeve në sferën e bankimit islam, ka luajtur Banka Islame për Zhvillim. Që nga themelimi i saj në vitin 1975, me marrëveshjen e shumë shteteve islame që të themelonin një bankë e cila do të bëhej model i një sistemi financiar, i inspiruar nga mësimet islame. Për themelimin e kësaj banke kanë kontribuar 22 shtete, të cilat ishin anëtare të Organizatës së Kombeve Islamike.

Banka islame edhe në Britani

Objektiv kryesor i themelimit të kësaj banke ishte dhe është asistimi në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendeve islame, të cilat dëshirojnë të themelojnë një bankë në vendin e tyre dhe kanë për synim të zhvillojnë ekonominë e tyre në përputhje me rregullat e Sheriatit. Në të njëjtin vit, 1975, Banka e parë Islame me pronësi private (joqeveritare) u themelua në Dubai, e quajtur ‘Dubai Islamic Bank’. Kjo bankë praktikonte investime dhe financime pa kamatë dhe, me kalimin e kohës, u profesionalizua edhe më shumë dhe themeloi bordin e ekspertëve të Sheriatit, të cilin tani është kusht ta ketë çdo bankë islame. Popullariteti i bankimit islam vazhdon të rritet dhe numri i institucioneve financiare islame është në rritje të shpejtë. Në fillim, bankimi islam ishte vetëm një ëndërr, për të cilën vetëm disa njerëz patën njohuri. Kur disa prej ekonomistëve të hershëm dëgjuan për bankimin islam, ata menduan se bankat islame nuk do të ishin të qëndrueshme dhe se ky sistem në tërësi nuk ishte i mirëseardhur. Një prej ekonomistëve britanikë të viteve ’60, kur u informua se Pakistani kishte vendosur të islamizonte sistemin bankar, pati thënë se të gjitha bankat britanike që ishin të pranishme aty, do të mbylleshin dhe do të largoheshin nga ky vend. Mirëpo, kur ndodhi kjo në Pakistan, bankat britanike vazhduan të qëndronin, sepse ishin në gjendje të realizonin fitim edhe në sistemin islam. Në ditët e sotme ekzistojnë banka islame edhe në Britani, dhe të gjitha shërbimet dhe financimet që ato bëjnë, janë të rregulluara me ligjin e vendit.

Bankimi islam është shumë me prosperitet

Në vitet e para kur këto banka filluan të shfaqeshin në tregun financiar, kishin një karakter lokal dhe nacional, mirëpo, vetëm pas një kohe shumë të shkurtër, fituan karakter ndërkombëtar. Filluan të studioheshin dhe të merrnin vëmendjen e bankave qendrore evropiane dhe të institucioneve financiare ndërkombëtare, siç janë Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, dhe në aspektin e përgjithshëm, kanë pasur komente pozitive për veprimin dhe zhvillimin e tyre. Bankimi Islam tani praktikohet në më shumë se 75 shtete në tërë botën dhe tani janë më shumë se 550 institucione financiare islame. E ardhmja e bankimit islam duket të jetë shumë me prosperitet, posaçërisht pas kësaj krize financiare globale, kur shumë banka gjigante ndërkombëtare filluan të deklaronin humbje, e disa prej tyre edhe falimentimin. Kjo jep të kuptohet se ka nevojë për ndryshime në sistemin financiar, për futjen e një sistemi të bazuar në financimin moral dhe etik, siç është sistemi financiar islam.

1. Joseph Abu Ruin, Financial and Banking Services in Malaysia, (Kuala Lumpur: Leeds Publications, 2004), f 1-3.
2. Abdullah Saeed, Islamic Banking and Interest: A Study of Prohibition of Riba and its Contemporary Interpretation, (Leiden: E. J. Brill, 1996) f 11.
3. Shahrukh Rafi Khan, Profit and Loss Sharing: An Islamic Experience in Finance and Banking, (Karachi: Oxford University Press, 1987), f 7-9.
4. Samer Soliman, “The Rise and Decline of the Islamic Banking Model in Egypt” The Politics of Islamic Finance, edituar nga Clement M. Henry & Rodney Wilson (Edinburgh: Edinburgh University Press, 2005) f 267 – 268.

Dr. Islam Hasani
Dituria Islame 240
islamgjakova(pik)net

Related posts: