Zekati i Aksioneve

Prof.Dr. Vehbe Zuhajli

Nëse kompania e nxjerr zekatin e gjithë kapitalit, kjo vlen për të gjithë aksionerët në atë kompani, ngase kompania këtë e bën në cilësi të përfaqësuesit të autorizuar nga aksionerët, të cilët si zakonisht e autorizojnë kompaninë që t’i kryej detyrimet dhe borxhet. Por, nëse aksionerët kërkojnë që kompania mos e kryej obligimin e zekatit për ata, atëherë ata vetë duhet ta japin zekatin e pasurisë së tyre.
Nëse nxjerrja e zekatit u lehet vetë aksionerëve, dallon çështja mvarsisht se a bëhet fjalë për kompani industriale apo komerciale-tregtare.

norma e zekatit

I-KOMPANITË E KARAKTERIT THJESHT INDUSTRIAL: Këto janë kompanitë të cilat nuk zhvillojnë veprimtari tregtuese, hotelet, kompanitë e veturave, aeroplanave, etj. Për aksionet në këto kompani, zekati jepet vetëm për profitin që realizohet nga këto aksione. Profiti i tyre i bashkangjitet pasurisë tjetër të personit përkatës dhe e nxjerr zekatin e e asaj pasurie si një tërësi pasi të kalojë një vit dhe të arrijë limitin e kërkuar fetarisht. Për vetë vlerën e aksioneve, nuk ka zekat, ngase vlera e tyre është e investuar në vegla, makina, administrate, objekte e të ngjashme.

II-KOMPANITË TREGTUESE: Këto janë kompani të cilat merren me blerjen dhe shitjen e mallrave, si që janë kompanitë për tregti të jashtme, kompanitë për eksport dhe import, kompanitë e shitjes së prodhimeve nacionale, kompanitë të cilat prodhojnë disa lëndë të para, apo bëjnë blerjen e tyre, si që janë kompanitë private të naftës të cilat merren me marketing dhe distribuim, kompanitë e tekstilit, kompanitë e hekurit dhe çelikut, industritë kimike, etj. Në kompanitë e këtilla, zekati duhet të jepet për aksionet, sepse kompanitë e këtilla zhvillojnë veprimtari tregtuese, qoftë se krahas kësaj veprimtarie merren me prodhim apo jo. Bëhet vlerësimi i vlerës reale aktuale të aksioneve në treg, hiqet vlera e objekteve, veglave dhe mjeteve statike prodhuese që janë në pronësi të këtyre kompanive.
Kjo do të thotë se për aksionet e kompanive që merren ekskluzivisht me tregti, zekati jepet në bazë të vlerës së tyre në treg.
a)    Nëse aksionet e këtyre kompanive blehen për t’u tregtuar, gjegjësisht për shitblerje, zekati duhet të jepet për vlerën reale të aksioneve bashkë me profitin e tyre në fund të çdo viti të hixhretit. Nëse nxirret zekati sipas muajve të kalendarit Gregorian sasia e zekatit arrinë afër 2,58%, ndërkaq pjesa obligative që duhet të nxirret është 2,5% si zekati i mallrave tregtare nëse kapitali bazë dhe profiti e arrinë limitin e paraparë fetarisht. Ndërkaq për objektin tregtar, gjegjësisht për ndërtesën, veglat që janë në të, mjetet e transportit të njerëzve dhe mallrave, nuk jepet zekat.
b)    Nëse aksionet janë të blear për t’u investuar apo për ta shfrytëzuar fitimin e tyre vjetor dhe e tërhek profitin para mbarimit të afat kohor njëvjetor, zekati jepet vetëm për vlerën e aksioneve. Nëse nuk tërhiqet profiti para se të mbarojë afati kohor njëvjeçar, zekati duhet të jepet edhe për vlerën e aksioneve edhe për profitin. Këtë pasuri ia bashkangjet pasurisë tjetër që posedon dhe i llogaritë së bashku në raport me afatin kohor dhe limitin që duhet plotësuar, dhe e nxjerr zekatin në lartësi prej 2,5%.

III-KOMPANITË INDUSTRIALE-TREGTARE: Si që janë kompanitë e sheqerit, rafineritë jo nacionale të naftës, shtypshkronjat, prodhimi i anijeve, aeroplanave dhe veturave. Në këtë rast, bëhet llogaritja e vlerës komerciale të aksioneve, duke e hekur vlerën e ndërtesave, mjeteve dhe veglave të prodhimit.
Ky mendim është qëndrimi i mbështetur në katër shkollat juridike islame, gjegjësisht për uzinat dhe ndërtesat që shfyrtëzohen, nuk jepet zekat, por zekat jepet për profitin e tyre vjetor nëse e arrinë limitin e caktuar fetarisht dhe kalon një vit që ata gjinden në prone të pronarit përkatës.
Po ashtu, ky është qëndrimi që e ka miratuar Akademia e Fikhut Islam në Xhedë, në seancën e dytë në vitin 1406h/ 1985.
Juristët e shkollave juridike kanë konstatuar se nuk jepet zekat për armët që përdoren, librat e dijetarëve, veglat për ushtrimin e zanateve, makinat e zdruktharëve, etj, sepse janë të destinuara për nevoja themelore dhe në esencë nuk shtohen. Kjo dhe shkak i zekatit është: posedimi i sasisë së duhur nga një pasuri e cila shtohet, bile edhe de jure, gjegjësisht të vlerësohet mundësia për t’u shtuar apo investuar…
Së këndejmi, zekati obligohet të jepet për kompanitë industriale, nëse prodhimet e tyre janë komerciale, të destinuara për shitje apo eksport, pas heqjes së vlerës së veglave dhe ndërtesës. Kështu, fjala vjen, për shtypshkronjat, zekati jepet në fund të vitit, për çdo gjë që e botojnë. Po ashtu, në këtë rast jepet zekati edhe për profitin e tyre që fitohet nga pagesat e botimeve të klientëve, pas heqjes së harxhimeve të jetesës, vlerës së makinës së shtypit, makinës së lidhjes dhe kopertinave e të ngjashme, nga kapitali i përgjithshëm.
Thënë përmbledhtas: Nëse muslimani i investon aksionet e veta në kompani industriale, hiqet vlera e veglave të prodhimit, e nëse e investon pasurinë e tij në aksione të kompanive tregtare, do ta jep zekatin e tyre si zekati i mallrave tregtare.

Me këtë rast, duhet patur parasyshë çështjet vijuese:

1-Paluajtshmëritë të cilat shfrytëzohen, zekati jepet në lartësi 2,5% për profitin që relaizohet nga shfrytëzimi i tyre, pasi të kalojë një vit. Kjo do të thotë se nuk jepet dhjetë për qind nga profiti, kur do t’i dërozëhen mjetet.

2-Zekati i aksioneve në kompani nxirret sipas formulas së përzierjes, gjegjësisht jepet zekati i aksioneve të kompanisë, edhe nëse aksionet e një aksioneri nuk e arrijnë limitin e zekatit si pasuri e personit përkatës. Kjo çështje ndryshon, nëse u lehet nxjerrja e zekatit të aksioneve të kompanisë, vetë aksionerëve.

3-Aksionet vlerësohen sipas vlerës tregtare në tregje (bursat e letrave me vlerë).

4-Profiti pasi të përcaktohet i shtohet vlerës së aksioneve bazë. Kjo, ngase çdo kompani harton buxhet të përgjithshëm në fund të çdo viti ku i sqaron: kapitalin, profitin dhe borxhet.

SA ËSHTË LARTËSIA E ZEKATIT TË AKSIONEVE?

Zekati i aksioneve, jepet si zekati i mallrave tregtare, që do të thotë se sasia obligative që duhet të jepet zekat për aksionet është 2,5% për pasurinë bazë dhe profitin. Sipas nesh, për dallim prej profesorit tonë të nderuar Muhamed Ebu Zehre, nuk ka dallim në mes të zekatit të aksioneve tregtare në sasi 2,5%, dhe zekatit të aksioneve të destinuara për investim si zekati i kapitalit bazë të pandryshueshëm në sasi 10%, ngase juristët e shkollave juridike islame nuk bëjnë dallim ndërmjet këtyre dy llojeve.
Për kapitalin bazë të pandryshueshëm, zekati nuk jepet në lartësi prej 10% të neto profiteve, si që mendojnë disa profesorë të nderuar.

Prej arabishtes: Mr.Bashkim Aliu
marre nga:  bashkimaliu.com

Related posts:

This Post Has 0 Comments

Leave A Reply