Home Ekonomi Ekonomi Islame Kriza dhe sistemi islam

Disa gazeta të shtypit perëndimor, kanë bërë thirrje për zbatimin e atij që quhet “legjislacioni islam në fushën e ekonomisë”, si zgjidhje për të shpëtuar nga kthetrat e sistemit që qëndron pas katastrofës ekonomike që po mbulon sot botën.Disa gazeta të shtypit perëndimor, kanë bërë thirrje për zbatimin e atij që quhet “legjislacioni islam në fushën e ekonomisë”, si zgjidhje për të shpëtuar nga kthetrat e sistemit që qëndron pas katastrofës ekonomike që po mbulon sot botën.

Në hapjen e reviztës “Challenge”, kryeredaktori i saj Beaufils Vincent-i, ka shkruajtur një artikull me temë: “Papa apo Kurani”, që ka shkaktuar një valë të fortë diskutimesh dhe reagimesh në ambientet ekonomike. Në të autori pyet rreth “moralit të kapitalizmit dhe rolit të fesë në neglizhimin e përdorimit të kamatës”, ku thekson se ky gen i keq ekonomik, është ai që e çoi njerëzimin këtë greminë.

Autori i artikullit pyet në një formë që i afrohet sarkazmës rreth qëndrimit të kishës, duke i kërkuar falje Papë Benediktit të 16-të me fjalët: “Nëse ata që kujdesen për bankat tona do të përpiqeshin për të respektuar mësimet dhe dispozitat që citohen në Kuran dhe do t’i zbatonin ato, nuk do të na ndodhnin këto katastrofa dhe kriza, si dhenuk do të përfundonim në këtë gjendje fatkeqe.. Paratë nuk lindin para”

Në të njëjtën kornizë, por Roland Laskine-ja, kryeredaktori i gazetës “Le Journal des Finances”, shprehet për domosdoshmërinë e zbatimit të legjislacionit islam në fushën financiare dhe ekonomike, për t’i vënë një kufi kësaj krize që po shkund tregjet e botës nga lojrat e bëra me rregullat e transaksioneve dhe nga neglizhenca ndaj marrëveshjeve të errëta dhe joligjore.

Në artikullin e tij me titull “A është i përgatitur WallStreet-i për të përqafuar parimet e legjislacionit islam”, Laskine-ja, bën një ekspoze të rreziqeve me të cilat përballet kapitalizmi dhe flet për domosdoshmërinë e nxitimit për të kërkuar zgjidhje alternative për të shpëtuar situatën, ku paraqet disa propozime që të tërheqin vëmendjen. Në pararojën e tyre qëndron propozimi për të zbatuar legjilacionin islam, pavarësisht kundërshtive të tij me traditën.

Mesa duket, në përgjigje të këtyre thirrjeve, Këshilli i Lartë Francez për Kontrollin Financiar, që është edhe këshilli më i lartë që kujdeset për kontrollin e aktivitetit të bankave, doli me një vendim, i cili, ndalon të gjitha marrëveshjet e errëta dhe shitjet simbolike me të cilat dallohet sistemi kapitalist dhe kushtëzimin e shkëmbimit të mallrave dhe pagesave në një periudhë tre-ditore dhe jo më shumë nga dita e marrëveshjes, gjë e cila përkon me dispozitat e legjislacionit islam. Gjithashtu, i njëjti këshill nxori një vendim, që i lejon institucionet dhe ata që kanë të bëjnë me tregjet financiare të ndërveprojnë me sistemin islam të bonove në tregjet e rregullta franceze.

Bonot islame janë ato bono të lidhura me asete të sigurta në rrugë të ndryshme, që u përshtaten kushteve të vëna nga legjislacioni islam. Prej disa vitesh, dëshmitë e njerëzve të mençur të perëndimit dhe njohësve të ekonomisë, ndjekin njëra-tjetrën, duke tërhequr vëmendjen për situatat e rrezikshme drejt të cilave po i çon sistemi i kapitalizmit liberal në një shkallë të gjërë, si dhe për domosdoshmërinë ekërkimit të zgjidhjeve alternative, të cilat, që të gjitha, derdhin ujë në mullirin e alternativës islame.

Po çfarë është sistemi financiar islam? Bëhet fjalë për sistemin bankar islam, i cili u themelua në vitin 1970, për të zhvilluar aktivitetin bankar dhe burimet financiare nën hijen e dispozitave të legjislcionit islam. Emri “islam” për produktin financiar dhe transaksionin financiar, do të thotë respektimi i pesë parimeve bazë që janë: ndalimi i kamatës, ndalimii shitblerjes, i bazuar mbi mashtrimin, kumarin, ndalimin e transaksioneve që kanë të bëjnë me produktet e ndaluara në religjion (si pijet alkoolike, prostutucioni etj.), përballimi i humbjeve dhe ndarja e fitimit nga të gjitha palët (banka dhe klienti) dhe së fundmi, ndalimi i të ashtuquajturit “Teuaruk”, që është një operacion financues nëpërmjet blerjes së një produkti me një pagesë të lartë me këste dhe shitja e tij me çmimin e tanishëm më të ulët, me qëllimin e vetëm për të siguruar një sasi likuiditeti (nga i njëjti blerës) vetëm me disa kushte.

Konkurenca e sistemit bankar islam ndaj atij perëndimor, del në pah kur bëhet fjalë për rritjen e përqindjes së aktivitetit islam, që varion nga 10 deri në 15 % në vit. Aktivitetet e realizuara nga bankat dhe institucionet e sigurimeve islame arritën në shumën prej 500 miliardë dollarë në fund të vitit 2007, ndëkohë që vlera e aseteve të qarkullueshme që respektojnë normat islame të deklaruara dhe të padeklaruara, arriti në 700 miliardë dollarë.

Edhe pse sitemi financiar islam praktikohet në vendet e gadishulit arabik dhe në disa vende të Azisë lindore, ai ka filluar të përhapet në kontinentin amerikan dhe në Evropë, pas rritjes së të ardhurave të naftës dhe krijimit të një sasie të madhe likuiditeti, që mbuluan tregun financiar perëndimor. Britania e Bashkuar ishte e para që e pranoi atë në tokën e saj me vendosjen e disa normave ligjore dhe taksave, që stimulojnë sistemin finaciar islam, si dhe me hapjen e bankës së parë islame në vitin 2004. Momentalish, në gadishullin arabik, operojnë rreth 43 banka islame, 15 në Malajzi dhe afro 200 të tilla në të gjithë botën.

Në një libër që ka dalë në qarkullim, me autore kërkuesen italiane Loretta Napoleoni-n, me titullin “Ekonomi e pamoralshme”, flitet për domosdoshmërinë e financimit islam dhe rolit të tij në shpëtimin e ekonomisë perëndimore. Napoleoni merr në konsideratë faktin se “…përgjegjësia e gjendjes emergjente të ekonomisë botërore që po përjetojmë sot, qëndron në korrupsionin e thellë dhe në marrëveshjet që mbizotërojnë tregjet dhe që sollën shumëfishimin e efekteve ekonomike”.

Duke shtuar, ajo shprehet: “Ekuilibri në tregjet financiare mund të arrihet me meritën e financimit islam pas dështimit të klasifikimit perëndimor, që e përngjason ekonominë islame me terrorizmin.”

Napoleoni e sheh “financimin islam si sektorin me dinamikën më të lartë në botën e financës në rruzull.” Ajo sqaron se modeli i “bankve islame mund të kthehet në alternativën më të përshtashme për bankat perëndimore. Pas shembjes së bursave gjatë këtyre ditëve dhe krizës së kredive në ShBA, sistemi bankar tradicional ka filluar të shfaqë krisje dhe ka nevojë për zgjidhje rrënjësore dhe të thellë.”

Që prej dy dekadash, ekonomisti francez, fituesi i çmimit Nobel në ekonomi, Maurice Allais-i, ka vënë në dukje krizën strukturore që po përjeton ekonomia globale nën udhëheqjen e “liberalizmit të egër”, duke e konsideruar gjendjen e krijuar si diçka që qëndron mbi rrëpirën e një vullkani. Për daljen nga kriza dhe rikthimin e ekuilibrit, ai propozon dy kushte, që janë: rikalibrimi i normës së interesit drejt kufirit të zeros dhe rishikimi i përqindjes së taksës drejt kufirit të 2%-shit. Kjo përkon ekzaktësisht me eleminimin e interesit (kamatës) dhe përqindjes së zekatit (një pjesë e pasurisë që i jepet të varfërve çdo vit nga individi dhe biznesi) në sistemin islam.

 

Nga:Genc Plumbi

bokep indo xnxx porno gratisAmatore Maturo Carino E Coccoloso 無料 エロ 動画 Bionda piccolina si fa scopare la figa dura in hd