Home Ekonomi Marketing Çfarë është guerila marketing ?

Bilbordë, fletushka, postera, TV-reklama… tashmë na u bënë të mërzitshme, dhe gjithnjë dhe më shumë nuk i vëmë re. Por, prandaj ekziston një teknikë interesante marketingu – guerilja-marketing, që po përdoret gjithnjë dhe më shumë, d.m.th. transferim i informacioneve nga kompanitë tek konsumatorët. Kemi dëgjuar për termin guerila-marketing dhe i kemi parë reklamat kreative, por çfarë është kjo, guerila-maketing?

Ky lloj marketingu është një mënyrë jokonvencionale, e papritur dhe interesante e reklamimit me qëllim që të marrim rezultatet maksimale me minimum resurse. Guerila-marketing revolucioni fillon me Xhej Konrad Levinson në vitin 1984, me botimin e librit “Guerila-marketing”. Edhe pse në fillim qëllimi dhe ideja ishte që me këtë maketing të ndihmohen bizneset e vogla që nuk kanë pasur buxhet të pakufizuar për reklamim, sot këtë koncept e përdorin kompanitë më të mëdha dhe më të njohura botërore.

Ky marketing alternativ orientohet më tepër tek energjia dhe imagjinata, sesa tek buxheti i madh dhe efektet me xixa. Është interesante se arrihen rezultate fantastike nëpërmjet interaksionit me konsumatorët potencialë. Gueila-marketing nëpërmjet surprizave arrin përshtypje të madhe tek konsumatorët, sepse shfaqet në vende dhe në kohë që ata nuk e presin.

Çfarë ndodh me guerila-marketingun në kushtet e Maqedonisë? Kompanitë tona ende me turp merren me këtë marketing? Deri tani kemi parë disa guerila fushata reklamuese të kompanive më të mëdha maqedonase, edhe pse është teknikë që nuk kërkon mjete të mëdha financiare, madje është ideale për bizneset e vogla maqedonase. Shpresoj se kompanitë tona do të fillojnë gjithnjë dhe më shpesh ta shfrytëzojnë atë. Sepse njerëzit dhe tregu ndryshojnë, kurse me to ndryshojnë edhe teknikat e marketingut që tërheqin konsumatorë dhe, kuptohet, fitim më i madh. A nuk është ai qëllimi kryesor i çdo kompanie?

guerila marketing 2

guerila marketing 2

Në galerinë tonë mund të shihni fotografi nga fushatat kreative të guerila-marketingu.

http://www.youtube.com/watch?v=dInhX6ED15Y&feature=player_embedded

marre nga: /money.mnogo/

 

 

 

 

 

 

Similar articles