Pytje nga Marketingu

 

pytje nga marketingu

Pytje nga MARKETINGU  

POLITIKA E DISTRIBUCIONIT (SHPËRNDARJES)

l  Distribucioni (shpërndarja) është njëri nga instrumentet e marketingut miks.

l  Distribucioni është kompleks i tërë, që bazohet në politikë të definuar në vendime dhe strategji për zgjidhjen e kanaleve të shitjes dhe të logjistikës së marketingut.

DISTRIBUCIONI përbëhet nga dy tërësi:

  1. zgjedhja dhe koordinimi i aktiviteteve me kanalet e shitjes dhe,
  2. funksionimi optimal i distribucionit fizik.

LLOJET Kanalet e distribucionit (të shitjes, të livrimit), klasifikohen në këto lloje:

  1. kanalet e drejtpërdrejta,
  2. kanalet e tërthorta,
  3. kanalet e kombinuara.

l  Në kanalet e drejtpërdrejta bëjnë pjesë rrjeti i shitoreve të ndërmarrjeve prodhuese, si dhe agjentët tregtarë.

l  Kanalet e tërthorta të shitjes përfshijnë tregtinë me shumicë, tregtinë me pakicë dhe agjencitë tregtare.

l  Ndërkaq, kanalet e kombinuara përbëhen nga kombinimi i pjesërishëm i llojeve të ndryshme të kanaleve të shitjes.

ZGJEDHJA E KANALEVE TË DISTRIBUCIONIT (TË SHPËRNDRAJES)

l  Vendimet për zgjedhjen e kanaleve të shitjes janë rezultante e analizave të:

  1. karakteristikave të produkteve,
  2. të konsumatorëve,
  3. të vet kanaleve të shitjes,
  4. të konkurrencës dhe,
  5. të përvojës së ndërmarrjes.

KRITERET PËR ZGJEDHJEN E KANALEVE TË SHITJES

Kriteret ndërtohen në saje të informacioneve të verifikuara, realisht përkufizohen në tri grupe:.

1. në kriteret ekonomike,

2. në kriteret e kontrollit dhe,

3. në kriteret e adaptimit.

KRITERET EKONOMIKE kanë të bëjnë me parimin e realizimit të shpërndarjes me efikasitet, në kohë, në hapësirë dhe me rentabilitet.

KRITERI I KONTROLLIT përmban specifikat e mundësive të kontrollit të produktit, edhe në rrjedhat e tij deri të konsumatori.

KRITERET E ADAPTIMIT përmbajnë mundësinë e adaptimit nëpër situata dhe në kohë të krijuara. Vendimet për zgjedhjen e kanaleve të shitjes miratohen për periudha më të gjata kohore.

Kanalet e shpërndarjes (livrimit) janë instrumente, me të cilat arrihet objektivi i definuar.

ALTERNATIVAT E STRATEGJIVE ndahen në tri grupe:

  1. alternativa intensive,
  2. alternativa selektive dhe,
  3. alternativa ekskluzive.

l  ALTERNATIVA INTENSIVE është vendim parimor tek ato ndërmarrje, të cilat në mënyrë të gjithanshme pretendojnë të shesin produktet në tregje sa më të gjera.

l  ALTERNATIVA SELEKTIVE zbatohet të ndërmarrjet të cilat prodhojnë produkte me vlera më të larta, të standardizuara dhe synojnë që për distribucionin e tyre të zgjedhin numër të caktuar të kanaleve dhe segmente më të kufizuara të tregjeve.

l  ALTERNATIVA E EKSKLUZIVITETIT është formë strategjike, me një ose numër të kufizuar të kanaleve të shitjes.

DISTRIBUCIONI FIZIK (LOGJISTIKA E MARKETINGUT)

Distribucioni fizik ndryshe quhet Logjistika e marketingut.

l  Me distribucionin fizik nënkuptohet aktiviteti me të cilin bëhet levizja, qarkullimi i produkteve të gatshme, depozitimi, manipulimi dhe dërgimi deri të konsumatori.

Distribucioni fizik përfshin dy komponenta:

1.  transportimin dhe,

2.  depozitimin e mallrave.

l  Nëpërmjet distribucionit fizik, realizohet transportimi, madje grumbullimi dhe ruajtja e stoqeve optimale, ruajtja e cilësisë së produkteve, që janë në funksion të gatishmërisë së përmbushjes së nevojave dhe të kërkesave të konsumatorëve.

LLOJET E SISTEMEVE TË KANALEVE TË DISTRIBUCIONIT (SHPËRNDARJES)

l  Në këtë kontekst dallohen:

  1. sistemi vertikal,
  2. sistemi horizontal,
  3. sistemi i franshizingut,
  4. sistemi i lizingut dhe,
  5. sistemi i konsignacionit.

l  SISTEMI VERTIKAL përfshin lidhshmërinë e prodhuesve me kanalet e shitjes në formë më të butë (kontraktuese) deri tek aj o më e fortë (integruese).

l  SISTEMI HORIZONTAL karakterizohet me përfshirjen e ndërmarrjeve prodhuese dhe të disa llojeve të kanaleve të shitjes.

l  SISTEMI I KANALEVE KONVENCIONALE të marketingut përbëhet nga ndërmarrjet e pavarura, të karakterit prodhues, të shitjes me shumicë dhe të shitjes me pakicë.

l  SISTEMI VERTIKAL i marketingut përbëhet nga tregtia me  shumicë dhe ajo me pakicë,  ku ndërmarrjet funksionojnë si sistem i përbashkët. Të dy këto sisteme në fokus e kanë konsumatorin.

l  SISTEMI I FRANSHIZINGUT përmban mënyrën e bashkëpunimit në formë të kooperimit, ku ndërmarrja në cilësinë e dhënësit (franshizeri) i jep sistemin e biznesit shfytëzuesit (franshizantit) në shfrytëzim me të gjitha të drejtat.

l  SISTEMI I LIZINGUT përbëhet nga modeli i kooperimit, duke i dhënë mjetet në qesim (me qira). Pronarët (ndërmarrjet, individët) që kanë potencial të parkut të makinave transportuese, aeroplanë e tjerë, iu japin shfrytëzuesve me vlerë të caktuar të shpërblimit.

l  SISTEMI I KONSIGNACIONIT është një sistem i thjeshtë, ku ndërmarrjet prodhuese japin sasi të mallrave, sidomos të konsumit të gjerë ndërmjetësuesve, të faturohen sipas sasive që shiten.

l  Është kjo formë e kooperimit, që ka disa përparësi në bashkëpunim.

  • POLITIKA E PROMOCIONIT NOCIONI I T
  • Ndërmarrjet janë subjekte ekonomike, që duhet të jenë të orientuara nga tregu. Lidhshmëritë me tregun realizohen nëpërmjet aktiviteteve të promocionit.
  • Promocioni është proces i organizuar i komunikimit në mes prodhuesit ose tregtarit dhe konsumatorit.
  • PROMOCIONI është proces kontinuel, me të cilin konsumatorëve iu shtohet kërshëria për blerje; më shpejtë vendosin për blerje, sepse nga porositë e promocionit janë në gjendje të bëjnë dallimin e ofertave në kushtet e konkurrencës.
  • Promocioni, një prej instrumenteve të rëndësishme të marketingut miks, përbëhet nga dy tërësi:
    • komunikimi dhe shpërndarja e informacioneve dhe,
    • porosia (mesazhi).
  • Roli i promocionit është i përmbledhur në informimin e blerësve, për programin e prodhimit, imixhin e ndërmarrjes, nivelin e popullaritetit, për çmimet reale ekzistuese,  për funskionalitetin dhe karakteristikat tjera të kanaleve të shitjes.

SHITJA PERSONALE është shitje e drejtpërdrejt, ku vejnë kontakt shitësi dhe blerësi.

 

  • NXITJA E SHITJES është një prej aktiviteteve të promocionit miks. Është ky një aktivitet, i cili duke zbatuar metoda të caktuara, e përparon shitjen.
  • Janë tri kahe kryesore të veprimit të nxitjes së shitjes:
    • masat stimulative për blerje të distributorëve,
    • nxirjet e konsumatorëve për blerje të produkteve të caktuara, në kohë të caktuar,
    • aktivitetet tjera nëpër punktet e shitjes.

      METODAT E NXITJES SË SHITJES

  • Dallohen dy grupe kryesore të metodave:
    • metodat stimulativo-materiale dhe,
    • metodat vizuelo-psikologjike.
  • Në grupin e metodave stimulativo materiale përfshihen:
    • metoda e mostres gratis,
    • premitë,
    • lojërat shpërblyese.
  • Në grupin e metodave vizuelo-psikologjike bëjnë pjesë:
    • ekspozimet e produkteve nëpër shitore,
    • ekspozimet nëpër ekspozita dhe,
    • ekspozimet nëpër panaire.

     

  • PUBLICITETI është një prej formave të promocionit miks.
  • Publiciteti është aktivitet që nuk e organizon dhe as nuk e porosit ndërmarrja. Do të thotë ndërmarrja nuk i nënshtrohet shpenzimeve për këtë formë të promocionit.
  • MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN
  • Marrëdhëniet me publikun janë aksione të organizuara të ndërmarrjes, të drejtuara kah opinioni i afërt deri të publiku i gjerë, për të krijuar bindje e besim që ka ndërmarrja në mjedisin ku vepron dhe më gjerë.
  • PROPAGANDA EKONOMIKE është forma më e gjerë e promocionit.
  • Propaganda ekonomike është  aktivitet i organizuar, me intensitete e dinamikë përkatëse, në mënyrë që nëpërmjet zbatimit të metodave dhe të masmediave të komunikojë me tregun, duke e informuar dhe dhënë porosi konsumatorit: çka, me çfarë kushtesh, në ç’kohë mund të blejë produkte dhe shërbime.

Related posts: