Home Ekonomi Menaxhment Konfliktet ne Biznes

konfliktet ne biznes
konfliktet ne biznes

konfliktet ne biznes

Në afarizmin e vet ndërmarrësit janë të detyruar të marrin vendime të ndryshme nga fusha e aktivitetit me të cilin mirren. Vendimet e marra prekin interesat e ndryshme të akterëve. Prandaj, nuk është lehtë në këtë rrethinë të mirren vendime të cilat, në një mënyrë apo në një mënyrë tjetër, nuk prekin interesat e të tjerëve. Zakonisht kur preken interesat e akterëve, njerëzit janë më të ndieshëm, prandaj është normale që në këto rrethana të paraqiten konfliktet të cilat kanë bazën në:

  • ndonjë problem
  • situatë ose
  • mundësi

Konflikti kërkon nga individi ose ndërmarrja që të bëjë përpjekje që atë ta zgjidhë me aksione të ndryshme dhe të mundshme, me të cilat duhet të vlerësohet a është veprim i drejtë apo i gabuar.

Çështjet etike zakonisht rrjedhin nga konfliktet ndërmjet vlerave dhe filozofisë individuale dhe nga qëndrimet e ndërmarrjeve ndaj njerëzve në punë dhe shoqërisë në të cilën ata jetojnë. Rrethina e biznesit shkakton një mori konfliktesh etike. Përpjekjet e organizatave/ndërmarrjeve për të realizuar interesat-objektivat e veta mund të jenë në konflikt me ato të individëve, përkatësisht me të punëtorëve që i punëson dhe, shpeshherë, edhe me rrethinën e saj afariste.

Rrethina e e saj (p.sh. konsumatorët) kërkojnë produkte cilësore. Për këtë tash mund të vijë edhe deri te konflikti, për shkak se prodhuesit dëshirojnë të fitojnë sa më shumë duke investuar më pak në produkte, duke mos i futur të gjitha komponentet e nevojshme, të cilat e ngrisin cilësinë e produkteve e jo duke ulur shpenzimet e prodhimit. Tani këtu kemi një situatë në të cilën ndërmarrja dëmton cilësinë për fitim. Shpeshherë themi se konkurrenca i rregullon gjërat në treg. Llojllojshmëria e produkteve dhe substitutet e tyre bëjnë që të vijnë në pyetje vlerat etike të ndërmarrjes. Prandaj, karakteristikë e punës dhe e menaxherëve të ndërmarrjeve duhet të jetë kultura e ndërmarrjes dhe ajo e shoqërisë që e rrethon, për shkak se në këtë ambient lindin konfliktet dhe shumë çështje të tjera, të cilat mund të lëkundin vlerat e etikës në biznes.

3.1. Lindja e konflikteve

Çështjet etike zakonisht lindin dhe mund të maten nga konfliktet nga të cilat rrjedhin, për këtë edhe është mirë të shqyrtojmë problemin e lindjes së konflikteve. Shumë punëtorë përdorin (ose kanë) vlera dhe standarde të ndryshme etike, varësisht se ku janë: tjetërqysh veprojnë në punë dhe tjetërqysh sillen në shtëpi.

Ky konflikt krijohet për shkak të presionit që bëjnë ndërmarrjet/përkatësisht menaxherët, duke i inkurajuar punëtorët e vet në veprime joetike për realizimin e objektivave të biznesit.

Konflikti i Roleve

Ne keto raste kemi te bejme me konflikte midis roleve te ndryshme qe ne kryejme ne jeten tone te perditshme. Atributi kryesor me kete lloj konflikti pergjegjesie eshte koncepti i “rolit” psh: Prind dhe mesues, Gjykatesi dhe femija i tij ne banken e te akuzuarve etj. Cfare qendrim do te mbajme ne keto raste?.

Gjithmone ne keto lloj konflikti pergjegjesie, tëresi vlerash te ndryshme shfaqen per te ndihmuar kerkesat e ketyre roleve.

 Konflikti i Interesave

 ”Nje moment tjeter kur ne ndjejme konflikte ne pergjegjesite tona ka te beje me situate ku interesat tona personale ndeshen me detyrimet tona si zyrtare publik. Ne shumicen e rasteve keto jane raste qe na ofrojne ne nje mundesi per te perdorur pozicionin tone per perftime personale. Me termin “interes” nenkuptojme te gjitha ato influenca, angazhime, emocione qe e bejne gjykimin tone me pak te besueshem dhe te njeanshem se c’do te ishte ndryshe.

Konflikti i Interesave shfaqet ne forma te ndryshme, nder me kryesoret e te cilave jane:
Ryshfeti – Ky eshte pranimi i paligjshem i parave ose sendeve te tjera me vlere, perfitimi i favoreve te ndryshme nga nepunesit civil te cilet shfrytezojne pozitat e tyre zyrtare. Ne pergjithesi ryshfeti ka te beje me parate, por mund te inkludoje dhe perftime te tjera si favore seksuale, premtime per publicitet te favorshem, ose oferta per tu bere pjesetar i qarqeve sociale ekskluzive.

Trafikimi e Influences – ndodh kur nje nepunes civil perpiqet te influencoje nje vendim qeverie ne favor te nje pale te trete ne te cilin nepunesi ka nje interes te vecante. P.sh kur nje nepunes i larte me te drejte vendimmarrje jep nje urdher per te kryer nje punim ku nderrmarja e tij private jep nje kontribut te konsiderueshem.

Trafikimi i Informacionit – Kemi te bejme ne ato raste kur zyrtaret shfrytezojne informacionin zyrtar qe nuk eshte i hapur per publikun e gjere, dhe e perdorin per qellimet e tyre personale.

Transaksionet financiare – kemi te bejme ne ato raste kur nepunesi civil ka interesa financiare te drejtperdrejta ose te terthorta qe konfliktojne ne menyre te  drejtperdrejte me performancen e punes se kryer. Shembull: Drejtori i planifikimit nderton nje aeroport ne nje vend ku ai ka prona private dhe jo diku tjeter ku mund te ishte me e volitshme. Zgjedhja e venditt behet me qellime per te permbushur interesat e tij private.

Dhuratat dhe Defrimi – pranimi i dhuratave ose “ i mikpritjes” krijojne konflikt nese ato influencojne kryerjen e paanshme te detyrave te nepunesit. Ketu perfshihen blerje me cmime te ulura, bileta teatri, pushime, favore seksuale, perdorimi padrejte i automjeteve, pajisje etj.

Punesim i Jashtem – Punesimi i pjesshem ose part-time, konsulenca, mund te shkaktojne nje konflikt interesah me detyrat zyrtare. Kemi konflikt nese behet fjale per pune qe jane te lidhura ose me interesa te ndersjellta. Per punerat qe nuk kane lidhje atehere nuk kemi konflikt interesash.

Punesim ne te ardhmen – Nese nje punonjes i Administrates Publike kryen nje veprim sot ne favor te nje pale te trete me qellim qe, mbas perfundimit te kohes ne detyre, te filloje te punoje ne entin qe i ka bere favor, atehere kemi te bejme me nje konflikt interesi.

Marredheniet me te afermit – Situatat kur nje nepunes civil mund te beje favore per nje te aferm, perbejne ne vetvete nje konflikt. Ky lloj konflikti mund ti kete rrenjet ne interesa joekonomike.”

 3.2.2. Konflikti i interesave

 Konflikti i interesave lind kur individët duhet të zgjedhin në mes të asaj se a dëshirojnë t’i përparojnë interesat e ndërmarrjes apo interesat e veta individuale, ose t’i përkrahin interesat e grupeve të veçanta qofshin ato:

  • formale apo
  • joformale

Për t’i shmangur konfliktet e interesave, punëtorët duhet të jenë në gjendje të ndajnë interesat e tyre private nga interesat e ndërmarrjes në të cilën janë të punësuar.

Ndërkaq, ndërmarrja duhet të shmang konfliktet potenciale, duke ofruar prodhime dhe shërbime sipas kërkesave.

Shembull:

Një auditor ka shkuar në auditim të ndërmarrjes për menaxhimin e plehrave të qytetit. Mirëpo, ka lindur dyshimi se raportet të cilat është duke i ofruar personi NN  në fjalë janë gjithnjë të mira. Prandaj, komisioni për çështje të sigurisë vendosi ta përcjell, për të hulumtuar në mos pagesa për dhënien e konsaltingut dhe raporteve përfundimtare, të cilat janë të dedikuara për auditorin NN, janë një lloj kompromisi ndërmjet ndërmarrjes për menaxhimin e plehrave dhe auditorit.

Të themi se në shumë shtete të zhvilluara, në përqindje të sigurt, mund të thuhet se punëtorët nuk marrin mito (ryshfet), pagesa personale ose ndonjë dhuratë, ose beneficione të veçanta nga persona të cilët e dëshirojnë mbështetjen e tyre në raste kur mirren vendime. Mirëpo, megjithatë, ryshfeti është njëra ndër mënyrat më të shpeshta të rrënimit të vlerave të etikës në biznes në shumë shtete. Ne do të shohim edhe më vonë se, në shumë ekonomi të ndryshme, mitoja (ryshfeti) është një nga shkaqet e rënies së menaxherëve, njerëzve nga legjislacioni ose zyrtarëve të qeverive komunale ose të niveleve më të larta. Besohet se afër 80 miliardë $ në vit paguhen si mito.

Kur zyrtarët marrin ryshfet nga biznesi, ju e dini se ata duhet të bëjnë lëshime të cilat i sjellin në pozitë të palakmueshme dhe jo të barabartë konkurrentë e tjerë. Lëshime të cilat i japin ndonjë favor biznesit të tyre, në fushën e legjislacionit, ose favore të tjera, të cilat janë të lidhura me forma të ndryshme manipulative.

A thua, a është etike nëse u jipen ryshfete të ndryshme zyrtarëve të ndryshëm publikë të nivelit lokal apo të atij qendror për këto favore?

3.2. Fusha e konflikteve etike  në ndërmarrje

Sipas Rupert Rej: „çdo veprim moral zhvillohet në bazë të vlerësimeve në mes të asaj se çka është më me e vlerëshme: realizimi i interesit personal dhe zvoglimit të dënimit.”

Për ndërmarrjen denim është kur numri i kundërvajtjeve të punëtorëve të saj shkon në drejtim të konfliktit me ligjin dhe kjo sigurisht e luhat pozicionin e saj ekzistencial.  Nëse morali është ligj atëherë shansat janë në anën e ndërmarrjes. Mirëpo nëse kjo nuk është atëherë kjo do të jetë shumë keq dhe situatë e palakmueshme për ndërmarrjen.

Ndërmarjet kanë filluar të marrin në konsideratë për etikën ta zëmë kur veprimet e tyre mund të sjellin deri te katastrofa ekologjike, dhe kjo automatikisht i krijon dëmë të pariparueshëm imixhit të saj.

Ndërmarjet fillojnë të mirren me këto çështje dhe t’i trajtojnë me seriozitet nës ka një kontroll rrigoroz nga ana e institucioneve profesionale, dhe kur për akte të tilla të cilat e rrezikojnë rrethinën në të cilën ajo punon dhe vepron fillon t’i humb konsumatorët. Kjo është përgjigjje e fuqishme që ndërmarrjet nuk e dëshirojnë.

Rrespektimi i etikës gjithnjë e më tepër është duke u bërë qështje e rëndësishme dhe me prioritet për ndërmarrjet për shkak se ato konsiderohen përgjegjës për sjelljen  e atyre të cilët punojnë në ato ndërmarje. Nëse punëtorët janë konfliktuoz, të pandërgjegjshëm , nuk udhëheqin kurrfar llogari lidhur me sjelljet etike ndërmarrjet janë përgjegjëse dhe dënimet për to gjithnjë do të shtohen. Ndërkaq nëse punëtorët janë përgjegjës ndaj punës së tyre ndaj vlerave të ndërmarrjes, vlerat etike do të jenë më të mëdha shkeljet e vlerave morale dhe etike do të jenë shumë të vogla dhe përt to opinioni i konsumatorëve do të jet i lartë.

Fushta më të shpeshta në të cilat mund të paraqiten konfliktete e interesave e të cilat kanë repërkusione etike janë:

–          masat e dyfishta në ndërmarrje ( për diken nën e për dikend njerkë)

–          tregtimi i produkteve të patestuara,

–          tregtimi i produkteve të cilave u ka kaluar afati ,

–          korrupcioni,

–          pastrimi i parave,

–          shfrytëzimi i pozitës së zhvillimit ekonomik në krahasim me vendet e pazhvilluara .

Një fushë shumë e ndjeshme në të cilën reflektohen konfliktetet etike është edhe marketingu, bindja e njerëzve që të blejnë produkte të cilat janë të pavlera dhe të panevojshme. Veprimet joetike të shumtën e rasteve lajmërohen kur të punësuarit janë më tepër se sa duhet të dëgjueshëm, kanë frigë nga përjashtimet nga puna, i neglizhojnë nevojat e të tjerëve, duke i vënë në planë të parë fuqinë e qeverisjes me arrogancë.

3.2.1. Në të shumtën e rasteve cenimi i etikes ne biznes eshte kur përgjigjja është UNË.

Gjermani nga Nyrnbergu Franc Ksaver Kaufman në vitin 1986. ka zhvilluar një hulumtim me 530 udheqës/ menaxher të  ndërmarrjeve.  Fushën të cilën e ka hulumtuar ka qenë procesi dhe mënyra se si ata i zgjedhin konfliktet. Ai ka ardhë në përfundim se shumica e tyre u nënshtrohen bindjeve të tyre personale ose shumica e tyre mbështetet në rregulla normative për zgjedhjen e këtyre situatave.

Shumë pak prej tyre janë të mbështetur në bindjet religjioze ose mbështeten sipas udhëzimeve religjioze. Ata janë deklaruar se në rend të parë ndihen përgjegjës sippas ndërgjegjjës së tyre, janë përgjegjës ndaj familjës së tyre, janë përgjegjës ndaj vetëvetës dhe në fund kanë thënë se janë përgjegjës ndaj zotit. Në mënyrë të veçantë sipas këtijë hulumtimi ka rezultuar se për ata është e rëndësishme individualiteti i tyre,  ruajtjen e qetësisë së familjës së tyre , dhe liria e tyre personale

Ky hulumtim të shumtën e përgjigjjeve I ka patur me përgjigjjen UNË. Mirëpo edhe hulumtimet e tjera të cilat janë bërë nga kjo fushë kanë treguar rezulate të ngjashme.

Psh kemi rastin e një polici amerikon I cili kishte gjetur  35000$ të cilët nuk I morri dhe I dorzojë në polici. Kur e pyetën se përse nuk i morri paratë. Ai u përgjegjë se kallogoritur me kujdesë dhe ka përfunduar se nuk ka llogari ta bëjë një gjë të tillë që për 35000$ ta humb pensionin. Shtypi fillojë ta lartësojë veprimin e tij.

Konfliktet fillojnë zakonisht kur kompania fillon t’i inkurajojë punëtorët që të punojnë nën presion të stafit menaxherial dhe kundër bindjeve të tyre etike për probleme të caktuara.

Nga këto dy diagrame po shihet sa është bërë presion nga menaxhmenti i ndërmarrjes për realizimin e objektivave të ndërmarrjes, në kundërshtim me vlerat etike të punëtorëve.Zakonisht presionet zhvillohen në stilin: ju duhet të punoni se kjo është përgjegjësi e menaxherëve dhe përgjegjësi e ndërmarrjes.

Punëtorët po ashtu i vërejnë sjelljet e këqija në punë dhe në rrethinën e ndërmarrjes. Nga një hulumtim që është bërë nga Qendra për Burimet e Etikës në Biznes në vitin 2000 rezulton:

Nr. i përgjigjeve %
Gënjimi i punëtorëve 26 17.7
Fshehja e informatave të nevojshme nga punëtorët, konsumatorët, vendasit dhe nga opinioni 25 17.0
Fshehja dhe mungesa e orëve të punës 24 16.3
Diskriminimi sipas racës, ngjyrës, gjinisë, moshës 21 14.3
Frikësimi 12 8.2
Thyerja e rregullave dhe ligjeve 12 8.2
Falsfikimi i normave dhe raporteve të prodhimit 12 8.2
Përdorimi i drogës dhe alkoolit në punë 10 6.8
Marrja e ryshfetit, dhuratave etj. 5 3.4
147 100.0

Ndershmëria dhe paanësia

Ndershmëria i referohet:

  • Sinqeritetit,
  • Integritetit,
  • Besueshmërisë.

Paanësia është një cilësi e të qenurit i barabartë, jo anues. Ndershmëria dhe paanësia lidhen me atributet e moralit të njerëzve, të cilët marrin vendime. Nga i gjithë korpusi i njerëzve të biznesit pritet që të ndjekin rrugën e ligjit dhe rregulloreve të aplikueshme. Ata nuk duhet që me informata t’i dëmtojnë konsumatorët, ta zëmë duke ua shkurtuar mundësinë atyre që të informohen për produkte dhe shërbime të cilat ata i ofrojnë. Këto informata nuk duhet të jenë të fshehura nga punëtorët dhe klientët e ndryshëm me të cilët ndërmarrja ka bashkëpunim të rregullt. Ose t’i dëmtojë me informata të ndryshme dhe të dëmshme konkurrentët.

Një ndërmarrje e madhe gjermane autoritative akuzoi një ndërmarrje tjetër për shfrytëzimin e madhësisë së saj dhe pjesëmarrjes në treg që të shesë produkte elementare ushqimore – qumësht, sheqer, miell – nën çmime, në mënyrë të vazhdueshme, me çka e thyen ligjin gjerman të tregtisë. Në bazë të kësaj kërkese, shihet se praktikisht po dëmtohen ofertuesit e vegjël dhe të mesëm dhe u pamundësohet oferta e produkteve të tyre në treg për shkak të çmimeve të ulëta. Megjithëse njerëzit e biznesit mbështeten nga pozicioni i biznesit të tyre dhe interesit të tyre personal, relacionet etike duhet të mbështeten në:

  • paanësi,
  • drejtësi dhe
  • besim.

Blerësit duhet t’u besojnë shitësve, huadhënësit duhet t’u besojnë huamarrësve, e kështu me radhë. Dështimi i këtyre koncepteve sigurisht se do të sillte në pyetje vlerat etike të bizneset dhe sigurisht kjo do të vështirësonte zhvillimin e biznesit.

Çështjet që kanë të bëjnë me ndershmërinë dhe paanësinë janë të dukshme, për shkak se biznesi shpeshherë duket sikur “lojë” e qeverisur nga rregullat e veta të lojës, e jo nga ato të shoqërisë.

Sipas Eric Bevrsluis-it, josinqeriteti është problem për shkak se:

  1. marrëdhëniet e biznesit fundosen për shkak raporteve të njerëzve të cilët qeverisin sipas rregullave të tyre personale, që në të vërtet në jetën shoqërore ndërhyhet në konkurrencë, maksimalizim të fitimit dhe avansim personal në ndërmarrje,
  2. biznesi mund të konsiderohet si një lojë e njerëzve, konkurruese, siç është, ta zëmë, basketbolli ose boksi,
  3. në mënyrë normale rregullat dhe moraliteti nuk mbahen si në basketboll dhe boks. (Çka nëse njëri boksier tenton që me qëllim ta lëndoj tjetrin, e të ngjashme)
  4. logjikisht, nëse biznesi është sikur lojë, sikur basketbolli ose boksi, atëherë normat etike nuk do të aplikoheshin, por do të aplikoheshin rregullat e lojës.

Forma të tilla të mendimeve ka shumë dhe janë të shpeshta rastet kur njerëzit e ndryshëm, në aktivitetet e ndryshme në biznes dhe në jetën e përditshme, kur të ndeshen me probleme të cilat kërkojnë angazhim dhe vlera morale, fillojnë shumë gjëra nga jeta e biznesit t’i krahasojnë me luftë, lojë dhe me biznes. Në të gjitha këto ka disa rregulla që në mënyrë direkte janë të lidhura me etikën.

Shumë njerëz thonë se biznesi nuk është lojë sikur basketbolli ose boksi, për shkak se njerëzit nuk janë ekonomikisht të qëndrueshëm ose, thënë më mirë, ekonomikisht të vetëmjaftueshëm/pavarur, dhe se ata nuk do të tërhiqen nga loja e biznesit. Prandaj, etika në biznes jo vetëm se duhet t’i zhvillojë rregullat e lojës në biznes dhe të përcaktojë se cilat rregulla duhet të përdoren, por duhet të zhvillojë edhe rregulla të tjera, të cilat nuk janë volontere në këtë lojë.

Në bazë të kësaj mund të konkludojmë se mungesa e rregullave dhe detyrimi/obligimi jo i mjaftuar krijon mundësinë e paraqitjes së veprimit joetik në biznes.

Komunikimi

Komunikimi nënkupton transmetimin e informatave dhe ndarjen e kuptimit të tyre me të tjerë. Çështjet etike të komunikimit janë të lidhura me promovimin e mesazheve dhe informatave lidhur me sigurinë e përdorimit të produkteve, ndotjes, kushtet e punës së punëtorëve, si dhe situata të tjera të lidhura me punën dhe natyrën e produkteve. Nëse komunikimi është i rrejshëm dhe me informacione të pamjaftueshme, dmth. informatat fshihen me qëllim, atëherë konsumatorët dhe klientett e ndryshëm me të cilët ne bashkëpunojmë do të humbin besimin në ndërmarrje dhe në produktet e saj.

Gënjeshtra është njëra nga çështjet kryesore etike në relacionet e komunikimit. Ajo shkakton telashe etike në komunikimin e brendshëm dhe atë të jashtëm, për shkak se e rrënon besimin.

Rezultatet e një hulumtimi, të cilin e ka publikuar Jurnal of the American Medical Association, pasqyrojnë se më tepër se një e treta e mjekëve të anketuar pranojnë se kanë gënjyer-mashtruar kompanitë e sigurimeve, duke ekzagjeruar sëmundjen e madhe të pacientëve, duke i radhitur diagnozat joadekuate në faturat e tyre dhe duke raportuar simptome joekzistuese.

Lajmërimet (informatat) false dhe mashtruese janë çështje kyçe në komunikim. Abuzimi me çështje të informimit vetëm sa do ta ekzagjerojë pretendim për të vërtetën rreth mashtrimit ose gënjeshtrës. Pretendimet (pohimet) e tepruara janë ato të cilat më nuk janë substanciale (nuk provojnë), sikur që është gjendja e produkteve, qoftë ajo komerciale qoftë ajo përmbajtësore, lidhur me superioritetin etik ndaj produkteve të tjera. Një kompani amerikane gjatë shumë viteve investoi me miliona dollarë në promovimin e produktit të vet: “Përmbajtja e më mirë, pizza më e mirë”, duke u përpjekur të promovojë cilësinë e picës së saj. Juria e Teksasit zbuloi se slogani i saj promovues lidhur me pizzën ishte mashtrues dhe këtë slogan e ndaloi të përdoret për të promovuar këtë produkt në të ardhmen.

Sot në shumë shtete perëndimore zhvillohet një lloji i biznesit, i cili ngadal po fillon të zhvillohet edhe te ne në Kosovë. Ky biznes është i njohur si ndërmarrja/biznesi nga shtëpia. Këto forma në këto shtete janë duke e dëmtuar për shumë mjete të painkasuara buxhetin e shtetit.

Pastaj, çështja e promovimit të produkteve është edhe çështje e etiketave. Një ndërmarrrje amerkane Mott’s Inc., ishte një kompani udhëheqëse në prodhimin e lëngjeve. Tashmë këto pije kishte fituar një besim të madh te konsumatorët dhe emri i këtyre pijeve ishte sinonim për kompaninë. Ajo prodhonte lëng molle, rrushi dhe qershie. Shoqata për mbrojtjen e konsumatorëve ngriti çështjen e etiketës në bombolat e pijeve, të cilat sipas tyre ishin mashtruese. Në ato etiketa shkruante: “100% lëng”, me fotografinë e mollës, të qershisë ose të rrushit. Komisioni kishte ardhur në përfundim se fotografia nën 100% ishte një lloj asociacioni se ai ishte 100% lëngë i këtyre frutave. Për këtë shkak ajo kompani u dënua me 177.500 dollarë shpenzime për hulumtimin e promovimit nga kjo etiketë dhe shpenzimet të tjera në disenjimin e etiketës së re.

Formë tjetër e abuzimit të konsumatorëve nëpërmjet formulimeve dykuptimëshe, fjalët e të cilave janë aq të zbehta sa që ai që i lexon apo i dëgjon mund të konkludojë për mesazhin e promovuesve. Pra, fjalët dinake plotësisht të paqëndrueshme e pamundësojnë të shprehurit sikur “ndihma është preventivë”, “ndihma e lufton…”, ”ndihma ju bën të ndiheni më mirë”. Konsumatorët mund ta konsiderojnë këtë lloj komunikimi si joetik, për shkak të dështimit të komunikimit me të gjitha informatat të cilat janë të nevojshme për të sjellë vendim të drejtë për blerjen ose për shkak se në mënyrë të drejtpërdrejtë e mashtron konsumatorin.

 Teknologjia

 Kategoria e fundit e cila e u përket çështjeve etike është teknologjia, veçmas zhvillimet e mëdha të cilat kohëve të fundit janë duke ndodhur në teknologjinë informative dhe në aplikimin e tyre në jetën ekonomike. Sa më tepër që është duke u përdorur kjo teknologji, janë duke u rritur edhe shqetësimet për këtë lëmi. Disa çështje të cilat duhet t’i adresohen biznesit, janë edhe mbikëqyrja e përdorimit të teknologjisë nga ana e të punësuarve, privatizmi i konsumatorëve, zhvillimi i uebsajteve dhe marketingu on-line, mbrojtja juridike e së drejtës intelektuale, sikur që është muzika, libri, filmi etj.

Zhvillimet e shpejta dhe ndërrimet të cilat janë duke ndodhur për kompanitë sigurisht se shkaktojnë disa kërkesa lidhur me privatizmin e punëtorëve. Jeta ekonomike është shumë pak e mbrojtur, veçmas për disa fusha të krijimtarisë, të cilat e rrënojnë këtë privatizëm. Mbrojtja e këtyre të drejtave përmes legjislacionit është mjaft e kufizuar, veçmas në vendet në tranzicion siç është: mbrojtja e të drejtës së autorit, librit, muzikës, filmit etj.

Pastaj, mundësia që nëpërmjet teknologjisë informative të bëhet kontrollimi i drejtpërdrejtë i punëtorit dhe privatizmit të tij, përkatësisht angazhimit të tij. Monitorimi elektronik lejon kompaninë që të determinojë (të masë) se a është zvogëluar produktiviteti, për shkak se punëtorët kanë shpenzuar kohën e aktivitet të tyre personal duke hulumtuar në internet, në mënyrë që të ndërmirren hapa për korrektimin e kësaj dukurie.

Teknologjia informative, siç e dini edhe ju, është mjet i komunikimit dhe tani më kompanitë e mëdha kanë filluar të shqetësohen për rezultatet e tyre për shkak të qasjeve të jashtme, rrjedhjes së informatave nga brenda dhe për shkak të vështirësive për ruajtjen e privatizmit, si dhe për shkak të shfrytëzimit të uebsajtit të kompanisë nga ana e punëtorëve për nevojat e tyre personale.

Hulumtimet e ndryshme në vendet e zhvilluara me këtë teknologji kanë provuar se më tepër se gjysma e të punësuarve (58%) e shfrytëzojnë teknologjinë informative në mënyrë joetike, për nevojat e tyre private, gjë që tani konsiderohet si një lloj i dhunës etike ndaj kompanisë.

Problemi tjetër lidhur me teknologjinë informative është edhe privatizmi i konsumatorit. Janë dy çështje të rëndësishme në këtë fushë: rritja e nevojës për informata për konsumatorin dhe mungesa e qasjes së konsumatorit në informatat që janë mbledhur nga ai dhe mënyra si përdoren ato informata. Pra, janë thjesht probleme etike të cilat e vënë në pikëpyetje privatizmin e konsumatorit, për shkak të qasjes së kufizuar se si informatat e mbledhura shfrytëzohen nga njerëzit të cilët ato i përdorin.

Çështje tjetër etike, e cila ka të bëjë me zhvillimin e web-teknologjisë dhe marketingut on-line ka të bëjë me atë se çfarë informatash u ofron partnerëve afaristë nëpërmjet këtij mediumi. Disa ndërmarrje i ndërrojnë informatat në bazë të kërkesave të konsumatorëve. P.sh. zyrtari i qeverisë mund të kërkojë faqen për t’u informuar lidhur me rregullsinë e afarizmit të ndërmarjes sipas ligjit. Këtu mendohet në kërkesat që kanë të bëjnë me statusin legal dhe pronësinë e ndërmarrjes. Faqja e krijuar mund të ketë kuptim vetëm nëse vizitohet nga vizitorët, mirëpo nga pikëpamja e marketingut afër 46% e marketingut sipas njerëzve që i kanë vizituar këto faqe janë joetike, për shkak të informatave të cilat ata i posedojnë.

Çështje tjetër etike sa i përket teknologjisë informative është mbrojtja e pasurisë intelektuale sikur që është:

–          muzika,

–          librat,

–          filmat etj.

Ligji për të drejtat e autorit është i disenjuar që t’i mbrojë krijuesit e pasurisë intelektuale. Mirëpo, me teknologji të përparuar rriten aftësitë dhe mundësitë që këto të drejta, në mënyrë joetike, të shfrytëzohen pa u pyetur krijuesit e këtyre vlerave, pra duke i kopjuar në mënyrë joetike nëpërmjet internetit dhe formave të tjera.

 

Dr. Ymer Havolli

Similar articles
bokep indo xnxx porno gratisAmatore Maturo Carino E Coccoloso 無料 エロ 動画 Bionda piccolina si fa scopare la figa dura in hd