Home Ekonomi Menaxhment Inkurajo punonjesit tuaj te qendrojne ne kompani

Pak drejtues apo menaxherë të suksesshëm arrijnë të inkurajojnë dhe të mbështesin punonjësit e tyre të qëndrojnë në kompani. Prandaj mbajtja pranë dhe qëndrimi në kompani i punonjësve të talentuar nuk është pozitive vetëm për kompaninë, por edhe për ju si menaxherë. Më poshtë do të gjëni disa këshilla se si të mbani punonjësit më të mirë në kompani:

1. Besoni ekipin tuaj. Jepini punonjësve tuaj çdo ditë mundësinë për të vënë në dukje aftësitë dhe fuqitë e tyre të veçanta. Lejojini ata të bëjnë atë çka dinë të realizojnë më mirë.
2. Krijoni kontakte. Kaloni kohë çdo ditë duke kontrolluar punonjësit se si ata e kryejnë punën e tyre individualisht dhe profesionalisht.  Shmangni biseda për tema personale apo jashtë punës, të cilat mund t’i sjellin vetë punonjësit tuaj.
3. Respektoni individualitetin. Njihuni me nevojat personale të punonjësve tuaj dhe përcaktoni detyrat dhe përfitimet në përputhje me rrethanat.

 

Similar articles