Home Karriera Punoni për tjetrin si për veten tuaj

Puna
Puna

puna

Një prej fjalive që nuk do ta dëgjoni gjatë punës tek një anëtar i suksesshëm i ekipit është “… por, ju më thatë ta bëj këtë gjë…” Nëse keni ndonjë ankesë, pyetje apo koment, thojeni qartë dhe me zë të lartë. Asnjë prej jush nuk pret të jetë magjistar, të lexoni mendimet e të tjerëve apo të nxirrni një as nga mënga gjithmonë kur është i nevojshëm. Tregoni iniciativë dhe aktivitet, por edhe përgjegjësi. Shefi juaj do të ketë gjithmonë besim tek ju, jua lënë punën në duart tuaja nëse kanë besim tek ju, madje edhe kur ndonjëherë bëni lëshime. Prej gabimeve mësohet, kurse për shkak të tyre nuk duhet të humbisni kokën. Anëtar i mirë i ekipit është ai që kontribuon për përparimin personal, por edhe për përparimin e të gjithë ekipit dhe nëpërmjet kësaj edhe të të gjithë kompanisë.

 

Shumë të punësuar konsiderojnë se rrogën do ta marrin me faktin që janë paraqitur në vendin e punës. Por, shpesh harrojnë se çdo aktivitet përfshin mundësi për shfaqjen e problemeve dhe pikërisht prandaj ata janë në punë që të arrijnë t’i zgjidhin në kohë. Të punësuarit e respektuar dhe punëtorë janë ata që jo vetëm që i dallojnë problemet, por edhe ofrojnë zgjidhje të vërteta për to.

Disa të punësuar janë të përgatitur ta përfundojnë ditën e punës, duke bërë vetëm atë që kërkohet prej tyre. As më shumë, as më pak por vetëm atë. Por, për kënaqësi në punë dhe respekt midis kolegëve kjo nuk mjafton. Nëse jeni një prej atyre që janë të përgatitur të japin maksimumin, jeni gati dhe ta fitoni atë që e meritoni.

burimi / www.materiale-ekonomike.com