Home Biznes Kërkimet e tregut

Kërkimet e tregut janë proces i vështrimit analitik, i cili bazohet në mbledhjen e informacionëve lidhur me proceset, ndërrimet dhe ngjarjet që ndodhin në lëmin e prodhimit, të këmbimit, të cmimit, të livrimit, të distribuimit, të nevojave, dëshirave,dhe të konsumit të realizuar, ose që mund të realizohet. Me fjalë të tjera vihen në spikamë sheshohen potencialet, blerësit dhe shitësit, shkalla e arritur e transakcioneve dhe mundësitë latente që mund të aktivizohen.

 

Kërkimet e tregut përmbajnë aktivitetin e organizuar e të mbështetur në metoda shkencore, në grumbullimin, përpunimin dhe analizën e të dhënave në sferën e konsumit, të prodhimit, në realizimin e ofertës dhe të kërkesës në treg dhe në analizën e faktorëve të tjerë që ndihmojnë në krijimin e kompaktësisë të prodhuesit e të konsumatorit.
Kërkimet e tregut përfshijnë grumbullimin, evidencimin dhe analizën e informacioneve të tregut, me çka vështrohen blerësit në të kaluarën dhe aktualisht, si dhe blerësit, konsumatorrët e mundshëm, të ardhshëm. Në këtë kompleks, duke i vënë në funksion metodat shkencore, hulumtohen dhe analizohen faktorë të ndryshëm, të cilët nidkojnë në formimin e nevojave, të kërkesave dhe të konsumit. Identifikimi i këtyre kategorive mundëson përcaktimin e politikës afariste dhe të strategjisë së biznesit për tregun qëllimor, përkatësisht pjesët (segmentet) e tij që janë në fokus të interesimit të ndërmarrjes.

Kërkimet e tregut shtrihen në të kaluarën, në të tashmen dhe në të ardhmen. Të dhënat për ecuritë e shitjes dhe të blerjes në periudhat e kaluara nevojiten për analizën e trendeve të shitjes dhe të faktorëve që kanë ndikuar në ato ecuri. E tashmja e pasqyron realitetin aktual të gjendjes në treg dhe nëpërmjet ndryshimeve eventuale mund të bëhet krahasimi me të kaluarën. Ky kombinimi elementeve të ofertës shërben në marrjen e vendimeve dhe të definimit të strategjisë për të ardhmen. Rrallë herë ndohdë që për ndërmarrjen është i mjaftueshëm tregu i njohur, aktual. Prandaj, shfaqet interesimi dhe nevoja për gjetjen e tregjeve të reja.
Kërkimi i tregut është aktivitet i gjerë. Mirëpo, veprimet e kryera në këtë kontekst janë në funksion të kërkimeve të marketingut dhe në marrjen e vendimeve përkatëse në afarizëm.
Kërkimi i tregut mund të ketë qasje nga aspekti mikro dhe nga aspekti makro. Nga aspekti mikro hyjnë në veprim metodat dhe qasjet e kërkimit të problemeve të ndërmarrjes. Nderkaq, kërkimi i tregut në aspektin makro përfshinë qasjet shkencore të identifikimit të problemeve të ekonomisë kombëtare, në nivel të vendit.
Nëpërmjet kërkimeve të tregut ndriçohet mundësia e tregut për të absorbuar produktet e shërbimet e ndërmarrjes në hapësirë dhe në kohë të caktuar. Lidhur me këtë shqyrtohen konsumatorët e tyre, me karakteristikat që i kanë, si bie fjala sjelljet, fuqia blerëse, specifikat rajonale, klimatike, të religjionit, të kategorive socio-ekonomike,arsimore, kulturore e tjere.
Potenciali dhe struktura e popullsisë janë faktorët kryesorë, nga të cila definohet politika afariste e ndërmarrjes. Faktori demografik me ndryshimet që i pëson nevoitet të analizohet vijimisht, në mënyrë që oferta e ndërmarrjes t’u pershtatet pandërprerë.
Kërkimet e tregut determinojnë nivelin e ofertës dhe të kërkesës. Në kuadrin e kërkeses vehët në pah gjendja e ndërmarrjes me pjesëmarrjen e saj në suazat e degës. Është fjala për shitjen potenciale dmth. Për shitjen që e realizon në treg një ndërmarrje. Tregu potencial është absorbues i ofertave të ndërmarrjes që ofrojnë produkte dhe shërbime.
Kërkimet e tregut,përvecç analizës në të kaluarën dhe në të tashmen, bëjnë të mundur edhe parashikimin e shitjes edhe në tregjet potenciale. Kjo është me rëndësi të madhe për ndërmarrjen, sepse mund të shënojë ekspansion, duke i shfrytëzuar potencialet e shitjes dhe potencialet e tregut.
Kërkimi i tregut bëhet me grumbullimin edhe përpunimin, analizën e të dhënave të nevojshme.
Të dhënat mund të jenë të karakterit primar (parësor) dhe atij sekondar(dytësor).
Objektivi i ndërmarrjes është shtrirja sa më e gjerë në tregjet potenciale, ku mund të realizojë shitje potenciale.

Kërkimet e tregut janë aktivitete të pandërprera, për ecuritë, ndryshimet relevante që ngjajnë në treg. Kërkimet kanë karakter dinamik. Bazohen në metodat shkencore, me të cilat grumbullohen, përpunohen, analizohen, informacionet që kanë të bëjnë me blerësit,karakteristikat e tyre, me konsumatorët, karakteristikat e tyre, me konumatorët në përgjithësi. Analizat e tregut shërbejnë si bazë e marrjes së vendimeve të marketingut.

Amatore Maturo Carino E Coccoloso Phim Sex Hay subthai jav xxx Indian village cute girl fucking big Ass Featured HD XXXX Video All Sex Porn Vids 2022 Xnxxx Video Hours sexy hot girl sucking a young boy xnxx