Home Ekonomi Ekonomi Islame Kurani dhe Menaxhmenti

“Lexo, me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (çdo gjë) (Kuran, 96:1).

– Jo rastësisht këtë shkrim do ta filloj pikërisht me këtë ajet kuranor, i cili njëherazi është edhe ajeti i parë i Kuranit i zbritur në tokë. Gjithsesi në këtë ajet kuranor ka urtësi të mëdha, mirëpo këtë ajet e karakterizon edhe ajo se është ajeti i parë i zbritur dhe si i tillë na motivon apo na orienton drejt leximit, mësimit, studimit. Pra, në ajetin e parë Zoti na drejtohet me fjalën lexo, mëso, studio, mirëpo ajo çka nuk duhet harruar është edhe pjesa e dytë e këtij ajeti, ku Zoti thotë: “…me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (cdo gjë).” Pra, leximi dhe studimi yt duhet gjithsesi të jetë në emrin e Zotit tënd, i Cili të krijoi. Mbase do të thuash po pse studimi im duhet të jetë në emër të Zotit? Duhet të jetë kështu për shkakun që Zoti që të krijoi, i krijoi edhe të gjitha të tjerat, apo thënë ndryshe Ai krijoi edhe atë që ti studion. Duke pasur parasysh që ky ajet nuk është temë kryesore e këtij shkrimi, do vazhdojmë me temën, e cila është Kurani dhe Menaxhmenti apo lidhshmëria mes ajeteve kuranore dhe shkencës së menaxhmentit.

– Duke pasur parasysh se menaxhimi si shkencë është relativisht një shkencë e re, “…ka marrë zhvillim sidomos në këtë shekull…” [1], kurse Kurani ka zbritur rreth 1400 vite më parë, është për të çuditur për lidhshmërinë e tyre. Edhe për menaxhimin shkruan Kurani?. Po! E, nëse vetëm pak të duket e pabesueshme, atëherë kthehemi tek ajeti me të cilin e filluam këtë shkrim: “…i Cili krijoi (çdo gjë).” Ai (Zoti) e krijoi edhe këtë dhe s’është për t’u çuditur kur shohim se Kurani flet për menaxhimin shumë kohë para se ne të njihemi me këtë shkencë, madje jep edhe definicionin e saj. Të gjitha këto do të shohim më tutje në këtë shkrim, mirëpo si mund të arrijmë t’i mësojmë këto? Gjithsesi duke kujtuar dhe kuptuar fjalën e parë në Kuran: “Lexo…” Pra, me lexim.

 

Ç’është menaxhmenti?

 

– Ky term ka definicione të shumta, të cilat përshkruajnë funksionet e tij.

– F. Luthanas dhe R. Hodgetts japin këtë definicion: “Menaxhimi është procesi i përcaktimit të objektivave dhe e koordinimit të përpjekjeve të punonjësve për t’i arritur ato.” [2]

– Dhe kështu nga të gjitha definicionet që kemi për menaxhimin arrijmë në një përfundim, se menaxhimi është “arritja e rezultateve nëpërmjet njerëzve të tjerë.” [3]

– Ndërsa Kurani thotë: “Ne kemi dalluar disa në shkallë më të lartë se të tjerët, që të shfrytëzojnë njëri-tjetrin për shërbime…” (43:32). Pra, mund të shohim se ky ajet kuranor përfshin apo përmbledh tërë filozofinë e menaxhmentit modern. Në këtë ajet shohim të qartë krijimin e hierarkisë së nevojshme dhe ndarjen e përgjegjësisë. Ngritjen në hierarki të personave që jo vetëm dinë se çka duhet bërë, por e dinë edhe se si duhet bërë. Kështu ajo që e definon menaxhmentin apo ajo që mund ta quajmë koncept të menaxhmentit modern, në fakt ishte e cekur në Kuran para më shumë se 1400 viteve. Për t’u praktikuar ky koncept duhen edhe shumë elemente të tjera, disa prej të cilave do t’i përmendim dhe do të shohim se si Kurani i cek edhe këto elemente në mënyrë të qartë.

– Menaxhmenti modern ka kuptuar rëndësinë e madhe që ka puna ekipore dhe marrja e vendimeve brenda ndërmarrjes me konsulltim të ndërsjellë. Madje pothuajse të gjitha ndërmarrjet, edhe në kushtet e tyre të konkursit për pranimin e punonjësve të rinj, përveç të tjerash kërkojnë që kandidati potencial për pozita të caktuara në ndërmarrje të ketë aftësi të punojë në ekip. Kjo sigurisht se u bë më aktuale kur stili japonez i menaxhmentit dëshmoi se ishte më efektivi në botë. E dihet se këtë stil e karakterizon puna ekipore dhe konsultimi në ndërmarrjen e përbashkët. Kjo teknikë e menaxhmentit shihet si një teknikë e re dhe shumë efektive.

– Mirëpo në fakt Kurani flet shumë kohë më parë për këtë çështje, si p.sh. ajeti: ”…e konsultohu me ta në të gjitha çështjet, e kur të vendosësh mbështetu në Allahun…” (3:159). Në këtë ajet shohim rëndësinë e konsultimit para marrjes së vendimeve. ”…konsultohu me ta në të gjitha çështjet…” (3:159). Po ashtu edhe në ajete të tjera përmendet puna ekipore dhe konsultimi. Vlen të cekim edhe ajetin tjeter, ku thuhet: ”… dhe ata që konsulltohen mes vete për punë të përbashkëta…” (42:38). Pse është e rëndësishme puna ekipore dhe marrja e vendimeve në grup? Në praktikë vendimet më të rëndësishme merren në grup. Kështu bordet udhëheqëse marrin vendime për të ardhmen e kompanisë, produktet e reja që do të prezantohen etj.

– Rëndësia e saj është se “informacioni në grup është më i madh sesa informacioni që zotëron një individ i vetëm, prania e më shumë anëtarëve presupozon gjenerimin e një numri më të madh alternativash, ekzistenca e specialistëve të ndryshëm në përbërje të grupit do të thotë shkëmbim eksperience dhe trajtim i problemit në disa këndvështrime, gjë që nuk e realizon dot një njeri i vetëm. Shkalla e pranueshmërisë së një vendimi të marrë në grup është më e madhe. Sipas studimeve rezulton se grupet janë më të gatshme për të marrë përsipër riskun, e kundërta e asaj që ekziston si opinion.” [4]

Mundësia e barabartë

 

– Procesi menaxherial është i varur nga shumë elemente dhe parime prej të cilave rëndësi të veçantë ka edhe parimi i mundësisë së barabartë apo të njëjtë. Është shumë e rëndësishme që të gjithë anëtarët e ndërmarrjes të kenë mundësi të njëjtë për të punuar, kontribuar dhe shpërblyer për sukseset e tyre.

– Kurani në këtë kontekst thotë: “O njerëz, Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre dhe ju ndamë në popuj dhe fise kështu që të njiheni mes vete. Pa dyshim më i nderuar nga ju në shikim të Allahut është ai i cili është më i drejtë prej jush…” (49:13)

– Ndërsa Pejgamberi alejhi selam duke spjeguar këtë ajet thotë: “Në dritën e këtij ajeti kuranor asnjë arab nuk është më i ngritur mbi një joarab dhe asnjë joarab nuk ka ndonjë përparësi ndaj një arabi. As i ziu nuk është mbi të bardhin apo i bardhi mbi të ziun.”

– Në konceptin menaxherial do të kuptohej se për të patur të drejtë për pozitë, shpërblim, përfitim etj., etj., do të ishte se të gjithë ata që kanë kualifikimin, përvojën dhe kushtet e tjera të njëjta do të duhej të kishin mundësi të njëjtë për t’i arritur ato.

 

Respektimi dhe bindja ndaj atyre që kanë autoritet mbi ty

 

– Gjithsesi bindja dhe respektimi ndaj autoritetit është një parim kyç apo nevojë primare për të marrë punë nga të tjerët. Ata të cilët marrin një punë të caktuar duhet t’u binden atyre prej të cilëve marrin punë dhe përgjegjësi.

Duke punuar kështu përmes njerëzve lind edhe nevoja për t’iu bindur urdhrave të atyre përmes së cilëve merr punë, në këtë rast menaxherit. Kurani thotë: “Bindju Zotit dhe të Dërguarit të Tij dhe ndaj atyre me autoritet ndaj teje.” (4:59). Ajeti ngrit lart bindshmërinë ndaj personit me autoritet. Kjo nxit vullnetin shpirtëror ndaj bindjes. E dihet se pa vullnetin shpirtëror të punonjësve krijimi i çfardo hierarkie do të jetë i dështuar dhe nuk do të shërbejë për asnjë qëllim.

 

Motivimi

 

– Motivimi është një term që përdoret për një tërësi elementësh të tillë si dëshirat, nevojat, shtytjet, kërkesat etj. Motivimi ka të bëjë me mënyrën se si shtytjet, aspiratat, nxitjet dhe nevojat e qenieve njerëzore drejtojnë, kontrollojnë apo shpjegojnë sjelljen njerëzore.[5]

Menaxheri motivon vartësit e tij, duke kryer një veprim i cili kënaq nevojat apo dëshirat e tyre dhe kështu i nxit ata të veprojnë në mënyrën që ai dëshiron.

Kurani thotë: “Ti (Muhamed a.s.) ishe i butë ndaj atyre, ngase Allahu të dhuroi mëshirë, e sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë, ata do shkapërderdheshin prej teje, andaj ti falju atyre dhe kërko ndjesë për ta, e konsultohu me ta në të gjitha çështjet, e kur të vendosësh, atëherë mbështetu në Allahun, se Allahu i do ata që i mbështeten.” (3:159)

– Në këtë ajet vërejmë dy gjëra. E para është sjellja me butësi dhe keqardhje ndaj tyre, kurse e dyta është afrimi me ta duke i konsultuar dhe duke i lejuar dhe shtyrë që të marrin pjesë apo të participojnë në marrjen e vendimeve me rëndësi. Këta elementë kanë rol të madh në motivimin e vartësve dhe në procesin menaxherial.

 

[1] Manaxhimi fq.13, Prof.Dr.Shyqyri Llaci.

[2] Bussiness fq.184, R.Hodgets, F.Luthanas.

[3] The naked manager, R.Heller.

[4] Manaxhimi, fq. 136, Prof.Dr.Shyqyri Llaci.

[5] Modern Business Administration, fq.177, R. Appleby.

 

Këto ishin shkurtimisht vetëm disa nga lidhshmëritë e shumta të Kuranit me shkencën e menaxhimit.

Faleminderit për kohën dhe vëmendjen, Allahu ju shpërbleftë!

Astrit Ratkoceri (autori është absolvent në Fakultetin e Ekonomisë. Departamenti Menaxhment dhe Informatikë. Universiteti AAB-Riinvest, Prishtinë). Marr nga http://www.klubikulturor.com

Amatore Maturo Carino E Coccoloso Phim Sex Hay subthai jav xxx Indian village cute girl fucking big Ass Featured HD XXXX Video All Sex Porn Vids 2022 Xnxxx Video Hours sexy hot girl sucking a young boy xnxx