Permbajtja Formale e Projektit
PËRMBAJTJA FORMALE E PROJEKTIT
Kopertinat: Përmes kopertinave të projektit lexuesi krijonë impresionIn e parë për projektin. Kjo përmban të dhëna të rëndësishme lidhur me emrin e idesë së projektit, për veprimtarinë, adresën, telefonin, për themeluesit/pronarët, për autorët, redaktorët dhe recensentët(apo konsulentet) e projektit.
Përmbajtja e projektit: Nëse projektit nuk i paraprihet me një hyrje, atëherë atij duhet paraprirë përmbajtja dhe udhëzimet lidhur me pjesët përbërse të tij.
Prej kësaj pjese lexuesi dhe të gjithë të interesuarit tjerë kuptojnë krejt çka përmban projekti(pjesët, kaptinat etj) dhe të dhënat për atë se ku fillojnë dhe përfundojnë pjesë të caktuara të projektit.
Përmbledhja operative e projektit: Kjo pjesë e projektit shkruhet pasi të jetë elaboruar projektit tërësisht. Disa autor përmbledhjen e vendosin në fund e disa në fillim të projektit. Përmbledhja operative shkruhet për të ju krijuar mundësinë të gjithë lexuesve që shpejt(për 5 minuta dhe në një vend) të kuptojnë përmbajtjen/përformancën e projektit. Në strukturë përmbledhja operative është projekti në miniaturë, me informacione përmbledhëse për të gjitha pjesët e projektit.
Përshkrimi i idesë së projektit: Përshkrimi i idesë së projektit është kaptina e parë e projektit, ku përfshihën informacionet kryesore për autorët dhe evoluimin e idesë së projektit, në të cilën bazohet projekti i ardhshëm.
Të dhëna nga tregu: Të dhënat për tregun janë kaptinë kryesore e projektit. Këtu duhet përmbledhur informatat për përparësit dhe përshtatshmërinë e produkteve dhe shërbimeve të projektit-konsumatorët potencial, për konkurrencën, për mundësit reale të ekspansionit të projektit/produkteve dhe shërbimeve.. Këtu duhet përmbledhur informacione lidhur me tregun e furnizimit të faktorëve të projektit(pajisjet, lëndën e parë, repromaterialet, energjinë, mallin tregtarë, si dhe nevojat për kapital dhe fuqi punëtore.
Përshkrimi teknike-teknologjike të projektit: Kjo kaptinë domosdoshmerisht duhet të përmbaj informata lidhur me mikro dhe makrolokacionin, zgjidhjet tekniko teknologjike, kapacitet dhe fuqia punëtore, nevojat për tokë dhe hapësirë, për pajisje, inputet materiale(lënd të parë, material, energji etj).
Menaxhmenti i projektit: Edhe pse në praktikë rrallë herë e gjemë këtë kaptinë si të veçant në projekt, vlerësojmë se ai e ka vendin në strukturën e projektit, ku mund të gjejmë informatat për formën juridike-organizative të projektit, formën e organizimit, të planifikimit të udhëheqjes me resurse humane/staf të projektit.
Marketingu i projektit: Përvç të dhënave për tregun(si kaptinë e veçant projektit), të gjitha aspektet e marketingut në projekt duhet pasqyruar në projekt, lidhur me kushtet e zhvillimit të produktit/shërbimit, politikën e çmimeve, politikën e promocionit, distribuimin fizik të projektit etj.
Të dhënat financiare të projektit: Kjo kaptinë e projektit do të duhej të përfshijë një numër të pasqyrave tabelare, me sqarimet e nevojshme dhe parasëgjithash të dhënat për investimet dhe burimet e financimit, përshkrimin dhe strukturën e mjeteve kryesore dhe qarkulluese, projeksionin e burimeve të kapitalit, planin terminal të projektit, projeksionin e pagesave të kredive, projeksionin e amortizimit dhe mbetjen e vlerës së projektit, të hyrave dhe shpënzimeve, projektimin e rrjedhes ekonomike dhe financiare të projektit etj.
Vlerësimi i efektivitetit të projektit: Çdo projekt duhet të përmbaj si kaptinë të veçant vlerësimin e efektivitetit të projektit. Këtu duhet përfshirë treguesit relevant të vlerësimit të projektit spas metodave statike dhe dinamike.
Të dhënat shtesë të projektit: Projektit i bashkangjitën anekset dhe dokumentacionet të cilat kanë të bëjnë me pjesë të veçanta të projektit apo që e plotësojn projektin, siç janë: fotografit e ndryshme, skicat, skemat, grafikonet, marrëveshjet dhe shkresat e ndryshme furnitorëve, blerësve, menaxhmentit, institucioneve shtetërore, prospekte dha katalogje, ekspertiza profesionale, mendime dhe recenzione.
Shkresë pranuesit të projektit: Për nevojat e partnerëve dhe përdoruesve tjerë, pjesë e projektit janë shkresat që u drejtiohën atyre. Shkresat nga përmbajtja duhet të ofrojn informata të nevojshme, prej nga fitohet përshtypja sa më e plotë për projektin. Nuk ka ndonjë rregull të përgjithshme për strukturën e shkresës, por preferohet që shkresa të jetë e shkruar me një ton, stil, gjuhë dhe përmbajtje të kuptueshme për të gjithë.