Home Ekonomi Mikroekonomia. Cfar studion.

Mikroekonomia se bashku me makroekonomine jane dy deget perberse te shkences se ekonomiksit. Ato studiojne anen ekonomike te jetes shoqerore. Mikroekonomia studion lidhjen, vartesine dhe bashkveprimin midis subjekteve ekonomike ne procesin e prodhimit, shperndarjes, shkembimit dhe konsumit. Ajo i studion ato ne lidhje dhe varesi nga njera tjetra. Pikerisht keto mardhenje keto lidhje dhe ky bashkveprim qe shpesh i quajme ambient ekonomik, perbejne edhe objektin e studimit te saj.

Per shkencen e ekonomiksit ka percaktime te ndryshme, or rrallesia mbetet gjithnje   pjesa me e percaktuar e tij. Ne cdo vit mbyllet aktiviteti ekonomik i cili perbeet nga te gjith te mirat dhe sherbimet qe jane prodhuar. Shume njerez besojne se problem kryesor  mbetet rritja ekonomike ne nje kohe qe te tjeret besojne se eshte shperndarja e ketyre te mirave te krijuara. Ne kete fraze eshte ideja e rritjes se prodhimit te pergjithshem dhe ideja e shperndarjes se tij midis faktorve te prodhimit.

Ne kete kapitull do japim nje sere konceptesh ekonomike qe do ti hasim gjate gjithe kursit te mikro dhe makroekonomise. Keshtu cfare kuptojme me subjekte ekonomike vartesit dhe lidhjet e te cilave do te studiojme. Para se ti percaktojme ato e vlen te theksojme se subjektet ekonomike shpesh i hasim me formulime te tjera emrash si agjencite ekonomike ose vendimares.

Kemi tri subjekte ekonomike individet ose familjet firmat ose biznesin dhe qeverine. Te tri keto subjekte ekonomike kane te perbashket sepse ne treg sillen edhe si prodhues edhe si konsumatore ose edhe si shites edhe si bleres. Subjekti qeveri ka te vecante nga dy subjektet e tjera pasi eshte hartues dhe zbatues i rregullave te lojes se tregut. Ato shpesh jane subjekte opozitare dhe perplasen me njera tjetren ne tregjet e mallrave, tregjet e faktorve, apo ne tregjet financiare.
Megjithate ato kane edhe lidhje edhe vartesi te tjera jashte ketyre tregjeve. Keto lidhje dhe vartesi do ti shikojme me hollsisht ne skemen e qarkullimit rrethor.

1.1 Lidhjet midis subjekteve ekonomike te pasqyruara ne skemen e qarkullimit rrethor.

Me poshte po harotjme nje skeme te thjeshte te qarkullimit rrethor ku kemi perjashtuar tregjet financiare dhe import-eksportin per te pare lidhjet dhe vartesite midis tre subjekteve ekonomike.

Subjektet ekonomike paraqiten ne treg si shites ose si bleres pergjithsisht me interesa te kunderta si  opozitare. Analizen e skemes fillojme me individet ose familjet. Individet posedojne faktorin pune. Kete faktor ja shesin biznesit. Ky kalim prej individit ne firme realizohet ne tregun e faktorve qe kemi vendosur ne pjesen e siperme te skemes. Te njejtin veprim ben edhe shteti jep me qira ose shet faktore. Firma nga ana e saj me keto faktore dhe te tjere realizon prodhimin e mallrave qe i shet ne tregun e mallrave. Kete treg e kemi vendosur ne pjesen e poshtme te figures. Ne kete treg blejne mallra individet. Pra e filluam me shitjen e faktoreve dhe e mbyllim qarkullimin ne rrethin e brendshem me blerjen e mallrave  prej individeve. Ne keto tregje vepron ne menyre aktive dhe shteti i cili lart vepron si shites faktoresh dhe poshte vepron si bleres mallrash. Ne kete menyre i lidhim te gjith faktoret ne procesin e ambientit ekonomik.

Shteti lidhet me dy  faktore te tjere per vete rolin qe ka edhe ne menyre direkte. Keshtu shteti grumbullon taksa prej biznesit dhe individeve. Nepermjet te ardhurave nga taksat realizon rishperndarje te te ardhurave shtresave te varfera dhe pa  perkrahje te shoqerise ne forme te trasferave te pagesave apo sic quhen ndryshe edhe pagesa te trasferueshme. Shteti subvencionon njekohesisht edhe firmat e reja me interes shoqeror per nxitjen dhe forcimin e tyre ose prodhimet bujqesore e blegtorale nje pjes te prodhimeve qe eksportohen etj.

 

Qarkullimi i jashtem eshte pasqyrim i levizjee qe behen ne qarkullimin e brendshem. Keshtu cdo shitje malli ose faktor shoqerohet me levizje leku ne krahun e kundert psh: nese individi shet punen shigjeta cvendoset ne levizjen e kundert qe tregon se biznesi shperbleu faktorin. Ne kete forme funksionon e gjith skema.

Related posts:

Similar articles