Siguria ne pune, detyrimet e punedhenesit dhe punemarresit

Ligji per Sigurine dhe shendetin ne pune cakton detyrimet e punedhenesit dhe punemarresit. Mjek, ne vendet e punes
Siguria dhe shendeti ne pune tashme eshte detyrim i punemarresit, i cili duhet te marre te garantoje sigurine dhe mbrojtjen e shendetit. Por, edhe punemarresi duhet te plotesoje disa detyrime pikerisht ne lidhje me sigurine dhe shendetin ne pune.

Pikerisht ne lidhje me miratimin ligjit Per Sigurine dhe Shendetin ne Pune dje u zhvillua seminari mbi rritjen e ndergjegjesimit mbi sfidat qe sjell implementimi i ketij ligji, ku moren pjese ministri i Punes, A~‡eshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, Spiro Ksera, Inspektorja e Pergjithshme, Znj. Vikrita A~‡uto, dhe perfaqesues nga Komisioni Europian ne Tirane, te cilet shpjeguan detaje per detyrimet ndaj punedhenesve, punemarresve, klasifikimet e demtimeve ne pune dhe per grupet me te rrezikuara ne pune.

Punedhenesi

Ky ligj rregullon detyrimet e punedhenesve per sigurimin e mbrojtjes se punemarresve ne te gjitha aspektet qe lidhen me sigurine dhe shendetin ne pune, si dhe merr masat e nevojshme nepermjet parandalimit te rreziqeve per aksidentet ne pune dhe semundjet profesionale, informimit dhe formimit profesional te punemarresve, organizimit te mbrojtjes kolektive dhe individuale, sigurimit te organizimit te vendit te punes dhe mjeteve te nevojshme.

Eshte parashikuar ngritja per here te pare dhe funksionimi i sherbimeve te mbrojtjes dhe parandalimit, si dhe Keshillit Nderministror te sigurise dhe shendetit ne pune. Keto struktura do te sherbejne per zbatimin e masave parandaluese dhe pjesemarrjen e balancuar te punemarresve ne hartimin e dokumentit te vleresimit dhe parandalimit te rreziqeve qe burojne nga puna.

Nje tjeter risi eshte detyrimi i punedhenesve per te hartuar dokumentin e vleresimit dhe parandalimit te rrezikut, i cili permban masat me karakter teknik, organizativ, higjieno – sanitare, te cilat do te zbatohen sipas kushteve specifike te vendeve te punes te aktivitetit. Ligji parashikon qe cdo punedhenes i nje subjekti publik apo privat, vendas apo i huaj, fizik apo juridik eshte i detyruar te mbuloje me sherbim mjekesor ne pune, nepermjet mjekut te punes.

Nje tjeter detyrim eshte qe ne rastet e aksidenteve ne pune, si dhe te semundjeve profesionale, punedhenesi eshte i detyruar te njoftoje menjehere Inspektoratin e Punes, Institutin e Sigurimeve Shoqerore, Organet e prokurorise, etj.

Punemarresi

Ligji per Sigurine dhe Shendetin ne Pune parashikon detyrime jo vetem ndaj punedhenesit, por edhe ndaj punemarresit. Keshtu punemarresi ka detyrim te perdore me korrektesi makinerite, aparaturat, veglat, substancat e rrezikshme, pajisjet e transportit dhe mjetet e tjera, si edhe te perdore me korrektesi pajisjet mbrojtese individuale, te vena ne dispozicion te tyre dhe, pas perdorimit, rikthimin e tyre ne vendin qe eshte planifikuar ruajtja e tyre e sigurt.

Gjithashtu, punemarresi ka detyrim te mos nxjerre jashte sherbimit, te ndryshoje ose te zhvendose arbitrarisht mekanizmat e sigurise te montuara ne makineri, te aparaturave, veglave, impianteve dhe ndertesave, dhe ti perdore si duhet keta mekanizma – behet e ditur ne ligjin per sigurine ne pune.

Sipas ketij ligji, punemarresi duhet te njoftoje, ne menyre te menjehershme, punedhenesin, punemarresin e ngarkuar per ceshtjet e sigurise dhe shendetit ne pune dhe perfaqesuesit e punemarresve, per cdo situate pune, per te cilen kane nje motiv te arsyeshem per ta vleresuar si rast qe paraqet nje rrezik te rende te menjehershem per sigurine dhe shendetin, si dhe per cdo defekt te konstatuar ne sistemin e mbrojtjes.

Sipas ligjit, aksident ne pune konsiderohet gjate punes, kohes se pushimit te punes apo edhe rruges per ne pune Ligji, ja rastet kur vleresohet aksidenti ne pune

Ligji per Sigurine dhe Shendetin ne Pune parashikon vleresimin e aksidentit ne pune cka do te thote se ne cilat raste dhe situata kemi aksidente ne pune. Keshtu sipas aksidentit vleresohet se ka ndodhur ne pune ose per shkak te punes, kur punemarresi demtohet ne keto raste si gjate kryerjes se punes, sipas pershkrimit te saj, si edhe kryerjes se nje pune tjeter, pa urdher te punedhenesit, por per arsye madhore, ne interes te punes, kryerjes se nje pune tjeter me porosi te punedhenesit.

Gjithashtu aksident ne pune konsiderohet edhe gjate kohes se pushimit ne vendin e percaktuar nga punedhenesi, ose per venien ne rregull te makinerive, veglave te punes, veshmbathjeve, para ose pas mbarimit te punes, – behet e ditur ne ligj, duke shtuar se aksident ne pune eshte edhe gjate rruges ne linjen e drejtperdrejte, nga banesa per ne pune dhe anasjelltas, ne rastet kur transporti eshte i organizuar nga punedhenesi apo individualisht nga punemarresi, si edhe gjate kryerjes se kurseve te formimit profesional.

Gjithashtu, aksident ne pune konsiderohet edhe demtimi gjate dhenies se ndihmes se pare, per motive te kryerjes se detyres, ne rastet e fatkeqesive natyrore. Aksidentet ne pune, kater kategorite Aksidentet ne pune, bazuar ne pasojat dhe numrin e personave te demtuar, klasifikohen ne kater kategori. Sipas ligjit, jane aksidente qe shkaktojne paaftesi te perkohshme ne pune per me shume se 3 dite kalendarike. Kategoria e dyte jane aksidente qe shkaktojne invaliditet te perkohshem ose te perhershem e pasur nga kategoria e trete qe jane aksidente me vdekje. Ndersa kategoria e katert jane aksidente masive, ku te pakten dy apo me shume persona demtohen ne te njejten kohe dhe per shkak te se njejtes arsye.

Aksidentet ne pune, ja grupet me te rrezikuara Ligji per Sigurine dhe Shendetin ne Pune ka percaktuar edhe kategorite me te rrezikuara. Keshtu, sipas ketij ligji, grate shtatzena, grate me femije ne gji, te miturit, si dhe personat me aftesi te kufizuar mbrohen ndaj rreziqeve, qe i prekin ata ne menyre te vecante. Punedhenesit detyrohen te pershtatin vendet e punes, duke marre parasysh pranine e grupeve, qe jane te ndjeshme ndaj rreziqeve.Mbrojtja e sigurise dhe e shendetit per grupet, qe jane te ndjeshme ndaj rreziqeve, nuk duhet te perbeje shkak per te krijuar situata te pafavorshme per gruan ne tregun e punes, thuhet ne ligjin per Sigurine dhe Shendetin ne Pune.

Related posts: