Strategjitë e segmentimit
Duke u bazuar në tërheqjen e segmentimit, mundësinë për të fituar dhe burimet ekzistuese, një biznes mund të ndjekë disa strategji te segmentit. Si është treguar në tabelen e meposhtme, strategjitë e segmentit renditen që nga strategjia e tregut masiv e cila nuk përqendrohet në segmente deri tek strategjia masive e klientizimit më shumë segmente të numërueshme. Më poshtë ne do të diskutojmë këto strategji të ndryshme të segmentit si dhe kushtet apo rrethanat në të cilat përdoren ato.
Kur dallimet në nevojat konsumatore janë të vogla apo karakteristikat demografike nuk janë të dallueshme, një biznes mund të zjgehdë për të përdorur një strategji të tregut masiv. Kjo strategji paraqet një propozim të vlerës gjenerike të ndërtuar rreth nevojës në bazë të konsumatorëve.
Kur një treg është segmentuar dhe burimet marketingut janë të kufizuara, një biznes mund të zgjedhë për të ndjekur një strategji të tregut të gjërë. Ashtu si është treguar në tabelën e mëposhtme një strategji e tregut masiv mund të segmentohet në tre segmente bazë (kryesore).
Shumëshpesh, bizneset e gjejnë vetveten në një situatë në të cilën ata janë përqendruar në një segment të vetëm, por kanë arritur në pikën e depërtimit të plotë të tregut. Kur është realizuar kjo, një strategji e segmentit të afërt ofron një mundësi tërheqëse për rritjen e tregut.